Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit Armando Prenga

30 Dhjetor 2017, 16:09Kronika TEMA

Ish-deputeti socialist Armando Prenga nuk ka shkelur ligjin kur në formularin e tij të dekriminalizimit s’ka deklaruar një dënim me gjobë.

Është ky vendimi i gjykatës së Kurbinit që ka rrëzuar kërkesën për dënimin e Prengës me burg për akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare dhe vulave.

Gjyqtari Alfred Gjoni ka vendosur pushimin e çështjes së ngritur nga Prokuroria dhe sektori i dekriminalizimit.

Ndërkohë ish deputeti Prenga është duke u gjykuar po në këtë Gjykatë për akuzën e armëbajtjes pa leje, pas incidentit dhe përplasjes që ai pati me pjesëtarë të familjes Çali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim.

Ne argumentin e tij gjytari Gjoni thote se i pandehuri nuk ka patur detyrim të deklarojë çfarë do llojë dënimi me burgim, apo çdo lloji tjetër dënimi, përveçse detyrohet të deklarojë çdo dënim me burgim deri ne 6 muaj, për çdo lloji krimi që mund të ketë kryer, duke marrë në konsideratë rehabilitimin e vepres penale sipas vendimit penal me nr. 163 date 01.12.2015 të Gjykates së Rrethit Gjyqesor Kurbin, ku i pandehuri Armando Prenga është dënuar me gjobë.

Gjykata çmon se çeshtja penale në ngarkim të pandehurit Armando Prenga, duhet te pushohet, pasi sipas parashikimeve te nenit 387 te K.Pr.Penale kjo ceshtja nuk duhej te fillonte nga Prokuroria Kurbin per shkak te parashkrimit te saj.

Ndërkohë prokuroria kërkonte dënimin e pregnës me 6 muaj burg pasi sipas saj “Nga verifikimi i formularit te vetedeklarimit, plotesuar nga subjekti i pandehuri Armando Prenga, me date 28.04.2016, konstatohet se vendimi i mesiperm gjyqesor penal i formes se prere nuk eshte pasqyruar nga ana e tij ne kete formular.

Pyetjes ne formular: A jeni denuar ndonjehere me vendim gjyqesore te formes se prere nga nje autoriteti gjyqesor shqipetar ose i huaj? I pandehuri Armando Prenga ne cilesine e subjektit vetedeklarues te ligjit i eshte pergjigjur me ‘Jo’ duke vendosur shenjen ‘x’ perbri pergjigjes. Pas këtij hetimi dhe procedimit për armbajtie deputeti Prenga dha dorqehqien duke mos u bërë më as pjesë e kandidatëve për zgjedhjet e 2017-ës.

5 komente në “Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit Armando Prenga”

  1. Lani says:

    Reforma. Hahahahhahaha. Hahahhaahhaha reforma drejtesia

  2. eno says:

    Kjo eshte Gjykata shqipetare.

    Alfred Gjoni gjykatesi qe ka dhene vendimin e mesiperm ndaj ketij krimineli ish deputet eshte gjyqtari me i korruptuar ne shqiperi. Ne kohen qe ka qene student ne Tirane merrej me pasaporta te falsifikuara.

    Nuk ka reforme dhe drejtesi ne shqiperi pa u larguar nga detyra dhe arrestuar ky gjyqtari Alfred Gjoni hajdut kriminel dhe i korruptuar.
    Mbi te gjitha eshte dhe i paafte.

  3. adri says:

  4. adri says:

    Kjo eshte Gjykata shqipetare.ArmandoPrenga nje superhajdut bandit dhe nje i super i prezantuar ne gjykatat dhe ne drejtesine Italiane per vjedhes banesash dhe vepra te tjera te renda kriminale. Ne gjykaten e Lacit I pushohet gjykimi dhe ceshtja nga nje tjeter i korruptuar nga kryetari i Gjykates se Lacit Kurbin Alfred Gjoni.
    Alfred Gjoni gjykatesi qe ka dhene vendimin e mesiperm ndaj ketij krimineli ish deputet eshte gjyqtari me i korruptuar ne shqiperi. Ne kohen qe ka qene student ne Tirane merrej me pasaporta te falsifikuara.

    Nuk ka reforme dhe drejtesi ne shqiperi pa u larguar nga detyra dhe arrestuar ky gjyqtari Alfred Gjoni hajdut kriminel dhe i korruptuar.
    Mbi te gjitha eshte dhe i paafte.

  5. Sebastie says:

    Alfred N. Gjoni I ka mbaruar studimet ne Shkoder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema