Horror në Kabul, ISIS atentate masive me qindra të vdekur

28 Dhjetor 2017, 12:26Bota TEMA
Horror në Kabul, ISIS atentate masive me qindra të vdekur

Në Kabul janë goditur sërish lagjet e banuara me shiitë. Milicë terroristë sunitë të IS-it kanë kryer disa atentate terroriste këtë vit në kryeqytetin afgan me qindra të vdekur.

Nga një sulm vetëvrasës ndaj agjencisë së lajmeve Afghan voice dhe një qendre kulturore në kryeqytetin afgan, Kabul kanë humbur jetën 40 vetë dhe janë plagosur rreth 40 të tjerë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane u shpreh, se një atentator vetëvrasës kishte hedhur veten në erë brenda ndërtesës. Kur njerëzit rendën për ndihmë shpërthyen edhe dy bomba të tjera.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e mori i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, IS, siç bëri të ditur agjencia e tyre online, Amaq.

Teksti përkatës nuk mund të verifikohej për vërtetësinë e tij- Sulmi u krye në një lagje shiite, ku në muajt e kaluar terroristët e IS-it kanë kryer disa atentate, i fundit në tetor ku humbën jetën 70 vetë.

Nga janari në Kabul janë kryer më shumë se 20 atentate terroriste me qindra të vdekur e të plagosur. Kryeqyteti afgan konsiderohet ndërkohë si një nga rajonet më të rrezikshme për civilët në Afganistan.(dw)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje