Nga Panajot Barka
Në ditën e madhe për Krishtërimin, Krishtlindjet, të gjitha medjat në Shqipëri kishin si lajm të parë vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për dheniën e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Kishes Ortodokse të Shqipërisë, fortlumturisë së tij Anastas!
Fillimisht u duk se lajmi meritonte përgëzime pasi ruajti të paktën “asnjanësinë profesionale”, dmth, nuk pati reagime, për më shumë negative. Kjo tërheq vëmendjen, pasi po ndodhte për herë të parë një qëndrim i tillë me adresë Kryepeshkopin Anastas dhe për një “lajm” që ai e priti për 25 vjet. U duk se ishte një zhvillim që e bënte të pavlefshme alibinë e pesë paraardhësve të presidentit Meta që ia mohuan këtë kërkesë të ligjshme Fortlumturisë së tij Anastas për gjithë ciklin e kontributit të tij në favor të KOASH, me preteksin se u trembëshin reagimeve negative të jo ortodokseve. E vërtet është se ky argument i bënte krerët e lartë të shtetit aq rezistentë saqë nuk pranonin as ndërhyrje të faktorëve ndërkombëtarë për këtë çeshtje, gjë që do të thotë se vendimi ishte ndërgjegje e brendshme e tyre. (Por, nëse Kryepeshkopi është grek dhe kjo përbënte pengësë, atëherë çfarë duhet menduar per ata mijra shqiptarë në Greqi që në respekt të ligjit kanë marrë, ose pritet të marrin nënshtetesinë greke ?!).
Fatkeqësisht, situata “e lajmit profeesionist” për vendimin e Metës si hap në frymë evropiane dhe që po shkrinte akujt me Athinën, zgjati vetëm një ditë. Detashmentët e reagimeve negative jashtë ortodoksisë ia bëhen mënjëherë një ditë më pas me një egërsi cfilitese. Madje pati nga ata tribalë që fituan të drejtën për t’i kërkuar llogari Presidentit për arsyet e vendimit të tij!! Duke marrë parasysh aktin e Presidentit Meta si të tillë, (aspektin ligjor, kontributin e Kryepeshkopitnë ringritjen nga hiri të KOASH dhe kapacitetin intelektual me spekter botëror të tij të venë në funksion të vendit, anën humane me dimesion kohën e pritjes dhe moshën e vet Kryepeshkopit, por edhe momentin politik në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë dhe hapat e Shqipërisë drejt BE-së), këto reagime nuk mund të justifikojnë nivelin intelektual, kulturor dhe profesional të pretenduar të autoreve të tyre. Por, ajo që u vu re është se arsyeja e vërtetë e tyre për këto reagime mbëtet e njëjtë. Ajo nuk ka të bëjë aq me figurën e Kryepeshkopit, se sa me atë që ai përfaqëson në Shqipëri, KOASH-in. Kat ë bëjë me mbylljen e çdo dritareje që mund të prodhojë marrëdhënie miqësore me Greqinë. Dhe fatkeqësisht, nuk shpreh thjesht komplekset e së kaluarës së largët, porse në këto komplekse gjejnë terren më të përshtashme interest e të tretëve dhe zhbirimi i interesave të brendshme politike.
Pikërisht në këtë qasje duhet kërkuar dhe arsyeja se përse nuk pati edhe kësaj here as reagime pozitive, madje as nga elita ortodokse. (Perjashto aktorin e madh Robert Ndrenika, i cili kesaj hëre nuk fshehu origjinën dhe përkatësinë e tij fetare midis emrit Robert dhe mbiemrit Ndrenika). Ky fakt num mund të lidhet me arsyetimin se është non sens të shprehesh konsiderata të larta, se më në fund u kapercye një refuzim absurd 25-vjecar duke shkelur ligjin shqiptar nga vet presidentët e Republikes. Aq më tëpër kur Kryepeshkopi tregoi se nuk i duhej fare nënshtetësia shqiptare për t’u përkushtuar me përgjegjësinë e një qytetari të devotshëm të këtij vendi, për të ndërmarrë veprën e tij të pamatë në shërbim të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe të shoqerisë shqiptare, apo të përdorte kredibilitetet personale që janë të një niveli ndërkombëtar për të promovuar Shqipërinë në botë, më shumë se çdo figure politike në vend.
Në këto rrethana kuptohet se nënshtetësia shqiptare ishte për Kryepeshkopin Anastas një mjet për të treguar se edhe shteti shqiptar e pranonte Kryepeshkopin si pjesë të vet, ashtu siç e konsideronin ortodokset shqiptarë dhe populli shqiptar, pavarësisht përkatësisë fetare, ose ashtu si vet Kryepeshkopi përjetonte si qëllim sublim përkushtimin ndaj kishës ortodokse të Shqiperisë!
Kuptohet që mungesa e reagimeve pozitive nga besimtarët Ortodoksë dhe elita ortodokse, nuk lidhet aq me mungesën e motiveve për t’ u shprehur pozitivisht, se sa me faktin se këta faktorë e kuptojnë se vendimi i presidentit për t’i dhenë nënshtesinë shqiptare Kryepeshkopit të tyre Anastas, nuk do ta shpetojë ortodoksinë shqiptare nga paragjykimet e njohura të pseudonacionalisteve shqiptarë me përkatesi fetare joortodokse. Për këtë nuk përbën garanci as deklarata e Kryepeshkopit Anastas se pasardhësi i tij në fronin e kreut të KOASH do të jetë me siguri një shqiptar. Një zhvillim i tillë do të krijojë garancinë se atëherë do të bjerë alibia e derisotshme që kësi paragjykimesh dhe qëndrimesh denigruese për ortodoksinë në Shqipëri lidhen me identifikimin e kreut të saj me “pretendimet armiqësore” greke ndaj Shqipërisë. (!!)
Kultivuesit e këtyre tezave të nxjerra nga mjedisi i shekullit XIX, nuk arriten kurre të shikojnë e të vlerësojnë veprën e Kryepeshkpit në krye të KOASH-it, që për nga përmasat konsiderohet totalisht e pamundur për një kohë kaq të shkurtër dhe nga një njeri i vetëm, qoftë ai edhe i perendishëm dhe të realizuar pa asnje kacidhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Ata e neglizhojnë ose e mohojnë atë, jo për të mohuar figurën e Kryepeshkopit Anastas, por pikërisht për të neutralizuar vepren e tij, që tanimë është identifikuar me këtë Kishë në të gjitha drejtimet. Pra, i tremben kësaj vepre se u vështirëson kundërvënien ndaj Ortodoksisë Shqiptare, kontributi i personaliteteve të secilës, pavarësisht nga motivet, qëndron në themelet dhe në terësinë e konstruktit të shtetit shqiptar. E tregoi më së miri këtë censusi i vitit 2011 ku dhe vet shteti tregoi se i intereson që numri i ortodokseve në Shqipëri të jetë më i pakët se numri që japin analet statistikorë të Perandorisë Otomane të fundit të shek XIX, ose përpjekjet e pafundme për të eliminuar trashëgiminë e pasur kulturore të këtij besimi, pasi kjo pasuri ka vulën e kulturës greke, qoftë të drejtpërdrejtë, qoftë si misherim të perandorive byzantine dhe otomane !!! Ndodh kështu kur dihet se ajo nuk është pasuri kulturore e kryepeshkopit Anastas por e popullit shqiptar, kur dihet se vlerat e vetme active me akses perendimor nga trashëgimia e së kaluarës lidhen me këtë besim dhe kulturën e vet shpirtërore dhe materiale.
Një gjykim i tillë lëjon vlerësimin se akti i presidentit I. Meta nuk u shpeton dozave të ironisë dhe të cinizmit, që evidentohet tek pyetja:-Përse i duhet nënshtetësia Shqiptare Kryepeshkopit Anastas në këto momente dhe kur për shkak të moshës i kërkohet të deklarojë se kush do të jetë pasardhësi i tij!? Apo mos vallë Kryepeshkopi Anastas do të shpresojë se një ditë të së ardhmës do të pohohet se ringritja nga themelet e Kishës Ortodokse Shqiptare eshtë vepër e Kryepeshkopit me shtetësi shqiptare Anastas!?
Sado i vërtetë, ky argument ngjason i paqëndrueshëm po të kemi parasysh nivelin e lartë të institucioneve dhe të personaliteteve të involvuar në këtë çeshtje. Më i besueshëm duket argumenti që faktorët e këtij niveli e pranuan bashkarisht këtë sfidë ironie, për t’u shërbyer qëllimeve më të larta.
Kjo do të thotë se vendimi i Presidentit Meta i shkon përshtat rolit protagonist në sfidat kalimtare historike që ka përpara vendi, rol që atij i siguron një distancë nga vulgu politik në vend, ku nuk mbëtet pa përmendur edhe emri i tij. U duk kjo qartë në të gjitha qëndrimet e fundit të Presidentit, si ndaj zgjedhjës së Prokurorës së Përgjithshme me mandate të përkohshëm, ashtu dhe përsa i përket votës së qeverisë në OKB për çeshtjen e Jeruzalemit. Në këtë rrjedh shkon edhe vendimi për shtetësinë shqiptare të Kryepeshkopit Anastas, pasi Meta është njohës shumë i mirë i faktorit Greqi në skaqerën e politikës ndërkombëtare dhe rolin e saj gjeostrategjik me rendësi për aleatët perendimorë dhe akti i tij në spektrin human, tejkalon çdo ngerç që prodhojnë bisedimet për zgjidhje paketë të problemeve midis dy vendeve. (!!!)
Në këtë linjë, javët e fundit qëveria ndryshoi totalisht kursin e politikës së saj me Greqinë dhe jo aq thjeshtë për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, se sa paralelisht me këtë, për t’i hequr nga dora Greqisë të drejtën për mbajtur ose për të inspiruar qëndrime që mund të pengojnë hapjen e negociatave për integrimin e vendit në familjen evropiane. Në këtë prizëm duhen pare edhe dy vendimet e fundit të qeverisë, po në prag të Krishtlindjeve, për problemin 76vjeçar të eshtrave të ushtarëve grekë renë në token shqiptare në betejën e parë fituese ndaj fashizmit në luftën e dytë Botërore, aq i ndjeshëm në Greqi. Mirëpo pala greke, duke u nisur nga fakti se këto hapa të qeverisë shqiptare ngjajnë si dy pika uji me situatën e vitit 2009, kur Athina dha çfarë kërkoi Tirana, por Tirana nuk iu përmbajt premtimeve, sidomos përsa i përket çeshtjës së eshtrave të ushtarëve grekë dhe marrëveshjës së detit, ka rezerva besueshmerie shumë të larta ndaj hapave të mirëkuptimint të qeverisë Shqiptare, deri në atë shkallë saqë takimi i pritshëm i Korçës mund të shenojë edhe kthim prapa krahasimisht me atë të Kretës. Aq më tëpër që kërkesa e pales shqiptare për riabrogimin e dekretit të gjendjes së luftes gjithnjë e më shumë lidhet me kërkesa të tjera që s[ kanë të bëjnë fare më të.
Në këto rrethana lëvizja e Metës me shtetësinë e mohuar Kryepeshkopit Anastas, përbën një lëvizje në një nivel tjetër për të shkuar drejt Athinës, kur dihet se Kryepeshkopi Anastas ishte bërë shpesh ndërmjetësi me rezultativ për të rregulluar marrëdhëniet me Athinën kur ato i minonte politika e ditës. Meta, nga posti i Presidentit të Republikës me vendimin e tij, është e sigurt se mendoi hapin e tij drejt Athinës, si kontribut për Shqipërinë, por edhe për vete. Reagimi pozitiv i niveleve të larta të politikës greke ndaj këtij vendimi e vërteton këtë kongliuzion. Aq më shumë që ai ka një shans tjetër më të rendësishëm, atë të rinovimit të Traktatit të Miqësisë me Greqinë që përbën eksluzivitet të të dy presidenteve.
(Per gazeten TemA 26.12.2017)
NEqe nuk jemi praktikant kultesh nuk kemi asgje me krishteret SHQIPTAR , as me myslymanet , as me katoliket , as me evangjelistet , ne i shikojm te ter si SHQIPTAR nuk i ndajm i lagur apo i pa lagur, por ne nuk jemi kurrsesi dakort me nenshtetsin e janullatosit si nje kryepeshkop qe ka 25 vjet ne SHQIPERI dhe nuk flet kurr ne mesh gjuhen SHQIPE , nese do te baj mesh ne greqisht te shkoj te pirdhet ne greqi , ktu esht problemi per ne , qe nje njeri qe urren gjuhen SHQIPE nuk meriton nacionalitetin SHQIPTAR , por se kemi ne nje president bythqir si ilir meta kjo esht fatkeqsi komtare ,dhe perfitojn oficeret e asfalis greke dhe sherbimit sekret serb , ktu esht problemi , kurse besimtarve ikrishter ku do qe jan i urojm nga zemra gezuar krishtlindjet.
materiali real dhe teper i sakt i Barkes nuk eshte as per sunitet or shiitet,aq me keq per bastardet[atheoi] kshq ik e bjeri me dore………………………..rrot [email protected]!
Z.Barka ! Lepinja bithen Jonullatis ! !!! eshte puna jote , por ne duani a S’DUANI ju hiena ,Shqiperia eshte pjese e EUROPES me mijra …mijra vite , qe heret kur rraca yte ishin majmune ne Azine e aferme ! (Nuk kam probleme per shtetesine sipas ligjit,pa shkelur ligjin shqiptar-) Politika eshte tjeter,. Po shteti shqiptar duhet te jete per mardhenie reciproke me te gjithe ! Asgje ne dem te shqiptareve as te tjreve, Historia nuk fllon a mbaron kur duan grekerit ,sllavet a shqiptaret !Levizjet pushtuese ne ballkan nuk do te thote tjetersim territori !!!!! Pushtuesit mund ta mbajne territorin per nje periudhe te caktuar..por do te terhiqen me hire a pa hire, do Barka a varkas !
ti more zoteri ato librat qe mban nga pas i ke sa per dekor, se sa per ti lexuar u duke ne debatin me Ngjelen, qe nuk kishe se cfare te thoje.
Panajoti e ka shkruajtur kete artikull me djallezi dhe tinzari. SI grek I vertet. Qe ne fillim ai heq nje vije te prere ndarese ndermjet ortodoksve dhe atyre “te tjereve” qe nuk paskan fatin te jene te tille. Dhe thote se per pasoje e ketyre te fundit Janullatosi nuk e paska marre deri me sot nenshtetesine shqiptare ! Ai ben sikur nuk e di se edhe pjesa me e madhe e ortodokseve shqiptare mendon po njelloj si pjesa tjeter e popullit. Panajoti duhet ta mbaje vath ne vesh se ortodokset, katoliket, synitet, bektashinjte, laiket dhe ateistet, jane pjese e popullit shqiptar. Pra bejne nje te tere. Secili ka te drejten e vet te thote dhe te shprehet me te gjitha mundesite per gjithçka qe i takon institucioneve te shtetit shqiptar. Dhe ketu ben pjese edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan Nolit. Prandaj ai genjen pa pike turpi kur shkruan se ortodoksia shqiptare ka vulen e kultures greke! Duhet me I kujtu Barkes se si vule te kultures greke ne ortodoksine shqiptare ne njohim edhe vrasjet pas shpine te Papa Kristo Negovanit, Patro Nini Luarasit, At Stath Melanit e dhjetra te tjereve. Manifestimi i djeshem i ortodoksve shqiptare para kishes ortodokse te Permetit, te uzurpuar nga « mekembesit » e Janullatosit, e deshmon kete fakt. Po ashtu Panajoti genjen dhe mashtron kur shkruan se « vlerat e vetme aktive me akses perendimor nga trashegimia e se kaluares lidhen me kete besim » ! Jo i « nderuari » Panajot. Ishin rilindasit shqiptare te te gjitha besimeve fetare qe kerkuan lidhjen e Shqiperise me Perendimin, pa dallime fetare. Greqia si vend anetar I BE-se e ka shfrytezuar maksimalisht kete privilegj per t’I shkeputur Shqiperise leshime pas leshimesh, siç ka qene marreveshja e detit, ajo per varrezat e ushtareve greke etj etj. Qeveritaret shqiptare e kane gabim qe I perulen sot nje Greqie te permbytur nga borxhet. Ajo nuk ka me kellqe ta pengoje, edhe sikur te doje, rrugen europianoperendimore te Shqiperise. Dhe ne rast se shqiptaret jane mosbesues dhe dyshues ndaj Athines, kjo vjen nga nderhyrja flagrante e shtetit grek ne punet e brendshme te shtetit shqiptar. Aq sa edhe nje haur te prishet ne Dhermi apo Pogradec, Athina do t’I dergoje note proteste Tiranes se po shkaterron manastiret ortodokse… greke!!! Per sa kohe qe Athina do te mbaje kete qendrim ndaj Shqiperise, per aq kohe do te vazhdoje antipatia dhe mosbesimi I popullit shqiptar, te krishtere e muhamedane, ndaj fqinjit jugor. Dhe ketu nuk po hyjme ne historite e çameve apo te greqizimit te rajoneve te Epirit te Jugut. As Meta, nuk e ndryshon dot kete tendence, sado vizita qe te beje ne Athine. Dhe dije Panajot se une jam ortodoks me origjine den baba den. Por ortodoks shqiptar. Si 99 perqind e ortodokesve qe banojne ne Shqiperi.
@katarakti
Une nuk i kuptoj qellimet e Panajotit, sikurse ti i ke pikasur prej se largu, por ama kuptoj me siguri qe ti je nje person i kufizuar nga paragjykime dhe kjo, per fatin e keq ka lidhje pervec intelektit edhe me injorancen. Dukesh dhe i shkolluar, por nuk te mjafton. Perpiqu te kuptosh dhe te gjesh ndonje “fakt” per te keqiat qe i paska sjellur kryepeshkopi Anastas, Ortodoksise shqiptare ne keto 26 vjet (meqe qenke dhe ortodoks den baba den). Bej ndonje krahasim dhe me drejtuesit e feve te tjera ne Shqiperi. Pyet njerez te ditur qe banojne ketu, sepse ti dukesh se je i ikur nga Shqiperia. Vetem atehere mund te linde e drejta per te gjykuar dicka qe nuk ben pjese ne formimin tend.
Me putan.e gojore se kjo varkari grek nuk ben me greqia kjo vetem gojore gomari di te beje
Ti more qirje varka-barka je thjesht nje emisar grekomane I megaliidese Brenda trojeve shqiptare, I deklaruar dhe e specializuar ne misionin antishqiptare qe te eshte ngarkuar dhe qe e kryen me perkushtim. Nuk pritet tjeter gje nga ti e vromare te there si ti !!!
Te gjithe kreret e shoqatave te arvanitasve, cuditerisht, kane ndruar jete nga leucemia ne gjak. Pa perjashtim! I fundit ishte Aristidh Kola.
Edhe kryetari i pare i PBDNJ, i ndjeri Vasil Melo, shkoi ne Greqi, me kembet e veta, per to sheruar, e u kthye me arkivol, per tu zevendesuar nga nje psallt i ri e njekohesisht perkthyes e nxenes i Janulles: Vangjel Dule.
Ky eshte “ortodoksizmi” i sotem grek, per te cilin shkruan kjo vemje.
Ndersa politik-plehrat tane e ngejne Janullen ne piedestal, duke shkelur mbi gjakun e gjithe atyre qe deshen meshen ne gjuhen Shqiperi, qe nga Teodor Haxhifilipi, Petro Ninit, Stath Melanit, etj., te cilet u helmuan ose vrane nga kisha greke e paraardhesit e ketij vemjes qe ka shkruar kete pacavure.
Edhe shqiptaret ne greqi Kane 25 vjet ne Greqi dhe su jet njeri shtetesin ju me keto e shtoni me shume urrejtjen
Ca tymosni te me jepni dhe mua.Gabim qe e pranoi nenshtetesin aty pastaj do kerciste 3filo.E majta dhe orthodhoksia eshte 1 utopi por eshte onjectiv per te bere 1 shoqeri sa me humane prandaj ky njeri human me vlera te jashtezakonshme na beri nder
Faleminderit hiresi qe pranove nenshtetestn
Qirje VarKa. Na e hodhet. E fituat kete beteje. Urrejtesi i gjuhes shqipe i dhente nje te kenduar rreze veshit sa me shpejt edhe Like Floririt.
Miq. Bijte duhet ta duan nenen edhe kur ajo fyhet e goditet. E pavdekshme qofte SHQIPERIA.
Shtetësia shqiptare nuk e bën më të mirë Kryepeshkopin grek. Ai është “munduar” shumë për ne aqsa është bërë lypës (tellall) nëpër botë, siç thotë vetë, duke mbledhur ndihma për shqiptarët kur vendi i tij Greqia ishte dhe vazhdon të jetë në krizë. Fondacionet e feve të huaja reklamojnë veprat e tyre bamirëse për të varfërit shqiptarë duke krijuar komunitete simpatizantësh si dikur që justifikuan coptimin e trojeve shqiptare. Për hir të integrimit në Be ne në vend që të vemë vetulla po nxjerrim edhe sytë. Legalizimi i veprës së Kryepeshkopit grek është i gabuar se është kundër interesave shqiptare dhe i kundëvihet popullit që e ka kundërshtuar. Kasandra.
Sa te njere qe jemi!! Gjeni Po minder nje argument kunder Barkes!? Nuk kemi! Sado qe te perpiqem i Greqine dhe helenizmn e kemi ne gjak dhe gene dhe sa here perpiqem I per ta shkulur apo vrare, shkulim dhe vrasim veten. Shikoni per rreth. dhe ne histori. Po te heqim pjesen greke mbetemi ne dhe shkembenjte
Qirje Barka si ateist qe jam nuk me behet vone per hiresine e tij po pse i mban meshat ne greqisht ne tirane ne flasim shqip dhe jo greqisht.
Si gjithnje radiografia e z. Barka e sakte. Te krishteret orthodokse ne shqiperi (shqiptare dhe minoritare) dhe nje pjese emadhe e popullsise jo te krishtere as e kane pasur problem e as e kane ne se hiresia e tij Anastasi e ka shtetesine shqiptare apo jo. Besimi shkon pertej kombesise. Akti i presidentit i dha fund nje qendrimi te turpshem te 5 presidenteve te meparshem shqiptare, por eshte ne te njeten kohe nje qendrim i ri pragmatist i vendit. Perballe vetos se mundeshme per hapjen e mundeshme te negociatave Shqiperia beri nje levizje pozitive per te rehabilituar veten e saj ne raport me normat europiane. Por kjo levizje nuk eshte aspak e mjaftueshme sic na kujton Barka, edhe here tjeter partia e radhes ne pushtet ka iniciuar marreveshje me Greqine dhe pastaj i ka shkelur keto mareveshje.
Nuk ka shance qe te perseritet i njejti skenar si atehere kur u neneshkrua marreveshja per stabilizim dhe asocijim, megjithe protesten e emigranteve shqiptare para parlamentit Grek. Shqiperia duhet beje jo sikur i pranon parimet europiane te bashkejeteses por ti zbatoje ato realisht. Nuk do kete tjeter Pangalo, qe ne cilesine e zv/kryeministrit u tha emigranteve protestues atehere “shkoni e i zgjidhini ne Shqiperi problemet tuaja-qeveria greke ka axhenten e saj”. Ne fakt parashikimi i Pangalos doli i pa vertete, qevertite shqiptare i acaruan marredheniet me greqine me tu votuar marreveshja, dhe faktori cam erdhi duke u fuqizuar per ti prishur me sukses keto marreveshje dhe mbajtur konstant armiqesine me greqine, pa i interesuar aspak qe njemilion shqiptare punojne e jetojne ne Greqi.
Duke permbledhur, shtetesia e kryepeshkopit eshte thjesht simbolike, kurse shkrirrja e marreveshjes se ngrire nga Rama per varrezat e ushtareve te rene ne luften antifashiste eshte nje hap i vogel i Shqiperise per pranimin e normave europiane, por vetem nje hap i vogel. Le te shohim rrjedhen e ngjarjeve, ne se Rama nuk do vere gure ne rrotat e miqesise se natyreshme te dy fqinjeve te lashte.
Qirje Barka!
Ti, Janullatos, prostituta berthamore Sali Shiqere Berisha, Ilir Meta e Edi Rama shpresoj tju vije dita!
Zot nuk ka, se po te kishte nuk do i jepnim djallit pashaporte shqiptare!