Shqipëria kërcënohet nga mplakja, ekspertët: Pak lindje ndalin zhvillimin ekonomik

27 Dhjetor 2017, 18:05Ekonomia TEMA

Ekspertët ngrenë alarmin se rënia dramatike e lindshmërisë kërcënon seriozisht të ardhmen e ekonomisë shqiptare.

“Rritja natyrore e popullsisë nën 2.1 për qind nga studimet në të gjitha vendet në zhvillim kthehet në një pengesë për zhvillimin e vendit, kthehet në pengesë për mungesën e fuqisë punëtore, kthehet në pengesë sepse rritet kostoja e punës dhe pasojat për ekonomike dhe sociale rriten”, shprehet Arben Malaj, ekspert i ekonomisë.

“Po humbim dhe mundësinë për të zhvilluar degë intensive të ekonomisë, për të pasur burimet njerëzore të nevojshme për të zhvilluar paralelisht shumë degë shumë sektorë, veçanërisht sektorët e shërbimeve, disa sektorë të tjerë intensiv ku kërkohet numër i lartë i fuqisë punëtore”, thotë Ardian Civici, President i UET.

Vitin e kaluar numri i lindjeve ra në nivelin më të ulët që nga 1930-a. Veç rritjes ekonomike, ky fenomen vë në rrezik edhe financat e shtetit.

“Deficiti i skemës së pensioneve dhe deficiti i skemës sociale do të rritet, pasi është rritur jetëgjatësia, është rritur pjesa e njerëzve që jetojnë më gjatë. pra pjesa që konsumon paratë publike bëhet më e madhe ndërsa pjesa që kontribuon bëhet më e vogël”, thotë Malaj.

Por si mund të ndalet ky rrezik? Ekspertët sugjerojnë një sërë masash.

“Politikat e kujdesit për nënat e reja, fleksibiliteti për vendin e punës, fleksibiliteti për orarin e punës, ngritja e sistemit të çerdheve dhe kopshteve në të gjithë vendin, dhënia e një ndihme të menjëhershme tek nënat e reja që ato të mos ndihen të braktisura”, shprehet Malaj.

“por mbi të gjitha një situatë më të qetë ekonomike dhe politike sepse mendoj që në shumicën e rasteve përveç presionit ekonomik është dhe një presion social shumë i madh që i detyron familjet shqiptare të bëjnë pak fëmijë”, shprehet Ardian Civici. (TCH)

2 komente në “Shqipëria kërcënohet nga mplakja, ekspertët: Pak lindje ndalin zhvillimin ekonomik”

  1. {sit back and relaks} says:

    Debila, eshte ekonomia e leshit qe ka shqiperia e cila sjell pasiguri dhe probleme ne familjet e reja dhe rrjedhimisht askush nuk merr persiper te shtoje armaten e e sklleverve te papaguar ne shqiperi duke lindur skllever te rinj per hajdutet milionere qe po zhvasin e grabisin ate vend e ate popull. Jane politikat sociale inekzistente ne mbeshtetje te nenave dhe familjeve te reja, po mbi te gjitha eshte papunesia dhe pasiguria per te ardhmen. Ndoshta kjo behet e qellimeshme qe neser te justifikohet importimi i krahut te punes nga afrika, sistemimi i tyre ne shqiperi, dhenia e shtetesise pak me vone, dhe ne nje te ardhme do kemi me shume vendas te natyralizuar se vendas autoktone. Asgje nuk ndodh rastesisht, as edhe zbrazja e shqiperise nga pjesa me vitale e saj, rinia. Jane politikat Sorosiane te multikulturalizmit e liberalizmit qe mesa duket po eksperimentohen edhe ne shqiperi.

  2. lili says:

    Edhe oligarket tone nuk kane me kujt t,ia shitin malin e monopolit te tyre!ma ne fund po ju bje ne mend se duhet me i miretrajtuar edhe qytetaret,po vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje