Parlamenti i Shqipërisë nuk do ta vuajë mungesën e ‘Kaubojsit’.
Një tjetër personazh atipik, që i ka hyrë me makinë në fushës së futbollit për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pritet të ulet në Kuvend.
Është fjala për Dritan Bicin, i cili do të zërë vendin e Aqif Rakipit, nëse KQZ-ja do të votojë për t’i hequr mandatin deputetit të PDIU-së.
Dritan Bici në mars të vitit 2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit, hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen.
Ngjarja skandaloze tërhoqi vëmendjen edhe të mediave të huaja.
“Elf Voetbal”, revista më e madhe për futbollin në Holandë, ishte një nga mediat e huaja që e ka pasqyruar ngjarjen.
Asokohe kryebashkiaku u dënua për të mos hyrë në stadium deri në fund të sezonit futbollistik. Për atë ngjarje ai kërkoi falje publikisht, duke shpjeguar edhe arsyet përse e shtynë të futej në stadium me makinë për të dhunuar arbitrin.
Lapsi.al hulumton pak më tej rreth Dritan Bicit, ‘çamit të çmendur’ që pritet të bëhet deputeti më i ri i PDIU-së në Kuvend.
Lidhja e tij me partinë e Shpëtim Idrizit është e re, pasi që prej vitit 1992, Bici ka qenë pjesë e strukturave të PS-së dhe kryebashkiak i kësaj force politike për vite me radhë.
Përplasjet me PS-në nisën në vitin 2015.
Kur e kuptoi se Rama nuk do ta rikandidonte më në zgjedhjet lokale, ai nisi sulmet publike ndaj Damian Gjiknurit, i dërguari i Ramës si koordinator për qarkun Elbasan.
Gjiknuri nga ana tjetër përmes ILDKPI i bëri kallëzim për fshehje të pasurisë Dritan Bicit.
Megjithatë ai rikandidoi për Bashkinë Gramsh me ‘Frontin e Majtë’, duke humbur përballë Luljeta Dollanit të PS-së.
Në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, Dritan Bici nisi përplasjet edhe me Anastas Angjelin, i dërguari i PS-së në Gramsh.
“u ngeli Caci dhe nuk dinin ku ta çonin, e sollën në Gramsh”, shprehej ai për Anastas Angjelin, të cilin mund ta ketë kolegë në Kuvend e brenda koalicionit qeveritar.
Por përtej këtyre situatave sa banale aq edhe të zakonshme në moçalin politik të Shqipërisë, Dritan Bici figuron gjithashtu edhe i dënuar me vendim gjykate.
Sipas asaj që ai shkruan në formularin e vetëdeklarimit, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në shtator 2013 për incidentin që ndodhi në stadium.
Ish-kryebashkiaku është dënuar me 60 orë punë të detyruara për interes publik.
Dënimi në këtë formë ka zgjatur rreth 5 muaj.
Nuk dihet nëse ky dënim mund t’i rrezikojë atij sërish mandatin që pritet të marrë, gjithmonë po që se KQZ-ja do të votojë kundër Aqif Rakipit.
Në formularin e vetëdeklarimit, Dritan Bici shkruan ndër të tjera se ka qenë edhe emigrant i paligjshëm në Greqi në vitet 1993-1995.
Por ‘qershia mbi tortë’ e karrierës së tij mbetet padyshim akti i rëndë i marsit të vitit 2013, kur hyri në stadium me makinën personale, për të dhunuar arbitrin e ndeshjes.
Sjellje tipike të njerëzve atipikë, që për faq të keq zënë vend në Kuvend e më pas marrin vendime për të gjithë ne.(Lapsi.al)
Po mire mo , edhe i denuar me vendim gjykate , dhe paska dilema Nese hyn apo jo ne kuvend . Po edhe Po hyri Pak ndryshon , mbase fare . Tani kuvendi eshte vend ku skizofrenia eshte pjese vitale e jetes parlamentare . Si do qe te jete , ky do duket qingj para Monika histeria . Pastaj s’te le radhe Flamur Noka per debilizim truri .
Imagjinoni kur prinderit dhe gjysherit e ketij surrati kur kishin pushtet nga Otomanet dhe Fashistet, imagjinoni se c’fare benin ne Hellada ne Thesproti.
Kusuri tone qe futem ne parlament kete arroganc.
Nje gje spo kuptoj, c’lidhje ka ky katunar nga Lenia e Gramshit me partine e cameve.?? Kta Bicet cdo gje mund te jene ama vec came nuk jane hahahahahahah
Kur ne parlament eshte e pranishme “Muni’a” te tjeret jane lule!
Ky nuk eshte KAUBOJS
Ky do te quhet PILOTI I FORMULA 1 te parlamentit.