Kur Berisha dhe Meta votonin kundër SHBA në OKB, ndërsa sot "kryqëzatë" për të shpëtuar "Jeruzalemin"

27 Dhjetor 2017, 19:01Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Debati aktual për votën e Shqipërisë ndaj Jeruzalemit ka krijuar jo pak ‘rrëmujë’ në Tiranë.

Opozita ka shpejtuar të nënvizojë sesi qeveria shqiptare ka thyer, sipas saj, kodin e bashkëpunimit dhe të miqësisë me SHBA, kurse Presidenti Meta ka dalë dy herë publikisht kundër votës, duke i shkruar madje edhe Presidentit Trump në lidhje me votën në OKB të vendit tonë.

Por ja që në të shkuarën e afërt gjërat kanë qenë edhe më keq, nëse do të merrnim parasysh OKB, rezolutat e saj për Lindjen e Mesme dhe Jeruzalemin dhe qëndrimin e qeverive shqiptare.

Në vitin 2011 kur qeverisej nga Sali Berisha në koalicion me presidentin aktual Ilir Meta, Shqipëria ka votuar të paktën katër herë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2011 janë 4 çështje të cilat lidhen me votimin në OKB, ku Shqipëria ka pasur qëndrim të kundërt me SHBA, siç janë rezolutat për embargo ndaj Kubës, për çështjet e vetvendosjes të popullit palestinez dhe për çështjen e gërmimeve të zonave naftmbajtëse në Liban.

Në vitin 2011 është diskutuar dhe votuar rezoluta për Jeruzalemin L-19 dhe Shqipëria ka votuar pro, ndryshe nga SHBA (faksimile bashkëngjitur). Kjo rezolutë madje ka një gjuhë shumë më të ashpër se gjuha që është miratuar kësaj radhe në OKB, raporton JavaNews.

Këto votime të bëra në kohën kur qeveria drejtohej nga koalicioni PD-LSI (Ministrinë e Jashtme e drejtonte kjo e fundit), këto votime nuk kanë shkaktuar debat, por janë pritur si një akt diplomatik rutinë i shtetit në një institucion ndërkombëtar.

Gjashtë vjet më vonë, në rezolutën e datës 19 Dhjetor, nuk ka asnjë vend ku përmenden Shtetet e Bashkuara. Në fakt bëhet fjalë për një dokument i cili i referohet rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë një efekt detyrues për vendet anëtare.

“Në L-19 për Jeruzalemin në vitin 2011, Shqipëria ka votuar pro, ndërsa SHBA kundër. Lehtësisht e dukshme gjuha e përdorur në vitin 2011 dhe ajo në vitin 2017 në dy rezolutat”.

Më poshtë po vemë përballë versionet e përkthyera të dy rezolutave, të cilat tregojnë qartë edhe peshën e votës shqiptare ndaj tyre.

Rezoluta 2011: Shprehim gjithashtu shqetësimin  e veçantë në lidhje me vazhdimin e fuqisë pushtuese nga Izraeli, aktivitetit të vendosjes së paligjshme, duke përfshirë edhe të ashtu-quajturin plan E-1, ndërimi i murit në dhe rreth Jeruzalemit LIndor, kufizimin në akses të qytetit dhe izolimin e mëtejshëm nga pjesa tjetër e Territorit Palestinez të Pushtuar, të cilat kanë ndikimi të dëmshëm për jetët e palestinezëve që mund ta paragjykojnë një marrëveshje përfundimtare për statusin e Jeruzalemit.

Rezoluta 2017: Ritheksohet thirrja për ndryshimin e tendecave negative në terren, që po rrezikojnë zgjidhjen mes Palestinës dhe Izraelit dhe për intensifikimin dhe përshpejtimin e përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale që kanë për qëllim arritjen pa vonesë të paqes gjithëpërfshirësë, të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme në bazë të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, termat referues të Madridit duke përfshirë parimin e tokës për paqe, Iniciativën Arabe, Rrugën e Paqes dhe fundin e pushtimit izraelit që nisi në vitin 1967.

3 komente në “Kur Berisha dhe Meta votonin kundër SHBA në OKB, ndërsa sot “kryqëzatë” për të shpëtuar “Jeruzalemin””

  1. Ijkl says:

    Po mor zotëri. Edha pa sqarimet e tua, ne e kishim të qartë lojën e PD-LSI.
    Problemi është që duhet sa më pak vota të shkojnë drejt këtyre dy partive ,në mënyrë që politika e tyre e dyfityrêsisë dhe vetëm për interes vetiak,
    të marrë fund.!
    Besoj se më në fund, po i hapen sytë njerëzve.
    Nuk ginjehen kollaj .Zgjedhjet e fundit e treguan këtë.
    ????????????Besoj se EUROPA DO TË NA NDIJË.?

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    O sa poshte ka rene presidenti , mire ai qe eshte kokmadh dhe koktrash , po nje konsulent te prokopise nuk e ka ?? Qe ti thosh : zoti president keto jane idjotizma , nuk duhet shkruar letra . Sa i pavlere dhe i padenje je o hajdut Ilir Meta , sigurisht keto jane frytet kur meresh me politike per pervetesim personal dhe jo per te bashkuar te gjitha forcat politike , per te miren e popullit dhe shtetit qe perfaqeson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje