Presidenti i vendit Ilir Meta në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” tha se dhënia e shtetësisë kryepeshkopit Janullatos ishte një vendim i drejtë në bazë të ligjit.
Ai e krahasoi rastin e tij me atë të ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi kur Fevziu e pyeti se një nga kushtet për të marrë pasaportë shqiptare është të flasësh gjuhën shqipe.
“Jam shumë I bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.
Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë por ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë:doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës, …….
Edhe De Biazi nuk flet më mirë shqip. Me këtë vendim i kam bërë një nder kishës Ortodokse Autoqefale. Kam qenë shumë i bindur për këtë dekret.
Ju ftoj të gjithë të ndajmë çështjen e origjinës së Janulloatosin nga çështja e besimit. Ai është personalitet i besimit, misionar dhe njeri i Perëndisë i cili ka bërë shërbime të jashtëzakonshme Kishës sonë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Besimet kanë lindur para shteteve dhe kombeve dhe unë jam i bindur se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më e ndritur dhe e sigurt falë edhe kontributit historikut të Janullatosit.
Jam shumë I bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.
Ai ka bërë punë të jashtëzakonshme, dhe çdo lloj kleçkë dhe penalizmi, më kujton atë që cuni më ka thënë që komunizmi vret priftërinjtë, dhe më kujton gjyshen që kur isha i vogël me trembte greku greku.”, deklaroi Meta ne lidhje me faktin se Janullatosi nuk falenderoi shqip.
Nderkohe teksa eshte pyetur se si e shpjegon reagimin entuziast të ministrit të jashtëm dhe presidentit grek, Meta ka nenvizuar se “Kollokotroni, ka thënë se edhe grekët më të çmendur nuk e braktisin zotin.
Përveç ministrit të jashtëm unë mora përshëndetje edhe nga presidenti grek, edhe nga politikanë të tjerë përveç atyre të agimit të artë.
Dhe ne e dimë që populli grek është një popull mjaft besimtar, pothuajse homogjen në besimin ortodoks.
Jo vetëm kaq, por edhe marrëdhëniet mes kishës dhe shtetit kanë qenë gjithmonë shumë të forta. Duhet të keni parasysh që jo vetëm ministri i Jashtëm, i cili më ka telefonuar atë ditë, edhe presidenti.
Po, lajmi doli nga agjencia zyrtare greke. Ishte lajm që e nxorën ata, por edhe shumë politikanë…
Edhe shumë shqiptarë, të cilët jetojnë atje, edhe kolegë tuajt gazetarë dhe do t’jua jap shpejgimin, sepse janë disa arsye. E para, nuk ka të bëjë me faktin se një kryepeshkop me origjinën greke mori shtetësinë shqiptare. Kjo ka të bëjë me faktin që Fortlumturia e Tij nuk është një klerik i zakonshëm jo vetëm për grekët…“.
O Blendi ti je nje pjell dhe fryt i Komunizmit, mendon me te njejtin mentalite.
Duhet te kuptosh o “hero i demokracis” qe Demokracia ka parim lirin, ligjin dhe kushtetuten, cilen nga keto te dyja ka shkelur Meta ????
Te gjitha te tjerat jane peralla me “Grekun e keq”.