Vera e re në fuçinë e vjetër
Nga Roland Qafoku
Duhet të ishe në mendjen e shqiptarit të madh, Spirodon Ilo, në vjeshtën e vitit 1912, që të shkruaje disa vargje të cilat sot disa mund t’i quajnë jashtë mode, por, atë kohë, Shqipëria nuk ekzistonte fare si shtet.
O flamur i Amerikës,
Mëmë e lirisë.
Ndihmo dhe të Shqipërisë,
Për irë të Perëndisë!
Ilo shiti të gjithë biznesin e vet në SHBA, dhe, bashkë me të tjerë, erdhën në Shqipëri atë fund nëntori dhe shpallën pavarësinë e mëmëdheut. E ndërsa Europa tundej e lëkundej si në vargjet e “Lahutës së Malësisë” së Fishtës, këta shqiptarë vetëm tek një shtet i kishin sytë dhe besimin, te SHBA. Kontinenti plakë me Anglinë, Francën, Gjermaninë, e copëtuan dhe e zvogëluan Shqipërinë dhe në Konferencën e Paqes pothuajse e shpërbënë. Por ishte po SHBA që ia ridha pavarësinë.
Çudia vjen në vitin 2017, pra pak më shumë se 105vjet nga shteti që na e konfirmuan amerikanët, ne i treguam kurrizin kësaj Amerike.
Me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenim, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kundërshtoi njohjen që SHBA i bëri Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Votimi i të enjtes së 21 dhjetorit, nuk do të merrte asnjë vëmendje, nëse Shqipëria jonë nuk do të votonte kundër SHBA. Mes lumit të reagimeve ku gati çdo shqiptar e ka dhënë tashmë mendimin e vet, nëse Shqipëria kishte bërë mirë apo keq që kishte votuar kundër SHBA, dy janë deklaratat më të rëndësishme: E para ajo e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe e dyta e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ja rreshtat më të rëndësishëm të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve. Fakt është që, rezoluta pro të cilës votoi Shqipëria dje, i referohet Rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit. Më konkretisht, Rezoluta 252 e vitit 1968, Rezoluta 476 e vitit 1980, Rezoluta 478 e vitit 1980 dhe me e fundit, Rezoluta 2334 e vitit 2016. Këto rezoluta janë bërë pjesë e korpusit të normave ndërkombëtare dhe rrjedhimisht, janë të detyrueshme për ne. Po ashtu, Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së, në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jerusalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë, ka qenë e mbetet i njëjtë, pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013, e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së”.
Dhe ja rreshtat më të rëndësishëm të letrës, që presidenti Ilir Meta i dërgoi presidenti të SHBA, Donald Trump.
“Dëshiroj të shpreh keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë dje në OKB, kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA-së, në momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Do të kërkoj personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë, që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare!”
Po, a është normal ky debat dhe a është e drejtë vota që Shqipëria dha kundër SHBA? Besojmë se nuk ka asnjë vlerë, përveç vetëm një fakti që ne kemi votuar kundër dhe kjo votë është një turp, për shumë e shumë arsye. Mund të kishim abstenuar, mund të mos merrnin fare pjesë, mund të bënim ç’të donim ne, por kurrë nuk duhet të jepnim ne, një votë kundër SHBA-së! Ka disa syresh analistë, facebook-istë, portalistë që thonë se, edhe shumë të tjerë votuan kundër. Po çfarë është kjo idiotësi me brirë, more zotërinj! Si ka mundësi që mes këtyre 128 shteteve, të jemi edhe ne? Si ka mundësi që ne të barazohemi me Anglinë, Francën, Gjermaninë e të tjerë e të tjerë, që nuk e kanë patur ndonjëherë problem ekzistencën e vet si shtet dhe komb? Si ka mundësi që të barazohemi me këtë Europë që na copëtoi, na ndau, na shqeu dhe bëri si një lopë të therur, copat e trojeve tona. Ua dha si llokma fqinjëve të uritur, aq sa me gojën e vet, kryeministri Tony Blair kërkoi falje për ministrin Edward Grey, për vendimin në Konferencën e 1913-ës. Jo. Asnjë nga këto 128 shtete nuk është si Shqipëria dhe kombi shqiptar. Ne i kemi shumë borxhe Amerikës.
SHBA mbështeti pavarësinë e Shqipërisë më 1912, nëpërmjet shqiptarëve që ishin atje. Më 1919, e mbështeti Shqipërinë me supervotën e saj në konferencën e Paqes, duke i dhënë pavarësinë reale që e kishte humbur nga lufta e Parë Botërore. Më 1922, SHBA vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, duke u bërë ndër shtetet e para në botë. Vetëm 4 vjet më vonë, Kongresi mori vendimin që, në Tiranë të ndërtohej godina e kësaj ambasade. Rëndësia e këtij vendimi është e madhe, po të kujtojmë se godina në rrugën e Elbasanit, është e para që departamenti i shtetit ndërtoi jashtë SHBA-ve. Më 7 prill 1939, kur Italia pushtoi Shqipërinë dhe Europa “rrinte dhe vështronte”, SHBA ishte i vetmi shtet në botë që protestoi ashpër.
Më 1999, presidenti Bill Clinton dha votën për bombardimin e Serbisë së Millosheviçit, për genocidin e pashembullt në Kosovë. Më 2004, ishin kongresmenët e SHBA, ata që miratuan rezolutën që Kosova të shpallej shtet i pavarur. Më 10 qershor 2007, presidenti Bush teksa vizitoi Tiranën, shpalli si të vetmin opsion që Kosova të ishte shtet i pavarur, pavarësi që e zyrtarizoi më 17 shkurt 2008. Në 2009, ishte vota e fortë e SHBA e cila bëri që Shqipëria të anëtarësohej në NATO. Dhe e fundit në kronologjinë kohore, por jo për nga rëndësia, reforma në drejtësi për të forcuar shtetin ligjor, është ekskluzivisht projekt i SHBA-së.
Nga e gjithë kjo panoramë kuptohet mjaft qartë që, lumi i të mirave Shqipërisë i ka ardhur pikërisht nga SHBA dhe nga askush tjetër. Sot nuk ka vend të ndash një popull në pro dhe kundër Amerikës. Kjo është një miqësi dhe një lidhje që nuk e shkuli dot as Enver Hoxha, gjatë 46 viteve diktaturë komuniste, kur SHBA cilësohej armiku numër një në botë. Ndryshe do të ishte sikur të enjten e 21 dhjetorit, vota jonë të mos ishte kundër SHBA. Ajo votë ishte mosmirënjohje dhe një turp që nuk do ta kapërdijmë për vite e dekada. Ishte një turp!(AFP.al)
o Qafok po si nuk shkruajte nje here te vetme pa gabime mer burre? A e kupton qe nuk lexohesh qe nga fjalia e dyte e poshte? Quhet SPIRIDON ILO, dhe jo Spirodon si zorre e trashe.
Roland.!Te njohim si gazetar mjaft objektiv,dhe nje analist i kudeshem,ku gjithemon kap bukur thebin e debatit..
Po ketu po gabon, ase me mire po tregohesh oportunist..Nuk i heq asnje presje deklarates ,ministrit Bushati..dhe them se u be mire, per tre arsye..
Se pari. Sishte vote kunder,Amerikes,pasi edhe brenda Amerikes, qendrimi i Presidentit Amerikan,ndesh me qendrimin e hershem te presidenteve te tjere amerikan dhe ka ndezur polemike brenda vendit..
Se dyti.Per ceshtjen e Kosoves..Ju e dini shume mire,qe shume vende Myslymane, e kane njohur Kosoven, dhe te tjere priten ta njohin.,nderkohe qe vete izraeli nuk e njeh..Pa me thua, nese do ndothte e kunderta, cdo te benin vendet Myslimane, karshi Kosoves?
Se treti,Ju dashje po rjeshtohesh, me anti Amerikanet..A nuk eshte opozita dhe Ilir Meta, qe po kundershtojne reformen ne drejtesi, dhe po dalin hapur kunder Amerikaneve..ne shume raste..dhe ju ne vend qe ta kritikoni qendrimin e Metes, per gafen me te madhe qe ka bere si president, na i jepni si shembull, qe Metes i digjet,xhani per Ameriken..Nuk te nderon ky qendrim!
More Qafok!
Ne radhe te pare, ishte nje votim qe nuk kishte fare te bente me SHBA-ne, por per nje qytet ne Lindjen e Mesme, shume larg SHBA-se dhe mbi te gjitha aspak problem amerikan!
Ne radhe te dyte, qe Jerusalemi te njihet kryeqytet i Izraelit ne arenen nderkombetare (per Izraelin eshte de facto i tille) duhet me pare qe te zgjidhet edhe ceshtja palestineze, ceshtja e shtetit palestinez dhe mbi te gjitha paqja midis popujve arab, Iranit, etj me Izraelin ku SHBA-ja eshte protagoniste!
Ne radhe te trete, qe pothuajse te gjitha vendet perendimore votuan kundra propozimit te SHBA-se (dhe jo kundra SHBA-se) per Jerusalemin verteton edhe nje here se kjo ceshtje nuk eshte thjeshte nje ndryshim i nje kryeqyteti te nje vendi, nuk eshte vetem nje ceshtje midis izraeliteve dhe palestinezeve qe perfshin 20 milion banore, nuk eshte thjeshte as ceshtje arabo-izraelite, por shume me teper se nje ceshtje kombesh apo popujsh rajonal apo ne shkalle planetare! Eshte ceshtje religjoze, ceshtje civilizimi! Dhe eshte normale kur nga ky qytet mijravjecar ku dalin rrenjet e civilizimit, kur nga ky qytet ku lindi hebreaizmi, kristianizmi e Islamizmi, nuk mund te vendosi me nje rezolute kercenuese nje president i cekulibruar i nje vendi me histori 300 vjecare!!!!
Se katerti, askush nuk te dhuron lirine, po nuk e kerkove ate vet!
Se pesti, mbivleresimi i nje “miku” edhe kur nuk kishte ndonje rol te vecante ne ngjarjet historike te 40 vitetve te pare te 1900-tes kalon kufijte e servilizmit dhe te bythelepirjes!
Se pesti, ku ishte ky “mik” qe na la ne duart e nje diktatori komunist per mbi 45 vjet?
Se gjashti, turp eshte te jesh nje vend europian dhe te mos votosh sic votuan edhe ata, vendet me demokratike te botes, anetaret e BE-se dhe aleatet tane ne NATO!
Se shtati, turp eshte te mos respektosh rezolutat e OKB-se dhe jo ti shkelesh ato per interesat e nje te cmenduri qe cdo dite provokon konflikt, percarrje, racizem, ksenofobi, lufte, urrejtje dhe sigurisht me pak liri!
Votimi i Shqiperise ne OKB, nuk ishte kunder Amerikes, por kunder idese se nje te cmenduri si Trump.
Sot, pasi amerikanet dhe mbarebota po e njohin kete mashtrues, mbi 65% e amerikaneve jane kunder politikave te tij.
As vete administrata e zgjedhur nga Trump nuk i mbeshtet vendimet e tij, qe po e izolojne Ameriken nga Bota.
Trump nuk eshte Amerika! Te thuash qe Trump eshte Amerika, eshte si te thuash shqipetaret jane Enver Hoxha, Berisha etj.
Vota e Shqiperise i jep asaj vec respekt, jo vetem ne 128 vendet qe nuk votuan per idene e Trup, por edhe te shumices se amerikaneve.
“Lum” qytetareve te 8 shteteve qe e mbeshteten idene e cmenur! Populli i tyre, me siguri qe ndjehet “shume krenar”.
Per Shqiperine, mbeshtetje kane qene Bill Klinton, Xhorxh Bush, kurse Trump po i debon te huajt, racist i pashoq, qe te vetmin synim ka shtimin e miliardave te tij.
E para shkrime te tilla ,
kane vlere gjithmon vetem para Veprimtarise Diplomatike ,
ne nji form analize ,per ti orientuar disi ,mendimet ne ate qarkullim te turbullt
brenda kokes se Politikes ne Pushtet .(flas per vende ,ku exziston nji klase intelektuale e cila eshte gjithmon orientuese ,ose pse jo qartesuese e rruges se shtetit .Kto i ka cdo shtet .Na.ja -Ne shqipot kemi nji art # Shteti)
Ku qendron Fataliteti i atij votimi prej torollaku miop !
Politika Shqiptare funxionon si ajo e vendeve turko-arabe ,qe do te thote ,
gjithcka personalizohet .Ne Shqypni -Shteti eshte saliu .Pastaj Shteti behet Nano. Shteti eshte Rama )-Ne Turqi Erdogan etj .
pra ajo qe dua te paralelizoj neperje atij personalizimi shteti ,eshte ai mentalitet shqiptare ,
ai tru naiv ,
sepse ashtusi ata jetojne e mendojne ne Boten e tyre ne Shqiperi ,
ashtusi i shofin gjerat ne Shqiperi ashtu i trajtojne edhe ne raport me Boten e huaj !
Ktu qendron naiviteti Botes shqiptare ,sepse vepron ne nji Bote te Huaj ,
sipas nji mentaliteti naiv shqiptare . Me Konkretishte;
Fjala eshte natyrishte per ate se si e pane Politikanet Shqiptare kte Votim ne OKB .
Si idiote te meshiruar qe jane , e mentalitet anadollaku karagjoze ,
perball atij Votimi ata nuk shikonin SHBA-te si shtet (mik e aleate i Shqiperise) por me ate tru te vogel sa te nji milingone ,
pane para Amerikes figuren e Trump ( pa pare aspak ne ate se,
ky “Trump ” apo X-Galion Figur Politikani (i yrryer apo i dashur nga Opinioni Boteror ,perfaqson Shtetin Amerikan jo personalitetin e tij !)
Pra kte dallim nuk arriten ta shikonin miopet shqiptare dhe votuan kunder
( sepse natyrishte ,qe dikush nga Lart psh Be – i ka cpuar pas me gisht,
apo fryr ne vesh te votojne ashtu dhe me kte Djalli qe i fryti ne vesh idiotit shqiptare me nji gure ,
goditi dy zogj . Voten kunder Trump-SHBA-ve dhe nga ana tjeter e medaljes ,
beri qe Shqiperia te shikohet ktej e tutje jo me ate sy prej SHBA-ve per te cilen ky votim ishte pse jo nji Test ,
ku te shikoje qart mbi kte Bote ,pra shkurt ,te demtonte maredhenjet e Shqiperise me SHBA-te dhe Shqiperia te shtrengohet ktej e tutje nen Daret e dy Superfuqive BE-SHBA si nji njeri i gjendur ne mes Autostrades rastesishte dhe nga te dyja anet ta presojne dy traks/ Kamione Gjigand ,dhe Shqiperia te ngelet nji Viktime ne meshire te faftit .(le qe kaq thell nuk shikon dot ai tru tralala ne ate Bote ,por qe te pregatisin Arkivolin s’do ishte keq .te pakten te varrosen me ndere edhe perse ne kte jete jetuan si pedere .)
Qafoku ka plotesisht te drejte. Madje eshte pak i vonuar ne kete qendrimin e tij. Ne duhej absolutisht te kishim abstenuar. Asnje justifikim nuk qendron. Te jesh me Erdoganin dhe te dalesh kunder Amerikes, kete vetem Zdapi mund ta bente. Ne kemi pasur, kemi dhe do te kemi nevoje per perkrahjen e Amerikes. Ajo eshte i vetmi aleat i vertete qe kemi. Pavaresisht se kush sundon ne Shtepine e Bardhe. Dhe ne mos gaboj atje sundon dikushi qe vete populli amerikan e ka zgjedhur. Duke ditur marredheniet tona me fqinjet, duke ditur qendrimin e Rusise dhe shume vendeve europiane ndaj nesh, ne nuk duhet te demtojme marredheniet me Ameriken per nje dava konflikti izraelito – palestinez. Ne fund te detit nuk kane vajtur te dy palet. Nuk po them te votonim pro Trumpit, por qe te abstenonim ose te mos merrnim pjese fare ne votim. Greket, serbet e kompani do te jene shume te lumtur kur te verejne se Amerika e ka terhequr interesimin dhe perkrahjen ndaj vendit tone. Dhe mos i beni qefin vetes me shprehjet idiote: se Amerika nuk na e var shume, nuk na e merr per keq, se ne kemi votuar si gjithe bota etj etj. Gabim i madh.