Kur vija editoriale katandiset në një episod “Portokallie”

1 Janar 2018, 17:40Politika TEMA

Sokol Balla ja doli që ta menaxhonte ikjen e vet nga Top-Channel si një lajm të trishtë për vetë gazetarinë.

Sot TCH – media kombëtare për të cilën kanë të drejtë të thonë diçka të gjithë –  ka bërë diçka që të kap në befasi.

Ka zgjedhur të mbrohet, madje të përmbajë veten me një shkrim të publikuar në gazetën “Koha Jonë”, i cili është huazuar nga një tjetër faqe.

Aty drejtuesit e këtij televizioni kanë gjetur arsyetimin e duhur për t’iu përgjigjur pabesisë së Ballës, duke pranuar edhe arsyen e shkarkimit të tij nga drejtor.

Kjo është qoka e tij për Sajmir Tahirin, ndërkohë që në shkrim tirren edhe aspektet e një konkurrence të padrejtë nga media të tjera që “marrin favore nga pushteti”.

Nuk dihet si mund të lexohet kjo avokati de facto e “Kohës Jonë”, një media e cila siç thuhet është pranë interesave të LSI-së.

Vendosja e shkrimit të saj në faqen online të TCH sugjeron shumë nënkuptime, por mes rreshtave lexohet premtimi për një opozitarizëm të fortë, por edhe afrimin e shpejtë të “një ikone të re të medias”.

Ky është dyfish gabim për një televizion që nisi duke promovuar figura të reja dhe përfundoi duke krijuar dhe mbarështuar deri në dhjamosje një kastë psedo-aristokratësh të medias që masturbonin “intelektualisht” përditë para njëri-tjetrit nën epshin e të qenit top-çinj.

Është qesharake dhe mjerane të shohësh sesi një televizion që dikur e kishte kompleks të citonte informacione edhe nga gazeta “Shqip”, të cilën e botonte e njëjta kompani, sot mbrohet dhe i hakërrehet një gazetari të ikur që rrit pazarin e vet gjetkë, me një shkrim të një gazete, apo një faqeje tjetër që është e përcaktuar politikisht.

Mesazhi në këtë rast nuk ka të bëjë aspak me Topin dhe vetëlegjendimin e drejtuesve për “perandorinë”, por me angazhimin në një luftë pushteti.

Asgjë më shumë.

Në fund duhen dhënë urimet më të mira për një media që e katandisi intuitën editoriale -që nuk e ka patur ndonjëherë edhe kështu të lartë – në një episod të Portokallisë.(Marrë me shkurtime nga Respublica)

13 komente në “Kur vija editoriale katandiset në një episod “Portokallie””

  1. Lida says:

    Fund i dhimbdhëm i TOPIT TË TANIT!
    ÇOHU TANO, SE TA DHJENË TOPIN!☹️????

  2. lavdosh says:

    Keto jane turpet e Nikolle Lesit qe nuk e ka marre vesh akoma: koha e tij ka mbaruar ne 1997!

  3. sali says:

    Eshte e vertete .Top chanel eshte vetem Portokallija,Dhe fix fare po perdoret selktiv per te goditur ata qe gjoja jane te Edi Rames.Eshte fatekleqesi qe Top chanel po shkaterohet e nuk po mbetet per cfare u ndertua nga Tani

  4. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Levizjet e fundit te S.Balles,po te kebeheshin me B.Fevziun,do plotesonin tv.klan,me personelin e Top-it !
    Qarkullimi eshte nje proçes normal,levizjet nga nje tv. ne tjetren po ashtu,por shenjat e dobesimit do te duken ne njerin krahe.
    Forcimi i tv.nuk duhet kerkuar nga sponsorizimet qeveritare,keto kane ndikime afatshkurtera,por tek emisionet cilesore .
    Nje fushe tjeter shume fitimprurese eshte dhe shitja e teknollogjive,te cilat ne keto 15 vjet kane ndryshuar disa here,ku pronaret e dine “lojen” ,ne te cilen fitohet me shume se me reklamat.

  5. Top Leshi says:

    Pornokalli dhe top gjirizi Jane Kane nevojtoret ne sherbim te édition Rakesh pushtetit e komunistave.Ishalla sot rrenohet.aShqiptaret do when te fituar.

  6. Desantino says:

    Për Kol Ballën a palën nuk kam ndonjë respekt se një pervers është i fshehur nën mantelin e gazetarisë. Në Shpëtoj TCH nga një metodat që nuk ka ndonjë ndryshim nga Fevzu i antenës se Tema. Nuk e kuptojmë pse i dhimbset Mero Bazes kaq shumë ky Kol lavatriçja personazh I Bar West it, apo e haruat këtë mostër?

  7. shvejku says:

    Ne se Portokallia merret si etalon per vleresimin e Top Channel-it,atehere ky TV ka marre fund!
    Edhe Dritan Hoxha do ngrihej nga varri per te peshtyre padronet e tij per gjendjen skandaloze te ketij TV!
    Shumica e idhujve te gazetarise qe e ngriten kete TV deri ne majat me te larta te medias shqiptare,u perzune nga padronet anadollake te tij!

  8. Antonio bandiera says:

    Kur një shpi ngel pa bur si T .C. apo l.S.I. gratë tërbohen

  9. Beni says:

    Ne menyre qe tch te rikthehet ne ditet e lavdishme e vetmja rruge qe i mbetet eshte te behe opoziten me qeverine dhe te gjitha mediat qe zhvasin parane publike per te bere propagande per qeverine. Ka mjaft ceshtje qe jane ne interes te publikut duke filluar me check up apo koncensionet e tjera korruptive po keshtu dhe afera e fundit prej 257 milione euro per 20 km rruge. Tch duhet te demaskoje fake media si klani i frangajt qe ka zaptuar toje dhe vazhdon te rrjepe parate e buxhetit, po keshtu dhe media e institucione te tjera mediatike dhe jo vetem qe ushqehen me parate e shqiptareve. Vetem kjo politike do te kthente besimin e publikut tek tch dhe do ta rikthente ate perseri aty ku i takon. Cdo politike afrimi me pushtetin e kthen tch ne nje klan 2 apo media te tjera kriminale. Beni detyren jepni me fakte korrupsionin e politikes te gjykatave te institucioneve publike dhe tch di te rikthehet perseri aty ku duhet te ishte aty ku deshiron pjesa me e madhe e shqiptareve qe cdo dite po mbyten me fake news te shperndara nga frangaj dhe co

  10. Elbasanlliu says:

    Pirdhni pirdhni o gazetaret e temes NDRYSHIMI eshte i domosdoshem o PYKA po ku merrni vesh ju….

  11. ????? says:

    Çër osht bo me mut mut do shkoj??????

  12. drejtesia po vjen says:

    Tani topi i ngeci Vjollces; hajde te ja nxjerres. Luli mbase di ndonje menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje