Nga Bedri Islami
Disa ditë më parë, në Kuvendin e Shqipërisë, brenda në sallë e jashtë saj, ndodhën ngjarje të pazakonshme, por të paralajmëruara.
Për fat, e gjithë ajo që ishte parashikuar të ndodhte, nuk mori atë përmasë që donin organizatorët – opozitarë, të mëdhenjt e të vegjlit, megjithë thirrjet dëshpëruese për të sulmuar parlamentin.
Tri herë, nën tri komanda të ndryshme, Kryemadhi, Paloka e Noka, njerëzit e grumbulluar jashtë sallës deshën të thyenin kordonin policor dhe, nëse nuk ndodhi kështu, nuk do të thotë se ata u ndalën vetdijshëm.
Në sallë ndodhën ngjarje të tjera, disa nga të cilat do të kalojnë në historinë e pluralizmit shqiptar, si gjuajtja me çizme dhe mburrja se herën tjetër do e qëlloj në lule të ballit shefin e qeverisë, rrëmbimi i kartonëve të votimit nga dy deputete lësëiste që shumica të mos votonte, zjarre tymuese, hedhja e flakëve në drejtimin e një zonje që ende nuk ishte zgjedhur kryeprokurore e përkohshme, vënie e duarve në kokë sikur po ndodhte gjëma e madhe; britmat e opozitës dhe, si mos o zot! deputeti i vjetër , Berisha, që deri asaj dite i kishte lëvizur gjërat me një shenjë të gishtit të vogël, duke u shtyrë me pjestarët e gardës.
Në tërë atë zallamahi , si të tjerët, edhe unë vura re një deputete të re, më duket 23 vjeçare, studente më thanë se është, Floida Kërpaçi, që tundte dorën e saj të gjakosur, si një flamur beteje dhe akuzonte policinë se e kishte tërhequr rrëshqanazi dhe ia kishte dërmuar krahun e saj, pikërisht kur ajo po ndihmonte një demonstruese të plagosur.
Ndoshta kjo ka qenë deputete edhe herën e kaluar, por unë nuk e mbaj mend. Ka të rinj që po e fillojnë jetën duke qenë deputetë, pa dalur ende në jetë. Ndodh eshe kështu. Nga një letër e deputetes tjetër , Kejdi Mehmetaj, mësova se ajo paska qenë deputete që në moshën 20 vjeçare, dhe nuk e kisha ditur, megjithëse , nëse ka deputetë aktivë në parlamente janë pikërisht këto vashat e LSI-së.
Kejdin nuk e mbaja mend. Të më ndjejë. E pashë kur rrëmbej kartonët e votimit të shumicës, kolegë të saj dhe më erdhi keq që një deputet i dha një të shtyrë.
Më erdhi keq, por ndoshta do e kishte bërë shumë kush, kur sheh se si një vajzë e re, moderne, që ka të paktën katër vite në parlament, kështu mësova, sulet për të hequr të drejtën e votimit të një grupi kolegësh të saj.
Thonë se, kur nuk e bind dot tjetrin me fjalë, i vërsulesh ndryshe. Nejse, Kejdit i uroj edhe shumë vite të tjera parlamentllëk, megjithëse, thënë të drejtën, nuk jam i një mendje me futjen në tempullin e mendimit dhe të legjislacionit të djemurinëve dhe vasherive që ende nuk kanë një muaj punë diku tjetër. Por, kjo është punë që nuk më përket mua.
Të kthehem tek dëshira ime që është njëkohsisht edhe pyetja ime: Kush e ka parë?
Aleanca e Grave Deputete i drejtoi një letër-kërkesë Kryetarit të Parlamentit, zotit Ruçi ,për të dënuar deputetët dhe policët që kishin përgjakur deputeten e re, Floida Kërpaçi, e kishin plagosur dhe tërhequr zvarrë.
Nëse ka ndodhur kështu, secili polic e deputet meriton dënimin më të rëndë; e para se kanë tërhequr zvarrë dhe përgjakur një grua, një deputete, një protestuese. Pra, duhen dënuar tri herë.
Por, unë për vete, deri tani, nuk kam parë asnjë video, asnjë foto, asnjë dëshmi të filmuar, nuk kam dëgjuar asnjë dëshmitar real, i cili të ketë parë pikërisht këtë linçim të një depueteje të re, ende studente.
Kam parë një video që tregon të kundërtën, por ajo mund të jetë e rreme.
Asaj dite aty kanë qenë dhjetra ekipe televizivë, privatë me kamera, të dërguar enkas nga partitë politike opozitare, dëshmitarë të ndryshëm, të cilët e zunë edhe Mul Nokën duke bërë shu..ën. Por ende nuk kam parë një dëshmi vizive të tërheqjes zvarrë dhe gjakosjes së deputetes.
Meqenëse kjo histori po zgjatet si tepër, meqenëse njëra palë dëshmon se u përgjak e tjetra se nuk është përgjakur…sinqerisht ju lutem, nëse ka njeri diçka vizive, ose foto, ose kanë qenë të pranishëm dhe e kanë parë me sytë e tyre, ose diçka tjetër …bëjeni publike, dreqi e mori, sepse nuk është mirë as për atë vajzë të bëhet mollë sherri , ose të mbetet akti ndaj saj i pagjykuar e askush të mos dënohet.
Na sillni një video!
Të na mbushet mendja!
Zoti Bedri , jo vetem juve qe jini aty, por edhe ne jasht vendit, e pam kete shemti, antiligjore. Ska fjal tjeter, per kete skadal dhe turp me te madh, se kjo sken qe pam. Flamurin e planit ogurzi, per pushtimin e parlamentit e mbante
monika, muli , paloka dhe ca antishqiptar te tjer. Bravo policis se shtetit, forcave te nderhyrjes se shpejt, gardes te republikes qe si lan te ralizojn planin ogurzi, per pushtimine parlamentit, ndoshta edhe djegjen e tij.
Ndaj arbuteve, banditeve atyre qe demtojn pronen shteterore e private, qe kerkojn destabilizimin e vendit , qe bejn thirje per dhun e revolucjon me dhun, qe en dor mbi policin e shtetit, ka vetem nje pergjgjje.
Zbatimi i ligjit, ndaj kujdo. sot, neser esht von. SHpresojm tek ligji, avokatja e shtetit, kryeprokurorja Marku, per tu treguar vendin ketyre mostrave, sa me par.
Shqiperi bahçe me lule . Me keto vasha ” trimeresha” , vendi do bej perpara , ne drejtimin e humbur . O kafsheri qe s’u bete kurre njerez . Ne nje vend normal , keto grate , e para nuk do ishin deputete . E dyta , per prishje te rregullit e per thirrje dhune , minimalisht do pushoheshin nga seancat per x kohe . Dhe do paguanin demet materiale + plus demin moral ne gjykate per ushtrim dhune , sharje , e shpifje . Po mqs jetojne ne republike bananesh , edhe politika eshte e tille .
O Lul!VETINGU,VETINGU eshte halli yt dhe i Lugatit Sali.Keni vjedhur dhe vrare shqiptare.pa per te rezuar Ramen,prit gomar te mbije bare sa te vije balli kombetar.Malsori.Boston
O Bedri,
Ju lutem, zoteri, mos kerkoni gje, sepse NUK KA. Ka nje polici dhe Garde serioze me ne krye ministrin Xhafaj. Kaq dhe mjaft me! Gramoz Ruçi duhet te aplikoje nje rregullore te re per ata plehrat, te vjeter, te rinj apo te reja qofshin: Burgu prandaj eshte, per “te fortet” dhe kundraligjoret!
Flm, Bedri!
Edhe Meta nga student ,pa punuar asnje dite u be deputet dhe ja ndjeu lezetin. Futi dhe gruan deputete .Pse budallenj jane ata ?.Prokuroria ka kapur tani dy deputet (,dhe duhet ti heqin),se vodhen, dhe nuk heqin ata qe kane vjedhur miliona.
Kjo le te nxjerre video qe I ka gervishur gishtin policia. Pastaj te flase.
Persa I perket asa qe me te verete eshte uleritese, ESHTE GODITJA ME
CIZME QE JU BE KRYEMINISTRIT TE ULUR NE KARRIGEN E TIJ NE PARLAMENT.
AJO ESHTE GODITJE PERMSHKAK TE DETYRES, ESHTE. EFILMUAR, ESHTE E
QELLIMSHME, ESHTE ME NDERGJEGJE TE PLOTE, DHE VETE KEQBERESJA KA
POHUAR ME GOJEN E SAJ QE HEREN TJETER DO TA GODAS PERSERI……
PRA NGA NJE KEQBERESE KEMI NJE VEPER PENALE, PER TE CILEN NUK PENDOHET
POR POHON ME GOJEN E SAJ, PUBLIKIAHT, NE MEDIA E KONFERENCA SHTYPI
QE DO TA BEJE PERSERI, EDHE ME NISHAN ME TE MIRE…….
KJO ESHTE NJE VEPER PENALE, PER TE CILEN NUK E KUPTOJ PERSE PROKURORIA NUK
NIS NDJEKJEN PENALE, ARRESTIMIN E MONIKA KRYEMADHIT, JO VETEM PER GODITJEN
PER SHKAK TE DETYRES, POR ARRWTIMI DUHET BERE QE GJATE KOHES SE GJYKIMIT,
KJO KRIJESE DUHET TE QENDROJE LARG MJEDISEVE SHOQERORE, PASI PERBEN RREZIK
PER SHOQERINE……, PASI VETE E KA POHUAR QE DO TE GODAS PERSERI……
KJO ESHTE CMENDURI…..
ATO TE KERPACEVE, E KOPACEVE E ATYRE ZARBAVE TE VOGLA QE DUAN TE BEHEN SI TE
FORTA, ATO JANE BUDALLALLIQE, SEPSE VETE ATO JANE SI GELBAZA QE I NGJITEN PARTIVE
POLITIKE PER TE BERE KARRIERE EDHE DUKE PESHTYRE MBI KARAKTERIN E TYRE,
NJERA DUKE VJEDHUR KARTAT E DEPUTETEVE, TJETRA DUKE MASHTRUAR SE U GODIT NGA POLICIA.
PTHUUUUU FARE E KEQE…….