Na ishte njëherë LSI-ja!

27 Dhjetor 2017, 20:40Politika TEMA

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

Vitet e fundit, LSI-ja u kthye në një mit. Partia që qëndron gjithmonë në pushtet; partia që të siguron punë; partia që kushtëzon dy partitë e mëdha; partia që rritet dita ditës; partia e rinisë dhe e energjisë së pashteruar; partia që të mbaron punë, etj. Ky mit ra. E me sa duket zor se mund të ngrihet përsëri.

Viti 2017 ishte viti i shkëlqimit por dhe i rënies së LSI-së. Të gjitha atributet e saj më të vyera nisën të shkërrmohen një e nga një që në muajt e parë të këtij viti, kur në vend që të vepronte me qetësi e dashuri në lidhje me koalicionin e zgjedhjeve të Qershorit hyri në ato zgjedhje e vetme, me një vetësiguri arrogante. LSI-ja e etiketuar prej vitesh si partia që mbron njerëzit e saj nuk bëri zë kur u shkarkuan turpshëm ministrat e saj. LSI-ja që krenohej se kishte lindur si opozitë tani kushtet opozitare i përballojnë vetëm pak njerëz të cilët pot resin dhjamin e akumuluar ndër tetë vite në qeveri, ndërsa të tjerët kanë përfunduar në rrugë pa punë e pa shans për punësim, ndryshe nga slogani zgjedhor “një shans për të gjithë.”

Rezultati i LSI në zgjedhjet e Qershorit mund të pranohet si optimal, por rrëzimi i mitit LSI nisi të zbehet në opozitë. Zonja Monika ka një qasje tjetër në drejtimin e partisë nga bashkshorti i saj Ilir Meta. Ajo po përdor të gjitha mekanizmat e lidershipit, por, fatkeqësisht për të, nuk po funksionojnë. Madje po përshpejtojnë rrëzimin e mëtejshëm të mitit të LSI. Ajo cfarë nuk po kupton znj. Kryemadhi është se të shumtët e simpatizantëve dhe votuesve të LSI u anëtarësuan apo mbështetën këtë parti vetëm prej Ilir Metës. Në Shqipëri, madje edhe në botë, qytetarët dhe fshatarët nuk votojnë për platforma politike, as për organizimin e brendshëm të parties, por për drejtuesit e tyre. Ilir Meta arriti të krijojë një profil të vecantë lideri, profil i cili konkuronte suksesshëm Edi Ramën e kapërcente lehtë Lulzim Bashën. Si socialistët ashtu edhe demokratët dëshironin të kishin edhe ata një lider si Ilir Meta, sepse ishte i vetmi figurë e rëndësishme politike që kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me cdo anëtar të thjeshtë të partisë. Zgjedhja që Ilir Meta bëri si president i dha oksigjen Ramës dhe Bashës, dhe krijoi një hendek të pakapërcyeshëm për LSI-në si parti dhe Kryemadhin si kryetare e saj.

Pozicioni i femrave lider në politikë është më delikat se ai i meshkujve. Kjo ndodh në vendet më të zhvilluara të botës, ndaj në Shqipëri është shumëfish edhe më komplekse. Në historinë e politikës lideret femra, si Thacher, Merkel, apo Golda Meir, treguan një stil unik drejtimi, znj. Kryemadhi nuk ka asgjë të përbashkët me figurat e shquara femërore të historisë.

Edhe Amerika e pati të vështirë të pranojë Hilary Clinton si presidenten e parë femër, e jo më në Shqipëri, ku cdo qytetar e ka të vështirë të pranojë një femër që kritikon bashkëshortin sic bën Monika ndaj Ilirit, të shprehet se ka ditë e netë pa e pare, etj. Cila është logjika politike pas këtij qëndrimi? Cila është logjika familjare pas këtij raporti? Shqiptarët janë patriakal në organizimin e shoqërisë, pavarësisht frymës moderne të emancipimit, ndaj e kanë më të lehtë të falin një qeveritar të korruptuar e një kryeministër që lejoi kanabizimin e vendit, sesa një grua që kritikon publikisht bashkëshortin, i cili nuk është një njeri i zakonshëm, por Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Dhe znj. Kryemadhi dallon edhe në prezantim dhe në imazhin publik me lideret femra të historisë pasi asnjëra prej tyre nuk shkonte tek parukierja përpara cdo dalje televizive apo konference për shtyp, dhe asnjëra prej tyre nuk ka kryer akt histerie as në parlament e as në opozitë, e le më pak të gjuajë me cisme që kushtojnë sa shumë rroga e pensionesh shqiptarësh të thjeshtë.

Sot LSI-ja jo vetëm që nuk po e rrënon mazhorancën por pa dashur po e ndihmon atë. Përpara zgjedhjeve shqiptarët kishin alternativën e zgjedhjes midis Ramës, Bashës dhe Metës, sot znj. Kryemadhi nuk shihet si kryeministre e mundshme. Jo vetëm kaq, por protagonizmi i saj i tepruar dhe konkurenca me Bashën se kush është lideri i vërtetë i opozitës po favorizon edhe më shumë Ramën, i cili nëse do kishte përballë Metën apo Berishën në opozitë, me të gjitha skandalet që kanë mbuluar këtë mazhorancë, do ishte rrëzuar që në muajt e parë të mandatit të tij të dytë.

Me sa duket mëkatet e së kaluarës së LSI po i paguan sot. Në zgjedhjet e fundit vendore, të shtyrë nga arroganca, mungesa e vizionit dhe kapaciteteve njerëzore, LSI përfshiu në listën e këshillave bashkiake, njerëz anonim, klientë të krerëve të partive në qytete, familjarë të afërt e të largët, etj, të cilët kohët e fundit me lehtësinë më të madhe votuan pro PS për vendimet më të rëndësishme të këshillave bashkiake, si rasti i Tiranës dhe Durrësit.

Edhe përfshirja e të rinjve në listat e deputetëve në zgjë edhjet parlamentare rezultoi një dështim. Të rinj pa experience pune, të pa dalë ende nga bankat e shkollës, jo vetëm që nuk kanë asgjë për të ofruar, asnjë ide ndërtuese dhe emancipuese por ofendojnë të rinjtë shqiptarë të cilët nuk gjejnë dot punë pas shumë vitesh studimi. Të rinjtë deputetë të LSI të cilët nënshkrimin e parë në bordero e kanë në Kuvendin e Shqipërisë, dhe puna e parë që shkruajnë në CV është “deputet” shërbejnë dhe shpenzojnë energjitë e tyre vetëm për të valëvitur flamujt e partisë.

Gjithashtu, këta bashkë me të gjithë LRI-në guximin e tyre e tregojnë vetëm në rrjete sociale, pasi në komunitet nuk i njeh askush. Në Tiranë, LRI feston në lokale luksoze e nuk del të protestojë për lagjet përreth Tiranës të cilat jetojnë në kushte të mjerueshme e viktima të neglizhencës së pushtetit lokal dhe qendror. Në Durrës, asnjë i ri i LRI nuk ka ngritur zërin kundër masakrës urbane në qendër të qytetit, por për ironi, nga njëra anë promovojnë përgjegjësi sociale e nga ana tjetër mbulohen nga uji deri në gju sa herë Durrësi përbytet nga shirat. E njëjta situatë në Fier, Elbasan, Vlorë, etj. Por Mona i fal sepse e quajnë “Burrneshë” në facebook dhe instagram.

Mëkatet e LSI do shlyhen në zgjedhjet e ardhshme, kur me këta kalamajë e kolopucë do humbasë edhe bashkitë që ka në zgjedhjet vendore. Ish drejtorët e pashkollë, ish gjobëvënësit ndaj bisneseve të vogla e të mëdha në Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, në doganë, mjedis, port detar, AKU, etj, po fshehin gjurmët dhe e kanë mbyllur me aktivizimin partiak, madje dyshohet se kanë bashkëpunuar me PS që në zgjedhjet e qershorit. LSI-ja duket se është në rënie të lirë.

Shqipëria ka histori të gjatë dikatoriale, ndaj edhe politika shqiptare ka natyrë diktuese, për këtë arsye sistemi dy partiak krijon natyrshëm vetëm diktatorë. Një parti e tretë, si LSI, është në fakt aseti më i vyer që ka politika shqiptare. Një parti e tretë zbut diktatin dhe moderon qeverisjen. Nëse menaxhohet mirë dhe drejtohet me vizion të qartë politik dhe opozitar, LSI mund të ngrihet përsëri e të faktorizohet në opinionin publik dhe ndërkombëtar. Nëse transformohet nga një cerdhe për militantë foshnja, me komponentë të lyer me parfum korrupsioni, me klane familjare e drejtues të pashkolluar, në një institucion profesional politik me vlerat e duhura, politikat e zhvillimit, dhe marketingun alla Fuga, viti 2018 nuk do jetë më viti i rrënimit të metejshëm të LSI, por ndoshta Rilindja më e vërtetë se sa ajo e Ramës. Shumë shpejt do mësojmë nëse në tavolina e biseda shqiptarësh do thuhet: “Na ishte një herë LSI-ja!” apo “Kujdes, se u rikthye LSI-ja!”

(TemA)

17 komente në “Na ishte njëherë LSI-ja!”

  1. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    LSI-ja ,si ne pushtet dhe ne opozite,nuk mundet e vetme te ndertoj programin e saj !
    Mbeshtetja e Monikes,ne krahun e djathte,vjen nga pafuqia e saj, megjithese gjuan me çizme,per tu dukur e “forte”!
    Largimi i militanteve nga LSI ka filluar,fati i saj do jete ai i PSD te S.Gjinushit.
    Kane bere te dyja te njejtin gabim,kane bere pagezimin majtas,per ta dobesuar ate,duke bere lidhje te fshehta me Berishen.

  2. Lani says:

    Nxënëse e rëndomtë.
    Studente shumë e dobët.(e ka pohuar vetë).
    Profesioniste??????
    INTELEKTUALE?????????
    Ahengaxhie ,e pa parë. E qan NAPOLONIN.
    PO E GROPOS LSI në.
    S’ka faj .Aq di.
    KUJDES JU QË I SHKONI PAS!!????

  3. X.X says:

    Prof. Dr. Manasterliu: Mire Moniken e dini qe ben floket para se te dale ne televizor,po politikanet e medha nga e di qe nuk rregullohen:??Pa dashur te mbroj Moniken,zoti mos e dhente,si do dalin ne ekran,si lugeter.Por vete grimoret e televizioneve te rregullojne.Pastaj si eshte e mundur te krahasosh Thecer,May,Clinton me Moniken.Eshte nje perpjekje boshe.Sa po cizmet e Monikes nuk ishin aq te shtrenjta sa tha ne fillim,E ftuar ne nje emision televiziv ne mbremje deklaroi se ato kushtonin 100 mije lek te vjetra sepse ,sic tha,nuk luajti nga mend ta gjuante Ramen me cizme te shtrenjta .Pra e deklaron vete se sa ”idealet” e larta qe perfaqeson.

  4. {sit back and relaks} says:

    I qanka shpirti per pak LSI Profesorit, meqe ra llafi ca e ka ate ministren manasterliu ky profesori?

  5. Ekli says:

    Mjerë populli që pret prej tyre.
    Luftojnë për vete,o njerëz.
    Pse,për mua do rriheshe me Ramën në parlament ajo?
    Ka frikë se mos i marrin vilën e Gjitit të Lalzit.
    Se e ka nga pare gjaku,trashëguar nga i ati.???

  6. rozi says:

    Kujdes mos ktheni LSi-në do thonë se fillon tarafi i pushtetit, prandaj edhe ti larg nga kjo forcë politike hibride.

  7. Taras Bulba says:

    Profesor doktor Arbeni deri diku jame me ju ,por te thuash se qeveria binte qe muajt e pare ,per Tahirin besoj se don me thene ,profesor je me titull por je shume i ceket ju e dini se pa dhene gjykata vendim nuk mund te quhesh i fajshem apo i pa fajshem prandaj ktheju mbrapsh asaj se binte qeveria ,qeveria do te bjere kur te doje populli e jo kur duan kriminelet Berishe ,Bashe ,Monika ,fat i mire i popullit qe ja dhe do kete kete opzite edhe per nja 12 vjete te tjera se vetem kjo qeveri po tregon se si behet shtete per shqipetaret

  8. Alban says:

    VATE KRYEMINISTRIA…COFI DHE TEPSIA

    ….. Po vjen drejtesia, po u shkermoqet LSI-a !

    – Losers… Humbameno

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sabelitodo- Gjithckadites!
    Ky jo vetem di gjithcka por edhe ben gjithcka …!
    Kot nuk eshte doktor !
    Ka nje urim filozofik te mencurise shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes :
    – Mos u befsh per Doktor dhe per avokat !
    Njeri te qeth ! Tjetri te rruan !
    Njeri te gruan! Tjetri te qeth !
    Jo nga floket e qimet e fytyres !
    Po nga xhepat, nga paret, nga portofoli !
    A nuk ishte Petrit Vasili ministri i Shendetesise se Qeverise Berisha- Meta !?
    E gjeti ne krize e zhvatje …
    E ngriti nivelin e saj ….
    Lart e me lart flamujt e Kongresit …
    E coi ne agoni e korrupsion masiv !
    Pacienti ne spital duhet te paguante edhe ilacet qe ministria e Shendetesise ua jepte nen dore farmacive me mire tri per Lalen se pese per Salen!
    Farmacia ua shiste familjareve me 2-3 fishin pasi spitalet e Vasilit nuk i kishin pasi Petriti ua kishte shitur farmacive sipas ekonomise se tregut “ Kush paguan me shume ! “
    A nuk ishte Petrit Vasili ministri Drejtesise i Qeverise Rama Meta…
    Drejtesia e drejte si litari ne thes e ktheu edhe thesin ne litar ne qafen e shqiptareve.
    Drejtuesit e Burgjeve , shumica e te cileve, ish-burgaxhinj vete, ua vodhen jo vetem ushqimin por edhe jeten mijera te burgosurve …
    Edhe burgjet u bene domen i LSI-se nga ish Kryetari I Grupit Parlamentar te saj, shkolleshumi Petrit Vasili dora vet…
    E sot Vasili bashke me Monen pergjerohen per Kushtetuten !
    A nuk u bene prone pa tapi e LSI-se edhe Hipotekat qe e ben Lesh e Li pronat e Hipotekat si askush para tij !?
    Ku ve e ka dore LSI behet puna Lesh e Li si bakllavs ne tepsi, sic thote ajo kenga filozofike tiranase !
    Petrit Vasili kishte ne komande te Drejtesise shqiptare… Drogat e forta dhe te buta, kanabisi lulezoi si asnjehere….
    Cfare beri ministri i Drejtesise Petrit Vasili per goditjen ligjore te saj dhe mbrojtjen e Kushtetutes !?
    Me pak se nje vrime ne uje !
    Ku mbillej, kultivohej, rritej Kanabisi!?
    Kush i mbulonte pyjet, ekologjine, transportin rruget ne qeverine parardhese!?
    Sigurisht LSI-ja !?
    Pse!? Ku ish parja e madhe e Tepsia atje ishte LSI-ja, te na rroje nene Partia !
    E Vasili, Mona, Luani, Manjani, Keida … u prine hordhive te Bandes se Gangstereve e Kusareve te Sali Berishes ne sulmin kunder Kuvendit !
    LSI shkemb e gur
    Digjet vritet per Flamur !
    Per flamurin e Tepsise..
    Tym e flake i ve Shqiperise !
    Nen komande te
    Mareshall Salise !
    Nacalnikut te Serbise !
    Shkelqimi me i madh i Petrit Vasilit dhe bandes se tij eshte politika…
    E kane ndritur fare…
    Profesor politike si Petrit Vasilin eshte veshtire te gjesh ne planetin tone ! Churchilli, Kisingeri, Theceri, Merkeli, Regani, Klintoni, Ten Hsiao Pini… jane vetem shkollepaka para Petrit Vasilit e compani !
    E shpalli veten kryeminister te Shqiperise pa u caktuar ende data e zgjedhjeve…
    Shkollepaku Edi Rama dy metra burre i duket si nje liliput, nje hic …
    Aq hic sa gjashte thirrjeve telefonike te kryeministrit qe e kishte per detyre shteterore e ligjore diten e komplotit te madh ala Lul, Mehdihoxhe e co. si duket I kishte dehur avulli i rakise se Dashi Shehut, as i begenisi fare…
    Si mundej ta ulte veten ne nivelin e nje shkollpaku si Edi!?
    Larg qofte !
    U fut ne sallen e Konferences se Mukjes si Profesor, si Gjeneral, si Mareshall numer 2, si shkolleshumi i politikes !?
    Si doli !?
    Si nje qen i rrahur kur shkollepaku Rama i futi krahun Lulushit dhe gishtin ne bythe
    shkolleshumit Vasili!
    Petrit Shkolleshumi u fut ne salle si Ptoleme
    E doli prej saj si dru me pre!
    Preludi i disfates te sukseshme te Petrit Vasilit 25 qershorit 2017 qe ia hoqi jo vetem kryeministrine por edhe Tepsine !
    I iku kryeministris
    E mosomakeq !
    Cofi dhee Tepsia
    Po vjen drejtesia
    Ndaj eshte terbuar PD- LSI-a !
    Ndaj si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
    Pse! …. I bashkon paniku dhe lemeria ndaj Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi qe edhe De Fakto dje filloi nga zbatimi .
    E shkollshumi, gjuthckaditesi, Gjenerali … Petrit Vasili dhe krejt shpura e tij nuk jane vecse losers , sic i quajne amerikanet, Humbameno !

    1. ce says:

      Lsi-ja qe desh te bente Cilin ( petritin ) kryemimister , qe pa endrra ne diell se do behej force e pare tani dhe sidomos pas cizmes se mjere te mones dhe pas bojes se kuqe te kerpacit ne dore ka ikur per lesh. Nuk ka as gjysmen e elektoratit dhe ne zgjedhjet vendore 2019 do humbi 90% te keshillave dhe bashkive kurse ne 2021 do mare vetem 4 mandate te arta te vjedhura me gjela deti,,,,,

  9. dada says:

    Kjo Monika me duket si tutore seksi e atyre vajzave qe i mbane me vete. duhet te hetohet.

  10. edi says:

    kena me shkrue nji ramon mbi Farsen politike lsi
    me titullin HISTERIA E NJI PUTANE !
    me fitue cmimin kakare .

  11. Kastrioti says:

    Na fal PROF. DR., nuk e di kush, por LSI ishte saktesisht e percaktuar nga kenga”
    Jam me LSI-i-i-in,
    Si te rrjep ajo, s’te rrjep asnjo…”,

    thjesht nje bande hajdutesh qe qytetaret e hodhen ne koshin e plehrave, gjeja me e mire qe eshte bere ne keta 27 vjet!!

  12. {sit back and relaks} says:

    Ca pret nga nje profesor doktor si ky qe ngre ne qiell nje katundar hajdut i filmuar me bllok ne dore qe i punon mendja vetem per djallezira dhe si te vjedhi dhe kritikon te shoqen e tij se kjo nuk eshte lidere e afte si ai,dhe gjoja se e kritikon ne publik dhe populli nuk e pranon nje sjellje te tille hahaha, po ne darke i bejne bashke planet.Kjo eshte familja me e ndyre dhe hajdute ne Shqiperi me pasuri pafund te vjedhura,ju kujtohet emisioni travestites Sonila Meco ne vilen e ketyre ku nuk mungonte dhe wc personale per macen midis te tjerave dh dalin ne tv gjoja luftojne kunder varferis.

  13. BRSS says:

    PROFESOR LESHI MBRAPA KETYRE HAJDUTVE DO SHKOJ POPULLI MOR TRAP MBAS KESAJ BAXHELLES TE PA EDUKATE DO TI LAJNE TE TERA GJYNAHET QE KANE BERE MOS SOT NESER DERI TE FEMIJET RRACE E POSHTER

  14. Monakokaina says:

    Edo,je i madh! Bukur e ke cilesuar.Nje roman me titull ” Histeria e nje putane”,ose tutoreje per vajzat e reja qe i ka vene nen bythen e saj,them une, dhe nuk e dime se ku i con e cfare porosish u jep,se eshte me pervoje ajo ne keto pune…zoti na ruajt nga kjo baxhelle…e cila e meriton cmimin “kakare”…

  15. albaniafirst says:

    LSI-ja eshte parti pa program. Aresyeja e krijimit te saj ishte dhenia e mundesise Ilir Metes te kontrollonte partite e medha. Politika e LSI-se ishte dhenia e nje vendi pune ne kembim te votes. Kete e bente duke hequr nga puna me aresye nga me absurded persona qe nuk perbenin interes per te. Dihet shume mire se kjo politike i beri gropen edhe PD-se. Ndryshimi i PS-se se sotme me partite e tjera eshte se ka nje program te qarte dhe se po punon ne cdo qelize te saj per te ngritur ekonomikisht dhe prestigjin nderkombetar te vendit. Per mua qe e kam njohur personalisht, Meta ka qene nje person shume inteligjent, por veprimet e fundit jane shenja te nervozizmit dhe panikut qe e ka kapur, pasi dosjet e korrupsionit i ka akoma ne sirtaret e prokurorise. Miti i tij ra kur i ndjeri Dritan Prifti i tregoi te gjithe shqiptareve me ze e me figure se kush ishte vertet Ilir floriri.

  16. Lamashja says:

    Ore,ku e cojne histeriken Munika bodigardet e saj,ne maternitet,i kane plasur ujrat apo ka gjakra???Zot na ruajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje