Jo veç Kamza, edhe Izraeli nderon presidentin amerikan, përuron stacionin "Trump"

27 Dhjetor 2017, 17:30Bota TEMA

Nëse jemi mësuar të qeshim me vendimin e kryebashkiakut Xhelal Mziu për të emërtuar një prej rrugëve me emrin Donald Trump, një tjetër hapësirë në botë do të emërtohet me emrin e presidentit amerikan.

Ndryshe nga Kamëza që nuk kishte arsye të forta për ta bërë këtë, Izraeli dëshiron të emërojë një stacion treni në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, si shenjë falënderimi për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Mësohet se ka qenë vetë ministri i Transportit, Israel Katz që ka deklaruar se ka propozuar një stacion afër Murit Perëndimor të Jerusalemit.

“Kam vendosur të emërojë stacionin tek Murit Perëndimor sipas presidentit amerikan, Donald Trump për kurajon e tij dhe vendimin hisorik për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të Izraelit”, ka thënë Katz përmes një deklarate.

Raportohet se ky njoftim është kundërshtuar menjëherë nga liderët palestinezë të cilët janë të zemëruar me vendimin e presidentit amerikan.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se vetëm e ka deklaruar diçka që tashmë është realitet, ndonëse palestinezët dhe shumica e fuqive botërore kanë thënë se ky vendim ka minuar idenë që statusi i Jerusalemit të zgjedhet me negociata në të ardhmen. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje