Aleancë PD-LSI? Flet Andi Bushati: Shkatërrim për demokratët, ja pse jam kundër Bashës dhe mbështes Berishën për djegiet e mandateve

27 Dhjetor 2017, 17:44Politika TEMA

Andi Bushati thotë se është kundër vendimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për vazhdimin e protestave ku gjykon se çdo gjë që do jetë poshtë nivelit të çadrës do sjellë dështimin e rradhës për opozitën.

Ai argumenton se mbështet më shumë Berishën i cili ka sugjeruar djegie mandatesh.

Gazetari foli edhe për  përpjekjet e një poli të tretë (Blushi, Topi, Duka, Ndoka, Dule) për të pasur ndikim në ligjin elektoral.

Sa i përket një aleance mes PD-së dhe LSI-së ai mendon se do ishte absurde dhe shkatërrim për demokratët.

Do dukej absurde pavaërsisht se si do justifikoheshin ata. Në verbin e tyre politik nuk kanë asgjë të përbashkët. Bashkëqeverisje do bënin për të ndarë karriget e pushtetit. Do ishte shkatërrim për PD,” shprehet ai i ftuar në News 24.

“Përballë Bashës, Berisha ka hedhur idenë e djegies së mandateve, mua personalisht nuk më pëlqejnë protestat. Çdo gjë që është poshtë nivelit të çadrës, do të jetë dështim i radhës për PD.

Lulzim Basha nuk është se ka thënë kategorikisht Jo, e ka lënë mendimin e Berishës si opsion të hapur. Një politikë radikale si kjo që e fut parlamentin në krizë, duhet parë në raport me interesat e vendit. Unë mendoj dhe i parë në këtë këndvështrim do kishte interes një veprim i tillë radikal.

Opozitës mund t’i hynte në punë kjo, sepse opozita është e përçarë sot edhe prej zgjedhjeve të bëra nga Basha. Kjo do ishte ftesë për ribashkim, dhe Basha do ndreqte gabimet që bëri me të vjetërit, që udhëhoqën bashkë me Berishën.

Kjo është në interes vetëm të interes të Partisë Demokratike. LSI nuk ka problem për pjesëmarrjen në protestë, por më shumë për kredibilitetin e mënyrës si proteston. Demokratët protestojnë si protestojnë por kanë 5 vite që i bien Ramës, kurse LSI vetëm muajt e fundit.

Është shumë e vështirë që nëse LSI nuk bën një vetëpastrim të vetes, të ketë besueshmëri te publiku. Që ta besojmë se akuzat e LSI ndaj Ramës janë të hapura.

Kryemadhi e ka refuzuar kategorikisht djegien e mandateve, se i dhembin mandatet e veta që i ka marrë me mundim, se sa një interes më i madh, që të tregojë se pavarësisht pasqyrave që na tregon Rilindja, Shqipëria nuk është një vend normal.

Nëse grumbullimi është për efekt taktik, për të ndikuar që të kenë peshë në ligjin elektoral, nuk më duket mëkat, është thjeshtë politikë.

Por t’i shoh si grupim për gjëra të mëdha, më duken larg Ben Blushi dhe Bamir Topi apo Nard Ndoka, nuk i shoh dot bashkë. Këto janë parti që janë aq larg në shumë pikëpamje sa që asgjë nuk mund t’i koalicionojë,” thotë Bushati.(TemA)

13 komente në “Aleancë PD-LSI? Flet Andi Bushati: Shkatërrim për demokratët, ja pse jam kundër Bashës dhe mbështes Berishën për djegiet e mandateve”

  1. Dymi says:

    Bushua i vogel ben thirrje per zbatimin e praktikes revòlucionare te gjyshit, bashkpunetorit te afert te Enverit.

    1. Iliri says:

      Ky ‘kastrvec’ (trangull) eshte edhe ‘radikal’ e revolucionar si gjysherit e tij dhe doctori i tij ! Cfare Legeni !!!! Interes i Shqiperise …shkaterrimi i vendit! Sic e shkatrroi gjyshi dhe doktori! Jane pordhat e tij ,vec dikush duhet.. Popuulli i di kush jane halet e vendit

  2. Dulla says:

    U bere zyrtarisht saze e Berishes o Andi. Hajde gazetari, hajde.

  3. shqip says:

    Me nje fjale ti Andi thua ; ” do hyj ne varr heret a vone “. Po te pakten mos e hap me duart e mia . Cilido opsion aty te çon o gernjar . Ky i riu shpreson te Baftjari qe te zere çadren e te shu**** poshte lanes . Kurse plaku me jelek ( Sali kafsha ) , e ka kuptuar , qe ndenja ne parlament e detyron ta hape vete deren e qelise . Ti dukesh me i deshperuari ne kete çorbe . Se po rrudhen , apo me keq , Po dolen nga skena prehistoriket dru me pre , ti ngelesh pa buke . Kaqol qe s’je tjeter . Kalkolimet i ben elektorati . Ti me Fevziun e me Artur leshtorin , vetem sa grini dhe hani ate qe grini po vete . Pale kur behesh garant se si duhen bere aleancat . O budalla ! Ketu vetem politike nuk behet . Keta Jane te gjithe deficente , me ne krye Nul Moken dhe Paloken . Po te ishin ndryshe nga ky gjykim , Shqiperia do ishte ” Zvicer “.

  4. Tarrasi says:

    Populli yne ka nje shprehje kuptimplote,ku nuk don te merret me dike,thote:Vari ka…~dhe ky me shoke keshtu e .ka pesuar

  5. floriri i Bençes says:

    Mero, mendoj qe shumica e komentuesve lexojne vetem titujt e hartimeve te ketij Tutkunit, po une kisha nje pyetje Mero; perse ky Tutkuni nuk i boton tek gazeta e PD-se apo si quhet ajo 55 e atij barkderrit qelepirxhi te paçe pilafit? Ose … perse ti nuk i tregon drejtimin e duhur ketij Tutkunit? Meraku qe ka Tutkuni per strategjine qe duhet te ndjeke PD-ja mund te mirepritet vetem te Shqupi.

  6. Termal says:

    Kështu them edhe unë Andi.Interesi i vendit e do që partia demokratike me patjetër të djegë mandatet,e vendi të hyjë kështu në një krizë parlamentare.Përndryshe Shqipëria rrezikon shumë seriozisht këtë herë të hapë procedurat për antarësim ne BE në qershor të këtij viti,ndaj koha nuk pret.A nuk thuhet në Sërbi që për klasën politike të saj do të ishte një turp historik i pashlyeshëm nëqoftëse Shqipëria do të hynte ne B.E më parë ose njëkohësisht me Sërbinë? A nuk thuhet se Sërbia e ka nevojë jetike ta ndalojë këtë mynxyrë për të?Kështu o Andi “kozmopoliti me mendje të hapur” e qe ngrihesh kunder “nacionalizmit te semure te shqiptareve”a nuk duhet bërë çmos që ky zavall të mos i përcëllojë nga poshtë sërbët? Prandaj të lutmtë djalosh se kështu bashkë me Saliun e gjyshit përmbushni edhe ndonje amanet.

  7. Haka Tekizoti says:

    Bushati është një nga mendjepjerdhurit, nga të cilët PD-ja ka vetë me shumicë; pra Bushati nuk shton asgjë në atē stan të mbaruar, ku s’ka as moral, as ndershmëri, po vetëm një lukuni kusarësh të të gjitha niveleve në krye të të cilëve janë kryekusarët dhe kryevrasësit.

  8. Jimi says:

    RRipce! E mban veten per te qut e ideolog! Sado te perpiqesh ti me gjithe shpurren e qoftelargut, ne menyre artificiale e te sforcuar nuk munde te krijoni dote “krize” . Ajo lind natyrshem kur ne mjedisin eklektoral dhe gjithmon kur te dy forcat jane numerikisht te ekuilibruara krijohen kontradikta te tilla qe dashur padashur cojne drejte zgjidhjes se tyre vetem nepermjet zgjedhjeve te parakoheshme. Ne rastin konkret edhe nese do ta stisnit nje “ofsajt artificial” ta dish mire se do te hani “gol”! Shikoi me gjakeftohtesio gjerat ! Cilat jane forcat qe ne menyre artificiale kerkojne te krijojne “krize”? Ne c’raport qendrojne me njera tjetren? Ti ende nuk e ke kuptuar qe edhe pse PD deklaroi se nuk do te merrte pjese ne zgjedhje, ato me konfirmimin e nderkombetareve do te zhvilloheshin dhe do te njiheshin? Ti sot diskuton per krize, kur pas zgjedhjeve kemi nje maxhorance absolute!? Hajde rripce hajde!? Sipas kesaj rradakes tende i bie, qe neser te fitoje PD-ja, meqe PS-s nuk i pelqen, nuk hyne ne parlament, ose pas disa muajsh stis nje “casus belli” dhe e bojkoton parlamentin dhe hajde te shkojme ne zgjedhje!?
    Po e meson keq Lulken dhe do ta marresh me qafe! Doni ju s’doni ju, ky parlament misionin e tij do ta coje deri ne fund, me ju, apo pa ju, kete e vendosi populli ne qershor te 17-es dhe perseri populli do ta vendosi edhe ne qershorin e 21-shit!

  9. shkodra says:

    Bushati eshte ne kulle te filldishte, hedh arra, i pret vete, i ha vete, i ben mut vete. Realitetet jane krejt ndryshe.

  10. Treviso says:

    Zoti Bushati, nuk e imagjinoj se cfar njeriu dhe cfar karakteri ke. Ti shkruan ndryshe paradite che ndryshe pas dite. Ndoshta ke nevoje te visitohesh tek mjeku. Une nuk jam partjak. Me pelqen kritika progressiste e cdo gazetari, por Ju zoti Bushati jeni bere si ajo gjella qe thartohet edhe ne frigorifer. Zoti Bushati, Ju po e perdorni penen sic perdonino femijet e vegjel balonen prej letre ne plazh. Ndoshta mos ndikohesh nga kushtet atmosferike?

  11. Une says:

    Duket si e pabesueshme por Andi eshte shume koqe!Njeriu duhet te shikoje me shume nga vetja se sa nga te tjeret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje