Myrshit Vorpsi: Në 1945-ën na shpronësuan, ligji i tanishëm na konfiskon pronën

23 Dhjetor 2017, 09:54Ekonomia TEMA

Publikimi i vlerësimeve të vitit 1996 dhe ndryshimi i disa neneve të të ligjit për trajtimin e pronës, për shoqatën “Pronësi me Drejtësi” vijon të përkeqësojë më tej interesat e ish-pronarëve.  Përfaqësuesi Myrshit Vorpsi në një intervistë për “Tema TV” komenton ndryshimet e fundit dhe i bën thirrje pronarëve të ankimojnë vendimet në Gjykatë.

“Ligji 133 i ka sjellë një humbje efektive pronarëve. Në qoftë se kishim një shtetëzim në vitin 1945, po që ishte me forcë, me dhunë dhe pa dëmshpërblim, ky tjetri është një konfiskim i pronës së pronarëve shqiptarë, por këtë radhë me ligj.

Nëse Gjykata e Strasburgut do të marrë edhe një vendim të vetëm nga këto 86 vendime, i cili do të godasë thelbin e këtij ligji 133, që është neni 6 që parashikon vlerësimin e tokës sipas zërit kadastral në momentin e shpronsimit, atëherë shoqatës i lind e drejta që t’i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqëzimin e nenit 6 që efektivish do të thotë rrëzim i ligjit 133/15″, tha Vorpsi.

2 komente në “Myrshit Vorpsi: Në 1945-ën na shpronësuan, ligji i tanishëm na konfiskon pronën”

  1. Minotauri says:

    Zoteri Myrshit,
    flama e kuqe ende eshte ne veprim, dmth ne pushtet.
    Sic te “Nentori i Nje Kryeqyteti” dhe “Dimri i Vetmise se Madhe” personazhe me mbiemrin tuaj te nderuar jane ende personazhe negative!
    Tere gjoja reformat e ketyre qe erdhen nepushtet pas 1990-es, jane false, tere premtimet e tyre jane mashtruese dhe Evropa ende nuk arrin te respektoj ne Shqiperi Individin, Njeriun, Pronarin, Qytetarin qe respekton ne hapesrien e saj.
    Eshte kjo aresyeja qe tere shtresa sunduese ne politike nuk eshte e predispozuar ta coj Shqiperine atje.

  2. kelysh komunistash grabites te pronave te ligjshme te pronareve ,u shofte rraca juaj e poshter,keto qe po boni do ti vuani nje dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje