Kryepeshkopi Janullatos, 25 vjet më pas!

25 Dhjetor 2017, 11:34Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nuk shoh asgjë rastësore në dekretin e Presidentit të Republikës, për ti dhënë pikërisht tani shtetësinë shqiptare Kreut të Kishës Ortodokose Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatosit. Përkundrazi.

Si një politikan që nuk nuk ka hyrë në zyrën Nr. 1 të shtetit për të kaluar 5 vjet që të plotësojë me to CV e tij, ky është një tjetër sinjal se Presidenca shqiptare deri më 2022, do të jetë shumë më politike sesa mendohet. Ilir Meta ka bërë një xhest që edhe sot, të gjithë paraardhësit e tij nuk do e bënin, siç edhe nuk e bënë në fakt, as në çerek shekullin e shkuar. Pavarësisht kohës, rrethanave dhe një konteksti krejt tjetër.

Po ndiqja me vëmendje të shtuar deklaratën e Janullatos pak ditë më parë, gjatë një interviste dhënë televizionin grek “Sky”, e cila çuditërisht kaloi pa jehonën që mendoja se meritonte, nga mediat shqiptare.

I pyetur nëse pasaardhësi i tij do të jetë shqiptar, ai u përgjigj: “PO, është e natyrshme dhe mëse e qartë. Unë jam aty prej shumë vitesh. Dëgjoni… Ne grekët nuk kemi guximin ta vëmë veten në vendin e tjetrit. E imagjoni dot? A do të kishim lejuar ne të kishim dikë nga Serbia apo Bullgaria që të na drejtonte kishën? Unë nuk shkova aty për të krijuar një koloni. Por, për të krijuar Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare”.

Ishte një paralajmërim shumë i qartë, pavarësisht se edhe po aq i vonuar. Ishte një shikim i të vërtetës historike në sy, e thënë me një gjuhë të troçtë, që nuk linte më vend për asnjë ekuivok. Madje, madje kishte edhe një dozë në pohimin e tij për tolerancën tonë në raport me grekët, e cila pavërisht se duket si gati gati budallallik naiv, na bën nder në fakt.

Menjëherë pas kësaj, kreu i shtetit shqiptar, ka hedhur firmën mbi dekretin që mban si rastësisht numrin 10 700, të cilin veç numerologët mund ta përkthejnë. Janullatos vetë ka 25 vjet që e pret atë firmë. Një firmë që ai nuk e mori dot as nga Presidenti Ramiz Alia, kur sapo erdhi më 1991 me detyrë në Shqipëri, i caktuar nga Patriarku Ekumenik Eksark.

Nuk e mori më pas as nga Presidenti Sali Berisha kur në qershor 1992 u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. E as më 2 gusht të po atij viti kur u fronëzua në kishën e Ungjillizimit në Tiranë, përmes një ceremonie shumë të diskutuar deri sot, e të kontestuar deri në një përplasje të hapur palësh.

Nuk e mori këtë firmë aq shumë të dëshiruar më pas as nga Presidenti Rexhep Meidani, as nga Alfred Moisiu e Bamir Topi, e as nga Bujar Nishani. Megjithëse gjatë presidencës së këtij të fundit, Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule rreth tri vjet më parë, ishte shprehur optimist se kjo gjë do të ndodhte shumë shpejt.

Në meshën e natës së Krishtlindjeve, (urojmë që ta mbajë shqip) Kryepeshkopi Anastas ka mundësi që të festojë këtë radhë, dy gëzime të mëdha në një mesnatë: Lindjen e Krishtit dhe marjen prej tij në moshën 88 vjeçare, të shtetësisë shqiptare.

Më shumë sesa një akt i vonuar, një vendim gati gati honorifik e formal tashmë si një mundësi për të koleksionuar një tjetër “trofe” në vargun e panumërt që e shoqërojnë CV e jetës së Hirësisë së Tij, ky dekret duket më shumë si dokumenti zyrtar i nje “legalizimi” të vonuar, për detyrën ndoshta më të polemizuar në historinë postkomuniste të Shqipërisë.

Pas takimit të Kretës mes dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ku për herë të parë u hodhën për diskutim mbi tavolinë gjithë problemet historike të bartura mes dy fqinjëve, erdhi vendimi i qeverisë sonë për varrezat e ushtarëve grekë në jug dhe më pas, dekreti i Presidentit për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse.

Zhbllokimi me lehtësinë më të madhe i këtyre çështjeve, më shumë sesa rastësi, tingëllon si muzika e erërave të reja që kanë nisur të fryjnë në Ballkanin Perendimor.

E ta mendosh që në të njëjtën kohë, nëpërmjet Kryeministrit Zaev, Shkupi zyrtar hoqi dorë nga qëndrimi dhe deklaratat se janë pasaardhësit e vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë. Kryeministri grek Aleksis Cipras premtoi se pas kësaj do të “garantohej prespektiva zhvillimore dhe e sigurisë në Maqedoni”. E thënë me fjalë të tjera, Maqëdonisë i hapet pas shumë e shumë vitesh bllokimi, rruga drejt integrimit të shpejtë euro- atlantik, për tu anëtarësuar në NATO e për të vijuar me hapat e shpejtë drejt BE.

Shqipëria pret të mari brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ri 2018, datën për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Lutjet e Kryepeshkopit Anastas edhe si shqiptar tashmë, me siguri që do të na ndihmojnë, që dëshirat tona të dëgjohen më shpejt dhe më mirë, në Bruksel!(Alpenews.al)

12 komente në “Kryepeshkopi Janullatos, 25 vjet më pas!”

  1. sopiqoti says:

    Pasqyrimi me vertetesi i nje realiteti te vonuar.

  2. Meshen e Krishtlindjeve shpresojm ta mbaj ne shqip………shiko ku kemi perfunduar ne shqiptaret te shpresijm qe nje kelysh i Asfalise greke te mbaj ne shqip Meshen e Krishtlindjeve ne token tone me poshte se kemk rene nuk ka ku shkon dhe kete injorance e poshteresi na shitet nga ky katunare Tirone qe ka shkruajtur kete shkrim per “kulture”.Cmenduri

  3. krysho ludovik says:

    Shkrimi me pelqeu por nderrojani fotografine Janullatusit se duket i gogol

  4. Alban Hamzai says:

    Si mund te shkuash te tilla fjale ti komentues “na mbyten halet…” per HIRESINE E TIJ KRYEPESHKOPIN JANULLATOS ,I cili eshte nga njerezit me te ndricuar qe kane sherbyer e sherbejne ne Shqiperi . Ti komentues e kompania tende jeni haleja e madhe e mbeturinave qe duhen spastruar nga Shqiperia europiane ,jeni semundja e keqe ne trupin e Shqiperise ,qe duhet shkulur me rrenje e duhet djegur qe te mos mbije askund. I lumte Presidentit Meta ,I cili beri ate qe duhej ta kishin bere me kohe paraardhesit e tij ,por te cilet nuk I linte helmi qe leshonin mbeturinat e ketij vendi . Dhe se bashku me urimin “Gezuar Krishtlindjet ” I urojme Hiresise se Tij jete te gjate per te miren e orthodhokseve ne vecanti e te Shqiperise ne pergjithesi .

    1. Shko mor zagare 300 more brekedhjere ti e takemi jote jeni gangreja e ketij vendi njerez pa shtylle kurrizore sorrogaten e halabak te shitur per 5 aspra tek turqit e Athines por me e poshtra eshte se injorante si puna jote na tregojn edhe “Shqiperine europiane” merreni me vete kete kelysh te Asfalise greke e thyeni qafen andej nga Greqistani anadollakve more kanceroze

  5. shkodra says:

    A mund te na thuash Fred Peza se kush eshte pasardhesi “shqiptar” i nje greku, ku ka shkelur, ku ka ngrene, cfare supe ka ngrene, si e ka e si do ta kete midene? Ketu eshte thelbi i problemit.

    1. Theatrical says:

      ta them une,
      pasardhesi I ketij eshte dikush qe do i sherbeje kishes greke…me mbas do vije nje shqiptar patriot i cili do i sherbeje kombit shqiptar
      Gezuar festat

  6. Flamur says:

    Një loj tjeter e Janulles. Thotë se pasardhesi i tij do të jetë me kombesi Shqiptare, sigurisht që do të jetë me kombesi Shqiptare, por si janulla grek që ka mar kombesi Shqiptare. Dhe per kte të jeni të bindur që pasardhesi I tij do jet grek. Shpejt do të dali ne drite e verteta dhe të mesojme sa prifterij grek kan mare nenshtetsi Shqiptare. Shpresoj që të jem gabim.

  7. Kumandari says:

    Peza,

    nuk qenka aq e veshtire ajo menyra jote e te berit miliona
    pa asnje pike djerse!!!

    Mjaft te gjesh nje Banke te Nivelit te Dyte!

    Ta gezosh Fred,
    nese Pezet keshtu kane kontribuar ne kete Ballkan te Krajleve, Mbreterve dhe Sekretareve te Pare!

  8. Zigur Qarri says:

    “Ndera kthehet me nder”,provincialet e kan te shenjte kete,sa koh perfitojn ne menyre te padrejte.
    Po mor provincial po,beji hosana peruljes se Shteit shqiptare,qe vetem ka leshuar pe,pa marre asgje
    si kembin.Trego prejardhjen e 1 miliardeshit ti,qe te jeshe i besueshem.O idjot,te gjith dipllomatet
    grek kan deklaruar zyrtarisht,se nuk ekziston ligji i luftes,kurse ti beson ne fjalet e gjarperit grek
    Janullapos,qe eshte kryetari i ideologjise mashtruese,ku e verteta eshte e kunderta e asaj qe deklaron.
    Edhe nese pasardhesi i tij do jete shqiptare nga gjaku,ai duhet te kete kaluar patjeter ne filtrat e sherbimit
    te fshehte te Kishes greke.Dhe kur kalon ne filtrat e Kishes greke,ndryshohet emri,preferencat seksuale
    dhe ndoshta edhe gjaku.

  9. xyz says:

    Ore mos eshte pasardhesi ky plaku mere….

  10. Artur says:

    Po sunitet meren me fen ton po me turqit e arabet hoxhallar nuk mereni ptu ptu rac arabomongolle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje