I ftuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Bujar Kapexhiu atë që e shpreh nëpërmjet karikaturave dje e shprehu edhe me fjalë për Edi Ramën dhe Erion Veliajn gati si një kartolinë urimi.
“Unë kam qenë rektor i akademisë së Arteve dhe mund të them se Edi Rama është një vizatues shumë i mirë dhe ishte një pedagog shumë i mirë.
Më kujtohet që arritën të më bënin presion për ta larguar nga puna si pedagog, por nuk e bëra. Ai realisht ishte një pedagog shumë i mirë.
Edhe pse në karikaturat e mira unë shpreh defektet e dhe gabimet në punën e tij, nuk mund tia mohoj këtë gjë”, deklaron Kapexhiu.
Ai me tej i dhuroi aktorit Julian Deda 12 karikatura të Veliajt:
“Për Erion Veliajn shpreh konsideratë. Unë kam përgatitur një kalendar me 12 karikaturat e mia me Erion Veliajn dhe meqënëse Julian Deda e kritikoi këtu, unë po ia bëj dhuratë këtë kalendar LIVE Dedës”.(TemA)
Po te kishte treguar te verteten ne France se ishte Mesues vizatimi,do ti kishin gjetur ndonje vend pune,
por u prezantua si piktor,profesion qe nuk ka haber fare,profesion qe e ushtron tani qe u be Kryemister!
Nga kjo vjen edhe ajo qe nuk i duron profesionistet e vertete tani qe u be edhe politikan.Largoi Z. Shkelqim
Cani me graden shkencore Doktor në Ekonomi,per ta zevendesur me Arben Ahmetaj qe nuk njeh asnje term
financiare,duke u bere objekt tallje nga te huajt.