Izraeli shtyn me pesë vjet sekretin mbi naftësjellësin me Iranin

1 Janar 2018, 18:05Bota TEMA

Izraeli dhe Irani janë sot armiq të betuar dhe që kërcënojnë asgjësimin e njëri-tjetrit, por ata trashëgojnë një lidhje të vjetër që daton në vitin 1968.

Fjala është për naftësjellësin Eilat Ashkelon i cili sjell në Mesdhe naftën iraniane.

Linja e cila është bërë shkak për përballje në arbitrazh, ka ardhur në vëmendje sërish pas një vendimi të parlamentit izraelit, Kneset, për të shtyrë me 5 vjet dhënien e çdo informacioni mbi naftësjellësin.

Konkretisht, mbi bazën e këtij vendimi, edhe shitja e naftës palëve të treta konsiderohet akt spiunazhi dhe dënohet me 15 vjet burg.

Naftësjellësi pritet të kalojë nën administrimin e një kompanie tjetër, Europe Asia Pipeline Company.

Urdhëri i parlamentit izraelit vepron edhe mbi këtë kompani duke e kthyer kështu linjën në fjalë ndër më sekretet në botë.

https://www.haaretz.com/israel-news/1.832286

1 komente në “Izraeli shtyn me pesë vjet sekretin mbi naftësjellësin me Iranin”

  1. ILIRET says:

    Po sekreti kush eshte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje