Nga Ilir Yzeiri
E kisha shumë të vështirë që të gjeja një titull apo të ndërtoja një tekst që të përfshinte gjithçka ndodhi në këtë fundiviti në fshatin tonë të madh. Gjithmonë kam menduar se një nga pasuritë e mëdha që ka njeriu është aftësia e tij për të vënë buzën në gaz, për të qeshur dhe ne, shqiptarët, kemi edhe një cilësi tjetër më të spikatur që është mungesa e besimit. Historiografia nacionalromantike e socializmit e ka vlerësuar shumë shpirtin gati pagan të shqiptarit që nuk zihet peng kollaj në çarkun e asnjë religjioni dhe në fakt, po ta vëresh këtë shpirt, në këta njëzetë e ca vjet tranzicion, do të shohësh se shqiptarët në tërësi nuk kanë një vend, një zot, një ideal, një institucion ku të besojnë. I vetmi shpëtim i tyre është uni dhe egoja. Ky ndërtim antropologjik i tyre shfaqet sidomos në lehtësinë me të cilën ata harrojnë. Ne jemi kombi më i çuditshëm në botë që të shkuarën tonë e fshijmë dhe jo vetëm që nuk e kujtojmë ose nuk e tregojmë, por edhe në ato raste kur, për nevoja të ditës, na duhet që të merremi me të, e sjellim në vëmendje ose për ta bërë copë pra për ta sharë e hedhur tej ose për të marrë borxh ndonjë figurë që andej dhe me anë të metaforës ta përdorim si zgjidhje për fjalorin tonë luftarak që nuk po na shqitet nga buzët.
Janë dy ngjarje që lidhen me njëra-tjetrën, çizmja e Monikës dhe metafora e Esad Toptanit në Shqipëri dhe tentativa për të zhbërë gjykatën speciale në Kosovë nga treshja Thaçi, Haradinaj dhe Veseli, siç raportuan mediat nga Prishtina. Në rastin e parë, Monika dhe opozita në Tiranë, që paguhen me paratë tona, e kanë shpallur veten luftëtarë të lirisë sipas modelit luftarak të revolucionarëve. Duke i mbajtur shqiptarët për budallenj dhe fshatarë, Monika dhe Berisha e sharlatanët që u shkojnë pas janë shpallur heronj të një luftë imagjinare që e bëjnë me çizme në Kuvend dhe me bomba tymuese të kuqe jashtë Kuvendit. Unë do të pranoja që të reshtohesha në një barrikadë me revolucionaren Monika dhe me revolucionarin Sali nëse këta do të kthenin mbrapsht të gjitha pasuritë që u kanë vjedhur shqiptarëve në këta 27 vjet, nëse do të dorëzonin vilat në Gjirin e Lalësit, nëse do të hiqnin dorë nga rrogat dhe shpërblimet e majme që marrin, pra nëse do të bëheshin qytetarë normalë si ne të tjerët.
Mirëpo, të shpartallosh vendin tënd në 27 vjet tranzicion siç ka bërë kjo klasë politike me Berishën, Metën e Ramën dhe të paraqitesh tani para publikut si hero dhe si revolucionar, kjo, më e pakta është të tallësh b… me këtë vend dhe më e shumta është të shfaqesh si një bandit që nuk ke asnjë lidhje me demokracinë. Vetëm në Shqipëri ndodh që revolucionarët e shpallin veten nga sallat luksoze të parlamentit dhe nga vilat qindra mijë dollarëshe që kanë ndërtuar në gjithë këta vjet. Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e këtij tranzicioni nuk kujtohen se ndryshimi mes komunizmit dhe demokracisë është kuptimi për kohën. Në komunizëm, revolucionarët që zbritën nga malet, u instaluan në pushtet, ndaluan kohën dhe e shpallën veten e tyre të përjetshëm. Ndërtuan institucione që përjetësonin veprën dhe marrëzitë e tyre dhe u larguan nga politika vetëm kur u shemb sistemi. Edhe Berisha & co apo Monika & co harrojnë që përpara se të shpallin veten revolucionarë milionerë, duhet të ulin kokën dhe të na tregojnë se çfarë kanë abuzuar me këtë vend. Në çdo vend demokratik elitat ndërrohen dhe sapo ikin nga pushteti, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në gjykata duke u mbrojtur për të gjitha akuzat që u bëhen për abuzime ose jo me pushtetin në kohën kur e kanë ushtruar atë.
Ndërsa këtu te ne, sapo ikin nga pushteti, e shpallin veten revolucionarë dhe duke imituar kohën e komunistëve ndërtojnë edhe një ligjërim të pështirë me luftë e me vrasje. Reforma në Drejtësi që po iniciohet nga partnerët tanë strategjijë, SHBA-ja dhe BE-ja, në radhë të parë, ka për qëllim t’u mësojë këtyrë sharlatanëve që po na e neverisin këtë vend tash 27 vjet, se demokraci do të thotë ndërrim elitash, ligj dhe institucione të pavarura. Dhe, ajo që është më tragjikja, këta sharlatanë duhet të kujtohen se pasuria që kanë vënë, luksi ku jetojnë dhe rrogat që marrin nuk janë meritë e tyre. Shpërblehen ashtu sepse ne jemi një popull që i pranojmë t’i mbajmë në kurriz. Në atë Parlament lufta e vërtetë bëhet me fjalë dhe me logjikë.
Aty fiton jo ai që shfaqet si idot revolucionar, por ai që shfaqet me qartësi mendimi dhe artikulon drejt ato nevoja që kanë shqiptarët, që respekton vendin që ka si paksicë në atë sallë dhe që nuk e shpall veten hero të një kauze që nuk ekziston. Ky model demokratik ka qenë karakteristik për qytetin në Greqinë e lashtë dhe sot shfaqet në vendet normale si forma e duhur e jetës publike. Protestat, manifestimet ndonjëherë edhe të dhunshme, i bëjnë shtresa të caktuar të popullit, por jo politikanët milionerë që për 27 vite ndërtuan vila, pallate e miliona euro pasuri. Nëse këta e shpallin veten heronj dhe na kujtojnë metaforat e luftës apo të eleminimit fizik, kjo më së shumti është një krim ordiner dhe në të gjith rastet është një larje hesapesh midis bandave. Unë nuk di që ndonjë bandit të ketë përfaqësuar ndonjë interes publik.
Ndërkaq edhe në Kosovë i njëjti mentalitet. Revolucionarët që zbritën nga malet zaptuan pushtetin, vranë kundërshtarët politikë dhe gjithnjë në stilin e qeverisjes së komunistëve të Enver Hoxhës, kanë ndaluar kohën dhe e kanë shpallur veten të përjetshëm. Ndërsa abuzimet katastrofike me pushtetin, vjedhjet, krimin, korrupsionin i quajnë si një shpërblim të merituar për lirinë që, sipas tyre, ia dhanë Kosovës.
Qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, elitat tona janë para një prove thelbësore. A do të ndahen ato nga mentaliteti i revolucionarit marksist që qeveris sipas kanunit të fshatit ? A do t’i bëjmë mjediset tona shqiptare në Shqipëri e në Kosovë mjedise qytetare, por qytetare në kutimin e polisit grek, apo do të mbetemi një fshat i madh me banditë e cuba që na përrallisin nga mëngjesi në darkë se ata na dhanë lirinë dhe ata duhet t’i mbajmë ende në kurriz sepse tani e kanë shpallur veten heronj miliarderë ? Nëse kjo nuk ndodh, atëhere : Lamtumirë qyteti im !
???. KAQ!!
Shume e sakte. Ju lumte!
??????
I nderuar Ilir, po ndërlidhem me fjalinë e fundit – Nësë kjo nuk ndodh, atëherë: Lamtumirë qyteti im! Dhe pikërisht këte e përjetova dje duke e përcjellë një kojshi me gruan dhe dy fëmijët të cilët u nisën për Amerikë si fitues të Lotarisë Amerikane. Lotët e të gjithëve që ishim prezent e karakterizonin një ndarje të padëshiruar por të detyruar. Mallkimi i shokut që shkonte në Amerikë për Udhëheqësit Kosovar fliste më së miri për këtë urrejtje patalogjike që është krijua nga një pjesë e popullatës së ndershme që nuk janë të korruptuar, hajna, banditë, kriminelë, që janë të papunë apo me ndonjë punë të pak paguar, që nuk iu nënshtrohen Partive në pushtet etj. Për këtë kategori nuk ka vend në Kosovë dhe të gjithë këta nuk fitojnë Lotari Amerikane. Kosova po zbrazet më shumë se në kohën e Çubriloviqit, të Rankoviqit e të Milosheviqit. Dhe si atëherë nga Shkijet e sikur sot nga Shqiptarët dëshira dhe shpresa më e madhe është që: Lamtumirë qyteti im – të përjetohet nga sa më pak Shqiptar!
Kur i thane nje muzhiku rus se Lenini hyri ne Moske,ai me naivitetin tha pra Lenini do te jete cari i ri,jo i tha komisari ,nuk do te ket me car ,do te jet populli ne fuqi……
Keshtu ndodhi me turmat shqiptare qe bertisnin tek sheshi per bllokmenet qe hanin e pinin me mire nga ne tallonsit e mishit.
Doli nje far komunistìi sali qe genjeu e intrigoi dhe nje tuf me injorant se bllokmenet u ben sheiker nga pasuria jone qe hanim me tallona.
Dhe keta lloj injorantesh kur ndrojne pushtetet ose bien nga fiku fillojne dhe gjuajne me cizme me brek e me pordhe dhe qepin virgjerin se ka lapanjoz qe i besojne dhe i shkojne mbrapa per te lepir kockat qe ju hedhin keta kusar me cizme…..
Ke ngaterruar faktet,zoteri!
Historia eshte kjo:
-Kur u thane ceceneve,se po rrezuam komunizmin do te behemi si Zvicra per 6 muaj dhe president do jete nje cecen me emrin Sali Berisha,te gjithe varfanjaket,hajdutet,kelyshet e kolaboracionisteve te djeshem,ish te burgosurit,pavaresisht vse shumica ishin denuar per vjedhje,spiunime,pederasti etj e mbanin veten per te denuar politike etj ju sulem ambasadave dhe vaporreve qe te gjenin Ameriken!
Ndersa tani pas 27 vjeteve,kur e pane veten pa breke ne bythe,vrane veten cdo dite,vrasin njeri tjetrin deri prinderit!
Kjo neshte pra “Zvicra” qe na u premtua me bollek,por qe ishte vetem mashtrim i madh!
Vetem kur te jene prapa hekurave Saliu, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, te dorezojne gjithe pasurite e tyre dhe parate e vjedhura shqiptareve, vetem atehere ky vend do te gjeje qetesi dhe pushteti nuk do te konsiderohet si nje lope per tu mjelur dhe gjithkush ne pushtet do ti trembet drejtesise.
eeeee, me qellim harrove edscobarin, apo ske tru te shikosh?????/
YKE’ HARRUAR P.S. RAMEN?????????
E ke shtruar gabim problemin i nderuari Yzeiri!
Krahasimi qe tenton te besh midis partizaneve qe cliruan Shqiperine me nje Lufte Antifashiste,me e pergjakshmja ne historine e njerezimit duke shpetuar perfundimisht integritetin teritorial te Shqiperise Londineze,me fashistet e ardhur si sundimtare me ndihmen e agjenturave te huaja antishqiptare qe cuan ne rrenimin e plote te Shqiperise ne te gjitha fushat e jetes,eshte plotesisht i gabuar!
Shaji sa te duasdh partizanet,komunistet,socializmin si sistem politik,Enver Hoxhen etj,por mos pergenjeshtro veten kur me siper pranon se ne socializem kishte shtet te organizuar,arsimi,shendetesia,bujqesia,mjedisi,pyjet,minierat, toka bujqesore,bregdeti,drejtesia,mbrojtja e vendit,dinjiteti i shtetit etj ishin ne shkallen me te larte!
Si mund te krahasosh partizanet qe ne drejtimin e tyre shteti rindertoi per 4-5 vjet gjithcka te djegur e shkaterruar nga lufta,qe 90 % te shqiptareve analfabete i bene me shkolle,universitete,teatro,opera,stadiume,pallate sporti,flote detare tregetare e luftarake,aviacion luftaral e civil,u thane te gjitha kenetat e u bene toka buke,u ndertuan dhjetra uzina,fabrika e kombinate,nuk kishte papunesi,droge,malarje,sifiliz,prostitucion,korrupsion etj!
Ne se do argumente me ligjore per keto qe te permend une,referoju sondazhit te OSBE-se te kohgeve me pare ku 60% e popullit kishte nostalgji per socializmin dhe Enver Hoxhen!
Le ta provoje shteti te beje nje referendum popullor dhe t’a pyese popullit se kur jetonin me mire,ne socializem apo sot dhe do ta kuptosh realitetin!
Nuk eshte Shqiperia si Tirana dhe nuk eshte Tirana vetem sheshi Skenderbej!
Shumica e shqiptareve kane marre arratine se ketu nuk kane te ardhme,se Shqiperia nuk eshte me atdheu i shqiptareve,se atdheun na e grabiten nje grusht politikanesh kriminele e hajdute qe jetojne si lorde,ndersa 90% e popullit mezi sigurojne buken e gojes!
Zoti Ilir Yzeiri, bravo, per shkrimin e goditur. Na ke prekur shum. Sot ne nje portal ne Tiran degjova, pasurit e patundeshme te Zotit Meta dhe te Monika metes, apo Kryemadhit.
Sdonja tu besonja syve te mij, kur komentusi numuronte pallatet, vilat, proat neper miniera te ngurta, mineralesh e deri ato te mermerit ne malin e Tomorit, Apo sic thoshte autori i ortalit , deri tek lingotat e arit qe Meta ka depozituar ne Londer.Jeton aktualisht ne nje vile ne bllok qe paska pes hyrje moderne. Cesht ky sheik………
Monikes qe i qan zemra per popullin, vetem ne 2016, kishte shitur disa prona, Me turpshmja esht se per nje pjes, ska deklaruar e paguar taksa. Kjo easht vjedhje e apur., Kjo hipokrite , ben sikur u qan allin shqiptareve dhe nuk u thot se si e kan en gjith kete pasuri perallore. Per turpin e tyre kerkon te bind shqiptaret se dy vila ja paska dhuruar nje nena e saj, nje tjeter vellai. Vila ne gjirin e Lalezit kushton mijra Ero. Me te drejt komentusi thoshte qe ka fshehure ska pagar taksat e duhura, nderkoh qe kur Iliri ishte kryemminister, monika akuzohet se ka nxjer droge te fort me karoc ne areoportin e Rinasit. Bilanci , qe behej ishte se me dy rrogat qe marin me tre femij, asuria e tyre esht maramandese.
Pa folur per sjelljen rrugacerore, antiligjore qe tregoi diten e zgjedhjes se prokurores te pergjithshme kjo moster. shpresojm
qe Kprokurorja e re, te api dosjet , dhe ne bashkepunim me specjalistet e SHBA, te hetoi pasurit e ketyre elefadeve , tigrave dhe peshkaqeneve, qe e kan pir gjakun shqiptarev dhe e kan len SHiperin dhe qiptaret ne ate gjendje. te varfer dhe disa ne mjerim, qe skan ushqim e streh per femjet e tyre.
Kofiskim, te pasuris te ven me abuzime, vjedhje e mashtrime dhe kethim tek arka e shtetit shqiptar.
o futja kot ke thene fjale me vend ,respekt per gazetarin
Ehhhh keto qe keni shkruar ju z.Ilir jane fjalet dhe mendimet qe gjithesekush nga ne i ka ne mendje e ne biseda te perditshme.Shume e dhimbshme…Lamtumire,qyteti im!!Lamtumire kujtime ,lamtumire miq,lamtumire femijeri…..jam ne Amerik per pak dite ….dhe po shoh mrekullira ketu,por ne mbushen syte kur mendoj vendin tim!!! Sa kujtime kam atje….Mase si Amerika nuk mund te jete,por normalitet..qetesi..e dinjitet…Mallkuar qofshin ata deri ne 7 breza qe na detyruan e na zbuan nga ai vend …..Vlora qyteti im..i dashur.
Floririiiiiii, floririiiii Monika.
Ku shkoi Floririiiiii Monika. Na thuaj.
Ku shkoi thesari i shtetit qe nuk preket as ne Ugande apo Somali qe jane ne luftra civile?………………………
Floririiiiiiii Monika. Mos u zperdridh. Trego kush e mori dhe ku shkoi.
Kaq per sot e mos na derdellis shume.
Analiza e sakte, perfundimi opportunist.
Si mund te shpresosh qe zullumqaret qe kane vjedhur, neperkembur, varferuar e vrare kete vend, te kerkojne te ndrrojne rruge
ne menyre vullnetare? Kush do t’ia falte krimet e kryera ne 27 vjet?
Ato vetem nje drejtesi e vertete do te dergonte keto politikane gangstere prapa hekurave, sikurse kafshet e egra mbas tyre behen te parrezikshme.
Ndersa keto gangsteret tane do te fillonin te paguanin per zullumet qe kane kryer.
Urime Dr ish President Sali Berisha, se u bere me nje Pasuese;- femer,qe dhe ta kalon ne Parlament;
Monika Kryemadhi,qe krijon nje “pende PARMEDE”, me Flamur shuraqin ne parlament e jashte tij,
E shiko se po ta kalojne !,do kene nonje plan djallezor dhe per ty…(hallall u qofte…)
Po beri kete i lan te gjitha ,po ti-na ki kujdes – ta thone vete. .. Mo-Fla-Me-LB….
Votuesi milioner qe ty s’ta shperblen dot.