Astrit Patozi: Kërkesa e Berishës, një vetëvrasje për PD-në. Basha po "pastron" LSI-në nga mëkatet e qeverisjes

27 Dhjetor 2017, 19:16Politika TEMA

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, shprehet se kundërshtari duhet të mundet në betejë.

Kjo është përgjigjja për dilemën e lindur në PD pas propozimit të ish-kryeministri Sali Berisha për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë, pas zgjedhjes me votë të njëanshme të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Është tregues shumë i qartë i dështimit të Partisë Demokratike.

PD e nisi këtë vit me idenë e bojkotit të zgjedhjeve dhe po e mbyll këtë vit me mundësinë e djegieve të mandateve, pra një lloj vetëvrasje politike.

Detyrimi i PD është ta mundin armikun në betejë dhe jo duke vrarë veten se mund të dëmtojë edhe kundërshtarin”, shprehet Patozi në një intervistë për Report TV.

“Është strategjia e tij që të mos ketë një projekt për të ardhmen por thjesht të zgjidhë çështjen e çastit dhe të momentit.

Në politikë kjo nuk çon gjatë“, vijoi Patozi.

Ndërsa bashkëpunimin me LSI, ish-deputeti i PD e konsideron të shpejtë:

PD nuk kishte asnjë urgjencë që të ndante opozitën, pra pushtetin moral të shoqërisë, ta ndante me LSI kaq shpejt, ndërkohë që asaj ende nuk i është tharë boja e vendimeve të marra për 8 vjet që ka qenë në pushtet”, thotë Patozi.

Prej muajsh në tavolinën e kryedemokratit Basha ndodhet një platformë, për të cilën Patozi thotë se nuk ka një përgjigje ende.

Basha duhet të ketë një përgjigje për ne për dy arsye.

E para, se Basha është shkaktari i frakturës dhe rënies së rëndë që po kalon PD dhe duhet të ketë një qëndrim reflektues.

Nëse Basha mendon se duke e vonuar dhe injoruar përgjigjen e kapërcen problemin, është keqkuptim i tij.

Sa kohë nuk ka një përgjigje, ne kemi mundësi të shprehemi, por kjo nuk mund të zgjase për shumë kohë”, thekson Patozi.

Dhënien e nënshtetësisë kryepeshkop Janullatos, ish-nënkryetari i PD e konsideron një vendim normal.

1 komente në “Astrit Patozi: Kërkesa e Berishës, një vetëvrasje për PD-në. Basha po “pastron” LSI-në nga mëkatet e qeverisjes”

  1. Don says:

    O patoz! po pse e bashkon fatin tend me ata qe po dridhen sepse kane frike nga drejtesia sepse kane vjedhur. Faktikisht ti nuk ke vjedhur sepse ske patur gje ne dore. Saliut dhe Lulit u djeg nga drejtesia ti vuan nga dhimbjet. Po ke bythe si politikan vlereso pozicionin tend ne raport me hajdute dhe kriminele brenda PD dhe pastaj te kontribosh ne rindertimin e partise dhe pastaj ne fund mendo per pushtetin. PD po shkon ne zgjedhjet e reja lokale me falanga te shpartalluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje