Vota që flet, fle tjetërkund!

24 Dhjetor 2017, 09:28Blog TEMA

Nga Artan Xh. DUKA Prof. As. Dr.

Mos i rritni kreditin kot!

Nuk ka ironi më të madhe me interesin amerikan në Shqipëri kur apologjet i tij bëhet lidershipi opozitar.

Nuk ka tallje më të madhe me memorien historike sesa shtirja si pro-amerikan e një sëre që antiamerikanizmin e çoi deri në ekstremin e antishqiptarisë.

Nga thyerja e embargos së naftës, kriza e 97, sabotimi i integrimit europian, kundërvënia ndaj demontimit të armëve kimike, përfolja e luftës së Kosovës dhe thirrjet anti-Rambuje, kundërvënia e shpallja sistematike “non-grata” e ambasadorëve, shpërfillja ndaj ece-jakeve pafund të ambasadorëve në zyrat e tyre etj episode e kauza që duke cënuar interesin amerikan që do shtet ligjor në Shqipëri, cënuan në thelb atë kombëtar.

Më kot ia rritin “kreditin” Ramës sepse ata e dinë mirë që sot nuk burra që të kuturisen në një kurs antiamerikan (vetëm në mos kanë luajtur nga fiqiri apo bëjnë duvanë e tjetërkujt) sepse realisht antiamerikanizmi është kurs antishqiptar. E provuan vetë më parë dhe fundi vjen shpejt. Prandaj boll me broçkullat e antiamerikanizmit sepse vetëm diplomacisë që nuk i duken “këmbët” kollaj. Gjërat diheshin sepse SHBA nuk është shtet kuturu si ne dhe vota shqiptare në këtë kontekst duhej të ishte përtej bujës së momentit sepse në fund të fundit, siç pohon dhe një analist penë-rëndë, vota jonë nuk do të bënte diferencën.

Malli apo halli!

Në parim gjithkush prej nesh do të dëshironte të mos ndaheshim nga aleati ynë. SHBA i detyrohemi historikisht si komb. Jo një herë por disa herë. Abstenimi ndërkohë nuk do të vlente asgjë. Bile mund të krijonte probleme sërisht sepse mund të interpretohej negativisht nga të palët e çështjes në fjalë. Sa për interesin izraelit apo atë palestinez, të mos harrojmë se asnjëra palë nuk e pranon Kosovën si shtet dhe këtë ata e argumentojnë në parim (ironikisht çdo votë mund të argumentohet në parim).

Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik të hapjes së negociatave drejt BE. BE gjithmon thekson se çdo vënd aspirant duhet të adoptojë standartin e BE në çdo gjë, politikën e jashtme përfshirë. Lupa e BE na varet mbi kokë dhe e dimë që steka e tyre e vlerësimit veç ngrihet lart çdo vit. Nga ana tjetër dihet që BE si klub politik ka të pranishme si interesa që nuk përkojnë me ato të administratës së tanishme amerikane (nga akordi i Parisit, politika e jashtme etj), ashtu dhe lobe pro-sllave (qoftë nga vëndet sllave në të apo nga interesa pragmatike – domosdoshmëria e gazit rus etj).

Ky identitet kompleks i BE shpjegon që paradoksalisht një vënd si Serbia, shkaktare luftrash të djeshme dhe që nuk e ka ndarë mëndjen për të ardhmen e saj, të jetë përpara nesh në rrugën e integrimit europian. Ca për fajin tonë që riciklojmë tensione e kriza në vend (më e fundit çadra e 2B, revolta ndaj parkut të lojrave tek liqeni etj sebepe pafund), ca për interesin gjeopolitik të faktorëve në BE që vlerësojnë “vëllazërimin” e krishterë dhe pragmatizmin ndaj Rusisë, një status-kuo kjo që e ka zanafillën nga 1913 e largët).

Ku fle vota!

Në këto kushte, integrimi pa probleme dhe i shpejtë i Shqipërisë në BE mbetet prioritet jo vetëm i yni por dhe aleatit tonë historik SHBA dhe një votë që nuk do të ngrente peshë për interesin amerikan por do të mund të komplikonte më tej rrugëtimin e brishtë tonin drejt BE do të ishte jo vetëm në kundërshtim me interesin shqiptar por dhe atë amerikan që kërkon që interesi i saj në rajonin e gadishullit Ilirik të mbrohet nga një Shqipëri e konsoliduar në trojet etnike, anëtare e NATO e BE.

Kërcënimi përballë do të ishte gjithnjë faktorizimi pakthim i botës sllave-bizantine në rajon që me instrumentin e vetos (nëse Serbia do të futet para nesh në BE) do të izolonin faktorin pro-amerikan shqiptar në rajon në favor të interesin gjeopolitik rus sikurse do të shpinte në dominim në rritje në kuadrin e vetë BE, të politikave që bien ndesh me interesin strategjik amerikan.

Shqipëria në BE është interes strategjik amerikan dhe na mbetet vetëm të shpresojmë se vota shqiptare në OKB u akordua paraprakisht me palën amerikane si votë që minimizon koston oportune teksa realisht nuk bie ndesh por përshpejton strategjinë amerikane në gadishullin Ilirik. Se kur vëndi të jetë në BE dhe të shtohet më tej zëri pro-amerikan në të, atëhere Shqipëria mund ta ketë dhe luksin e votës pamëdyshje në favor të aleatit historik. Deri atëhere, ndonjëherë vota që flet, fle tjetërkund!

E nëse kthehemi edhe njëherë tek “karshillëku” antiamerikan që trumbeton opozita dhe deri Presidenti lart, interesi amerikan e kalon cakun e një personi apo një kauze. Ai është interes historik. Ndryshe, pas gjysëm shekulli monizëm, veç interes amerikan nuk do të kishte në këtë vënd. Cirku politik shkon e vjen por ajo që mbetet është se SHBA ka interes strategjik tek ne, dhe të kuptohemi, jo me atë apo këtë politikan e parti, por me popullin mirënjohës shqiptar dhe besën historike të tij.

4 komente në “Vota që flet, fle tjetërkund!”

  1. Shqipe says:

    Lereni pordhet!
    Ishte shume me è ndershme te abstenonte

  2. pjeter says:

    UNE NUK JAM SHUME I SIGURT ME “BESEN HISTORIKE” SEPSE EDHE PROFESORI NE FJALE LISTOI TE GJITHE VENDIMET KUNDER INTERESAVE AMERIKANE QE KA NDERMARE SALI EFENDIU, DHE AI KA NJE MORI NJERZISH SI TE THJESHTE ASHTU EDHE TE KLASES INTELEKTUALE QE I VIJNE PAS, BESOJ SE EDHE ATA JANE PJESE E KETIJ POPULLI. ME FJALE JEMI TE BESES, ME VEPRA, FAKTET FLASIN VETE.UNE PERSONALISH DO TE DOJA QE ATA QE KANE NJE FARE TITULLI DHE MARRIN MUNDIMIN TE NA I QARTESOJNE IDETE, TE MOS ABUZOJNE ME VJALEN “BESE”, DO TE ISHTE ME E UDHES TE PERSHKRUHEMI ATA QE JEMI AKTUALISH, DHE REALISH “BESEA” JONE ME NJE SHPEJTESI MARRAMENDESE PO HYN NE MITOLLOGJI, DHE FAKTET NA TREGOJNE QE TANI PER TANI ESHTE VENDI ME I PERSHTATSHEM.

  3. arjan cani bir k...e says:

    edhe abstenimi do ishte nje vote kundra amerikaneve ..tani ,o me amerikanet ose kundra rruge te mesme nuk ka

  4. rudi says:

    mir liken qe nuk e pordhen dhe ju qa trampit por keta te pakten te pysnin salolulin o do kishin mare nje mendim te “vyer”ose do te futnin ne sher salen me lulin se sala islamik luli pro izraelit dhe do dilte nje corbe e shijeshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje