Janari i trishtë i Bashës

24 Dhjetor 2017, 19:39Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pas protestës së fundit, ku nuk mungoi edhe dhuna dhe flakadanët tymues, duket se kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur të rinisë apo të ritestojë sërish “bazën” e partisë tij në janar të 2018, dhe pikërisht në ditën e hapjes së punimeve të parlamentit.

Për ti paraprirë protestave, kreu PD Basha, ka nisur këto ditë një tur takimesh në javën e fundit të vitit në disa nga qytetet kryesore, ku mësohet se takimet janë konceptuar në formën e “bashkëbisedimi” me qytetarët, jo vetëm për zhvillimet politike dhe atë që konsiderohet nga opozita si “krizë kushtetuese”, por edhe për situatën dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Nga PD thonë se “turi i takimeve është vendosur gjatë një takimi që kreu demokrat ka zhvilluar me drejtues të degëve në rrethe”, nga të cilët nuk ka marrë shumë garanci për pjesëmarrjen e shumëpritur, për shkaqe dhe arsyet që dihen.

Kjo deklaratë i është bërë Bashës nga disa kryetarë të degëve në rrethe, të cilët i kanë shprehur atij mungesën e besimit për pjesëmarrjen në protestë në javën e tretë të janarit 2018.

Por Lulit në ato takime i është kërkuar gjithashtu të nisë sa më parë takimet dhe sqarimet me bazën, për informimin e tyre lidhur me problemet e shumta që ka partia qysh para fushatës së zgjedhjeve, për humbjen e thellë të tyre, për parregullsitë e procesit të 22 korrikut 2017, për largimet etj.

Kjo ndoshta do ti hapte rrugën pastaj formës së organizimit të protestave reale, të atyre që do të ishin me bindje pjesë e tyre, dhe jo protestave të trukuara.

Takimet e Bashës me qytetarët do të vijojnë edhe në ditët e para të janarit 2018, ndërsa nga opozita ende nuk ka një vendim mbi raportet që do të ketë me Kuvendin, pas miratimit të Prokurores së Përgjithshme, dhe dhunës së përdorur nga opozita.

Pas kthimit nga SHBA zoti Basha ka deklaruar se “kam marrë mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës së Presidentit Trump si edhe me senatorë e kongresmenë”, gjë e cila ka rezultuar një flluckë sapuni pasi DASH gjithmonë ka mbështetur në Shqipëri zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, zbatimin e Kushtetutës dhe luftën kundër narkotikëve, çështje të cilat nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit”.

SHBA gjithmonë ka deklaruar ashtu si edhe së fundi se “nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur problemet që lindin, por nuk mbështetim veprimet e dhunshme në protesta kundër institucioneve kushtetuese”.

Në një kohë dramatike për Partinë Demokratike, pas një humbje katastrofale personale të Lulzim Bashës, aktualisht ka një emergjencë për demokratët, lidhur me fatin e partisë.

Në një situatë të tillë, kur zoti Basha nuk pranon të marrë pergjegjesitë që i takojnë para strukturave qëndrore dhe bazës siç ndodh në çdo vend perëndimor, reagimi i tij për të nisur “protestat” është pappjekuri politike që mund ta çojë në asgjesim PD .

Në kushtet e krijuara, zoti Basha përpara se tu kërkojë “krerëve në rrethe” të gjejnë njerëz për protestate e janarit, ndoshta duhej të jepte dorëheqjen, dhe ti hapte rrugën riorganizimit të plotë të strukturave të PD nga qendra deri në bazë.

Janari duket i trishtë për zotin Basha, pasi gjithçka lidhet me PD, dhe të ardhmen e kësaj kësaj force politike nën drejtimin e tij, ka gjasa të thellojë fyrjen dhe zhgënjimin që u ka bërë shumicës së demokrateve, që kerkojnë jo vetëm të sqarohen politikisht, por edhe të shpëtojnë nga asgjesimi partinë e tyre.

Nisja e vitit 2018 me “protesta” ka shumë mundësi ta thellojë edhe më shumë hendekun mes zotit Basha dhe SHBA, të cilët duan një Shqipëri të stabilizuar dhe demokatike ku shteti ligjor të funksionojë në normalitet të plotë, dhe jo një klimë të tensionuar artificilialisht nga një parti e cila nuk ka zgjidhur akoma problemet e saj të brëndshme.

2 komente në “Janari i trishtë i Bashës”

  1. Lul Basha ta dije se do te mbetet vetem deri diten qe do te largohet vete nga drejtimi partise. ndaj vetmia e tij do te jete edhe me e thelle ne janar 2018, e tij dhe e grupit te budalleve qe mban me vehte dhe qe i bejne elozhe duke nisur nga djali faros qe nuk di te lexoje as tekstet qe i ben Luli per ti loexuar ne kuvend.

  2. basha ne rast se nuk iken ne janar nga drejtimi partise do te jete akull dhe kaluar akullit sepse nuk do ti bindet njeri, edhe ata anetare qe kane mbetur do te ikin tek ndonje parti e re. skandali PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje