Kreu i ri i SHISH u propozua nga Rama, reagon Meta: Ja kur do ta dekretoj Helidon Bendon

28 Dhjetor 2017, 22:43Politika TEMA

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë në emisionin “Opinion” në “Tv Klan ka folur për lirimin nga detyra të Visho Ajazi Likës dhe mos dekretimin e Helidon Bendos, kreut të ri të SHISH i cili u propozua nga kryeministri Rama.

Ai tha se nuk është zhgënjyer nga dorëheqja e Ajzit nga posti, por tha se mbështet cdo institucion të pavarur.

“Unë kam detyrë të jap mbështetje për cdo institucion të pavarur, por dorëheqja është vendim individual”, tha Meta.

E ndërsa për mos dekretimin e Helidon Bendos në krye të SHISH presidenti Meta tha se do ta dekretojë atë pasi të bindet se po bëhet një punë e pavarur.

“Është e drejtë e kryeministrit të dërgojë propozime dhe po ashtu është e drejtë e presidentit të miratojë dekretin. Unë do ta dekretoj kur të bindem plotësisht se është duke u bërë një punë krejtësisht e pavarur” tha Meta.

1 komente në “Kreu i ri i SHISH u propozua nga Rama, reagon Meta: Ja kur do ta dekretoj Helidon Bendon”

  1. Janullatos. says:

    Si do te bindesh ti zoti President,se po ben pune te pavarur. Elidon Bendua ?.Mos je ekspert shiku..apo do qe ky te te neneshkruaj ndonje deklarat qe do jem me ty Ilir..Tur per ty si president,qe ben keto presjone.Dhe tI, kete ja ben qeverise, ja ben Rames..Po e le istitucionin e shikut, pa drejtues.Ti je i detyruar brenda pake ditesh,te japesh pergjigje po ose jo..Eshte e kote qe ja shton zullumet vehtes..Ti do vesh ne bangat e te akuzuarve,per shume gjera..por do te te shtohet, dhe shperdorimi i detyres..Ti dhe jote shoqe po beheni gazi botes..
    Kush ta ka dhene iformacionin qe Elidoni nuk punon i pavarur,Vishua,apo Adriatik LLalla?
    Tu mbush kupa..Nana po pret te dera..Amerikanet jane te sigurte qe kaseta jote ishte orgjinale..Nuk te shpeton dot Saliu, sic te shpetoj..
    Ti ke qene peshengrites, por kure sdo ti ngresh dot gjithe keto krime qe po ben..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje