Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se Shqipëria e ka humur miqësinë e fortë me Amerikën.
Demokrati Shehu ka vijuar sërish të komentojë qëndrimin e Shqipërisë në OKB lidhur me vendimin për të shpallur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Nisur nga ky vendim, deputeti thotë se duhet një lëvizje e madhe mbarëkombëtare për të rregulluar qëndrimin.
“Kjo e vërtetë tragjike nuk mund të shbëhet nga disa “avokatë” të qeverisë, por vetëm nga një lëvizje të madhe mbarëkombëtare.
Të bësh një mik të madh nuk ndodh as lehtësisht e as me shpejtësi, por ta humbësh atë mund të mjaftojë vetëm një çast ku tregon mosmirënjohje a pabesi” gjykon Shehu.
Ai vijon duke treguar edhe marrëdhëniet mes vendeve.
“Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë në të cilën u veçuan për tu sulmuar në Asamblenë e Përgjithshme për vetë aktin e ushtrimit të të drejtës si vend sovran.
Ne do ta kujtojmë këtë ditë kur……shumë vende të vijnë të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh, që të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre.” tha së fundmi Ambasadorja amerikane në OKB, Zj. Halej.
Mbas kësaj deklarate nuk besoj se ka më dyshime për përgjigjen e pyetjes:
“A do të konsiderohet nga ShBA vota jonë absurde në Asamble si një votë kundër vetë atyre?”
Nga askush tjetër përveçse ShBA-ve mund të vijë kjo përgjigje.
Dhe kjo përgjigje ka ardhur përsëri e qartë prej tyre, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar.
Pavarësisht kjo demagogjive të atyre që për aventurizëm, “lidhje a dashuri” të tjera, nuk deshën e nuk duan ta “kuptojnë” këtë, duke cenuar kështu rëndë interesat e Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e kudo ku ata jetojnë, ky tashmë është një fakt i hidhur për ne,” thotë Shehu, i cili duket më i shqetësuar sa vetë presidenti amerikan Donald Trump lidhur me votimin e vendeve në OKB. (TemA)
Po pse Dritan preshin do degjojme?
Edhe juve ju kishim mangut o specialisti i preshit!
Mjere Shqiperia qe ka patur Minister te Jashtem edhe Tritanin!!!!
Shume po ”shqetesohesh” o Tritan por ti e hallin te gjeshe sebepe kunder Rames.
Fol me doktorin qe e futi shqiperin ne konferencen e vendeve islamike pa pyetur parlamentin kto Jane pasojat dritan preshi
O Tritan Prasi, a mos kerkon dhe ti nenshtetesine americane qe del kunder vendit tend? Mos u prif kot se atje funksionojne ligjet.Zoti Trumb sado qe eshte pa taban por nuk eshte si kok-lupa jone, tradhetar i kombit.
o Tritan , me sa duket nuk te ka bere efekt preshi i lushnjes , skemi cte te bejme presh kerkove , me te madhin te dhame , me nam , presh lushnje , ste ka bere efekt , cte thuash mjekesia ngre duart lart . po ne Athine ckerkon ?? ia the parlamentit bisedimet me kreret e larte te Demokracise se Re ??? Ata ju mesojne se si duhet vepruar ??Se si te sharoni veprimtarine e qeverise . E takove dhe Doren , eshte bere si e terbuar Dora , qe u anullua pakti mbi detin , ben sikur iu anullua trashegimia ,se kur ju mori firmen nuk e mbante njeri Doren , bente sikur kish cliruar Greqine sigurisht per kete ndihmuat dhe ju , Sala , Luli karabushi, ti si nga te paret e qeverise , sigurisht qe kane nje fije te drejte gjitonet ……., paguan . Apo jo Tritan ?? Pse nuk dilni dhe tja thoni popullit te verteten , cndodhi ?? po e prallisni deri ne var . legen del e mban konferenca dhe fjalime . Po kush te degjon ty o mjeran , ti je karte e djegur , i pavlere komplet .