Dje partia e themeluar nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, LIBRA, zhvilloi një festë më anëtarët e saj, me rastin e vitit të ri.
Në këtë festë mungonte themeluesja Mimoza Hafizi, për shkak të përplasjeve me Blushin.
Sot Hafizi ka reaguar me një status në rrjetet sociale, ku përmbledh vitin 2017.
“I veçantë ky vit dhe në jetën time politike.
Sepse qenë me mijëra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan me 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë.
I përshëndes me respekt! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja.
Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari!
Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë“, shkruan ajo.(TemA)
Puna eshte se kusar, ngaterrestar, vari …ar, jane aq shume sa vari car……
o bo bo, filluan si grate e lagjes sime…