“Ilir Meta nuk ka interes ta mbyllë mandatin si president. Nëse LSI humbet në zgjedhjet lokale dhe bie si parti, Meta do rikthehet”

1 Janar 2018, 10:47Politika TEMA

Analisti politik, Afrim Krasniqi dyshon se Ilir Meta do ta mbyll mandatin e tij si president i Republikës.

Në emisionin e fundit “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, Krasniqi tha se pavarësisht qëndrimit protokollar që po mban Meta si president, lidhjet e tij me LSI-në janë të dukshme.

Sipas tij zhvillimet që do të prekin këtë parti politike do të ndikojnë edhe në vendimin e Metës sa i përket ushtrimit të mandatit të Presidentit.

Ne e dimë që LSI është presidenti.

Kështu që në mënyrë automatike ai do ta përdorë këtë parti në çdolloj krize politike për të përcjellë mesazhe që ndoshta e ka të vështirë për t’i thënë nga posti i presidentit.

Nëse do të bëja një spekulim politik… ndoshta z.Meta nuk do të jetë i interesuar për ta mbyllur mandatin, nëse partia e tij humbet në zgjedhjet lokale ose shikon në sondazhe që ka rënie”, tha Krasniqi në emisionin #Përballë.

Rusmajli: Marrëveshja e 18 majit, zgjidhje, por nuk ofroi zgjedhje.  Krasniqi: Pazaret personale që fshehu marrëveshja Rama- Basha

Në mbyllje të këtij vit, një nga 10 ngjarjet politike kryesore të diskutuara në emisionin #Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi ishte edhe marrëveshja e 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, e cila arriti të prodhojë një proçes të qetë zgjedhor.

Por për ekspertin konstitucionalist, Ilir Rusmajli, kjo marrëveshje nuk u ofroi qytetarëve mundësinë për të zgjedhur mes disa alternativave.

Marrëveshja e 18 majit ishte zgjidhje, por nuk dha zgjedhje”, i tha Rusmajli gazetarit Lutfi Dervishi.

Sipas tij edhe opozita e prodhur nga këto zgjedhje nuk ofron aleternativë qeverisëse.

“Tek ne fjala alternativë humbet rrugës edhe në rastet kur opozitarët dalin dhe flasin për programet e tyre qeverisëse. Alternative duhet të bind, nuk duhet të thuhet, duhet të perceptohet”, u shpreh Rusmajli.

Ndërsa analisti politik, Afrim Krasniqi tha se pas marrëveshjes së 18 Majit mes dy forcave më të mëdha politike fshihen interesa personale.

Pas marrëveshjes informale fshihen interesa të tjera. Nëse ne marrim 5 vendime që kanë dalë që atëherë janë 5 kulla në Tiranë ose fshatra turistik. Dhe janë ndarë në mënyrë konsensuale dhe kjo tregon që ka patur pazare personale mes dy liderëve kryesor politik”, tha Krasniqi në emisionin Përballë në RTSH1.

 Krasniqi: Parititë politike në përfshira në trafikun e drogës

Kanabizimi i vendit dhe trafikut i drogës kanë qenë dy çështje të diskutuara këtë vit edhe në nivel politik, ku palët nuk kanë nguruar të akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në trafiqe.

Duke komentuar marrëveshjen e 18 majit mes PS e PD në emisionin përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, analistri Afrim Krasniqi u ndal tek anomalitë që prodhoi ajo.

Angazhimi I fundit, që quhet reformator, që të dy palët politike shprehin vullnetin për të luftuar kundër krimit të organizuar dhe drogës… Ç’punë kanë partitë me drogën. Me këtë kanë pranuar që janë dy parti që me strukturat e tyre poshtë janë të përfshira në proçesin e trafikimit në Shqipëri”, u shpreh Krasniqi.

Rusmajli: Mandatet u shitën në shifra stratosferike…

Eksperti konstitucionalist, Ilir Rusmajli tha në emisionin #Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, është produkt i listave të liderëve të partive politike dhe nuk ka lidhje me qarkullimin e elitave. Ai e quajti këtë process si “shpikje” të elitave.

Prapa justifikimit për nevojën e qarkullimit të elitave fshihet dukshëm motivi për të bërë para të pisët. Kemi shembuj nga të gjitha partitë politike. Shitja e mandateve në shifra stratosferike nuk mund të justifikohet me nevojën për të krijuar elita të reja”, tha Rusmajli, ndërsa shtoi se ekziston një vullnet i kundraligjshëm nga liderët e partive poltiike, që është kthyer në platform elektorale.

Nëqoftëse ka shitblerje votash në SHqipëri, kjo nuk vjen për shkak se një kandidat ka lekë dhe do t’i harxhojë, por vjen për shkak se në hierarkinë politike i vihet kushti harxho lekët për të blerë votat se ne duhet të fitojmë”- tha Rusmajli në emisionin #Përballë.(TemA)

16 komente në ““Ilir Meta nuk ka interes ta mbyllë mandatin si president. Nëse LSI humbet në zgjedhjet lokale dhe bie si parti, Meta do rikthehet””

  1. "BOHOTINA" says:

    Nuk e lexova shkrimin per kete dallkauk. titulli percjell gjithçka. Pse te kete interes. Ate nuk e bene miliarder postet, por hajdutlleqet duke drejtuar nje parti bande xhvatjesh.

    1. Epirioti II says:

      Edhe une nuk e lexova. Sa pashe tek reshti i pare Afrim Krasniqi dyshon, thashe pirdhi ne te. Nje analist i tredhur dhe i pjerdhur, hedh fall se cfare do beje nje cift kryehajdutesh.

  2. Vlonjati 12 says:

    C’do te thote ” nese LSI humbet ne zgjedhjet lokale ” ? Pse a ka ndonje qe mendon se LSI do fitoj gje ne zgjedhjet lokale me Monen e idiotet qe e ndjekin ? Qysh tani dihet se nuk ka per te marr me ato rezultate si deri tani se ka lozur me vend e punes qe ofronte. Tani te puth halla ne dy faqet

    1. palla says:

      Mos bre burra, ky hajdut ska me myll mandatin se ka vajt ne burg. Nuk po biznes te madhe ne Shqipni qe ky hajdut dhe baxhella e tij mos jen aksioner. Po nuk hajki ky kancer populli ka me vujt bre burra. Mallkum qofte.

  3. true says:

    Ja ke futur kot o Rusmajli, e si mund te blihen keto voto pa rene ne sy te asnjerit dhe pa deklaruar askush o tung. Me kete mendje qe kini per te pare se cafre do te ndodhi dhe ne zgjedhjet e 2019.

  4. M says:

    Edhe perendia te zbres me ilir, bash sali munik vasil e iesh e presh me vota te lira e demokratike snje nga keto” forca” ska per te fituar me ato qe kan bere ne 25 vjet, vetem te largohen nje here emirendac ne qeli e ndac ne djall

  5. Gezuar vitin e vjeter me Sali,Rama,Meta e LU Lu. says:

    Ketij i them President te popullit une..kur naten mendon vetem per Leshin.

  6. Poshtë! says:

    ??????????

  7. Futja kot says:

    Uroj dhe shpresoj qe ky kokelopa bashke me baxhellen ti shohim ne hapsane se dhe folete po behen gadi andej nga burgu i Shkodres.Ndersa Lesh e Lija te veje ne te semes e ne gop te baxhelles.

  8. eg says:

    Ky e ka partine monopol familjar.
    Kur ti mbaroj mandati si president, do kthehet kryetar partie.

    Keta jane qesharake jo vetem nga pamja, por edhe nga mentaliteti.

  9. Koba says:

    Ti Futja Kot me duket se ja ke fut Plot.Se ashtu eshte e Verteta .Po a do ti perlaje Vetingu???? se boll LESHE LI kane bere.

  10. drejtesia po vjen says:

    Konstitucionalist Ilir Rujsmahili?! Me çudit. Nga u be, kush e beri, çfare teme mbrojti, me çfare partie militioi ect ect. E mori lumi drejtesine pa filluar kur konstitucionalisti Ilir Rujsmahili apo Clirim Gjata flasin per politike. Dhe jo vetem kaq, megjithate eshte viti ri dhe mund te kene pire ndonje gote, por esenca e alokmit eshte saliberiçe. Qofte edhe per Krasniqin. Kush nuk e di se ne çfare grazhdi e kane ngrene tagjine keta anal-sta qe na japin mendje. Apo kaluan ylberin.

  11. ALPINI.
    Sa gjyhna i shkreti.e rrene mendja.pertu bere pasha i vendit.Qysh kur dole parti ne vete me disa halabake.karrieriste e ku po ta di une asnje here nuk ke fituar dhe nuk do te fitosh.Ke qene gjithmone harne e partive te medha per te mbyllur ndonje vrime.permbajtjet e pushtetit nga partite e medha.Leverdia me e madhe ishte kualicioni me PS qe nga 4 deputet more 18 dhe kete shifer rekord per partinr qe ja trashegove sat shoqeje.shenoje le librin ginnes te PSI.Do te bjerresh vazhdimisht.se cupulinat e partise po te ikin cdo dite.Prandaj bene mire qe mos te presesh zgjedhjet e pushtetit lokal. largou qysht tani sa nuk do te jeshe vone.

  12. Doni says:

    VETINGU. lale, VETINGU!
    U kanë ngrirë pordhët???

  13. ALPINI.
    Nuk e marr vesht pse redaktret e gazetes tema nuk mi kalojne komenmtet.

  14. Sami says:

    LSI ka shume elektorat pasi ka punesuar shume simpatizante te saj ne vende qe mira pune qe i gezojne edhe sot. LSI eshte parti e shpreses pasi te gjen pune dhe kujdeset per njerezit. Te rinjte i con ne plazh dhe u jep akullore dhe biskota. Kalamanjte i gezon me pipizane dhe lule kaucuku ngjyra ngjyra. Te rriturrit jane me me fat Mona ka per te shperndare celulare me cmim te cvleresuar. Iliri me eskorten e tij do te qemtoje dhe studjoje shtresen me te spikatur te debilave dhe sahanlepiresve dhe ka bere gati skemen e pushtetit te tepsise. Meritat e cdo antari te LSI.se do te percaktohen nga gjatesia dhe volumi i luges. Vete mona dhe iliri nuk kane luge sepse ata kane ne pronesi nje eskavator qe do te vendoset ne qender te taves se madhe. Volumi i koves se eskavatorit i pergjigjet meritave te ciftit te malsoreve kembezbathur Kokmadhi i Mete. Si familje hane shume dhe femijet jane te fryre dhe forma e kokes u ngjan me teper nje bove.
    Pastaj LSI ne zgjedhjet lokale do te behet parti e pare dhe ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme Mona do te beje fushate te papare dhe ka premtuar se do ti japi sejciles qe voton LSI nga nje pale cizme te mira lekure, burrave nga nje pale kepuce ushtarake me gozhde. Meqe vende pune nuk ka se i ka zene Rama, Mona do ti punesoje me forcat paqeruajtese ne Afganistan dhe keshtu e ze mat Edi Ramen. LSI fiton shumicen dhe behet parti e pare. Meta pastaj shpall veten Baftjar i I.re dhe do te kete pushtet absolut dhe kryeqyteti do te cvendoset ne Skrapar ne nje vend te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje