Nga Alma Nikolli
Mos këpusni lulet,
Mos parkoni para portës,
Mos pështyni në tokë,
Mos hidhni letra në WC!
Jeta e një qyteti mund të njihet edhe përmes disa shenjave jo fort të bujshme që i gjen të shkruara në mure a pllaka kudo nëpër të. Se me çfarë një popull e tepron, është krejt e kuptueshme edhe tek “veprimet e ndaluara” që tentojnë t’i diktohen.
Po të kalosh tek e ashtuquajtura “Rrugë e Ambasadave”, sikur ndjen një tjetër atmosferë. Më qetësi, rregull e “jashtështet” se në shumë pjesë të tjera të Tiranës. Lule të mbjella, përherë të mirëmbajtura përkrah disa tabelave që shkruajnë “Mos këpusni lulet”. Të huajt me siguri do kenë pyetur ndonjërin “çfarë shkruhet përbri luleve, lloji i tyre?”. Shqiptarët lulekëputës, na cilësojnë ata ne kur i pyesin për eksperiencën diplomatike në tokën e shqiponjave.
Ashtu e çrregullt, e banuar vrullshëm prej ne të ardhurve apo edhe vendalinjve, Tirana është një mozaik portash. Ngjyra-ngjyra, lloje-lloje. Shkrimi në to është shpesh i njëjti, “Mos parkoni para portës”. Tirana vuan për parkim, e di i madh e i vogël, e dinë dhe portat.
“Mos pështyni në tokë”, është një tabelë e shtuar rishtaz. Teksa ecën në Tiranë sheh po aq njolla pështyme përtokë, sa çamçakëzë të shtypur petë në trotuare, rrugë e vija të bardha. Inatet e një jete të vështirë kryeqytetase duket se kushdo i shkarkon në tokë, duke pështyrë.
Oborret private të thuajse çdo shtëpie në Tiranë janë të pastra, sapo del jashtë tyre, në pronën e përbashkët, gëlojnë mbeturinat në cepat e rrugëve. Duket sikur me çdo kusht duam të shkatërrojmë atë që nuk është e jona. Ndaj, edhe pse të vetëdijshëm mbi një sistem problematik kanalizimesh, ne nëpër lokale ende na thuhet “Mos hidhni letra në WC”.
Mos, pra, mos!(27.al)
Nuk jane keto 4 mos-et
Mos-et e verteta jane:
1. Mos shiko tjetrin shtrember
2. Mos I jep makines si I cmendur
3. Mos u sill si kafshe
4. Mos u merr me thashetheme
Ke harruar e dashur dhe nje MOS. Te dashur qener familjar kur ju shetisin Mos dhitni ne trotuar,se e beni topin e mutit njesoj sa pronari ose pronarja.Faleminderit!
1. Mos pirdh ne autobuz
2. Mos e nxirr pidhin jashte qe ne pike te mjesit sikur po shkon ne semafor dhe jo ne pune
3. Mos i jep shume gaz makines se iken nafta me shpejt
4. Mos e qi turkofagusin fort se i dhemb bytha
sna the gje
do te duheshe te flisje per edukate qytetare, per pergjegjesi personale dhe per faktin qe nje qytet, komunitet perbehet nga anetaret e vet qe kane detyra dhe pergjegjesi te cilat po nuk u permbushen e bejne jeten e gjithsecilit me te keqe. Shqiptaret nuk mund te presin nga Lali Eri apo te tjere tju pastrojne rrugicat, trotuaret etj etj.