Goditja me çizme? Rama: Meta është politikan, Monika është thjeshtë e shoqja. LSI një këpucë që...!

28 Dhjetor 2017, 22:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në emisionin e Sokol Ballës edhe aktet e Monika Kryemadhit në Kuvend.

Ai tha se LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë, por është një këpucë që vishte sipas stinës. Sipas tij, LSI dhe PD e votuan Reformën në Drejtësi pasi i kishin të dyja këmbët në një këpucë.

I pyetur nga Balla për goditjen me çizme nga Kryemadhi, Rama tha: Heqja e këpucëve dhe gjuajtja me këpucë është një gjest madhështor që kërkon t’u tregojë njerëzve se çfarë është kundërshtimi i reformës në drejtësi.

Rama tha se në ato momente do të donte që të ishte Ilir Meta kryetar i LSI.

“Ilir Meta është politikan. Monika është thjeshtë e shoqja, nuk ka ndonjë cilësi tjetër”.

2 komente në “Goditja me çizme? Rama: Meta është politikan, Monika është thjeshtë e shoqja. LSI një këpucë që…!”

  1. enter"" says:

    Ahaahahahahaah, I modh, mjafton vetem nje fjali qe degjeneron komplet Moniken

  2. Lulushaja says:

    Monika është një femër e rëndomtë.
    Të kesh KLASË, do GEN dhe KULTURË!
    Gjithësesi,ajo mund të përpiqet, por a do ja dalë të
    përpunohet, vështirë më duket.
    Ndërkohë, mund të ndikojë negativisht në femrat e LSI së qê ka rrotull.
    P.shembull : Nora Malaj reziston,por ojo Gjoshaj, sikur po prishet kam mendimin???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje