Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim e ka shume aktive adresen e tij ne facebook çka le shume per te dyshuar se dikush ia menaxhon shpeshhere dhe pa dijenine e tij, ose e ka leshuar me “qira”.
Pasi ne shumicen e rasteve ben dhe ironi, qe eshte jashte temperamentit te ish ministrit te Shendetesise dhe te Drejtesise, sidomos tashme qe ky “zhanerr” eshte shpeshtuar dhe perfeksionuar kohet e fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Petrit Vasili ka reaguar ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama per opoziten por dhe per lideret e saj, pa perjashtuar Presidentin Ilir Meta.
Dhe ka vene ne dukje se Rama shpesh gjatë seancave parlamentare, kur drejton fyerje në drejtim të ligjvënësve të opozitës, e justifikon këtë me thënien jam nxënës i Konicës dhe Nolit, por qe shpesh sipas Vasilit e turperon ate..
Vasili ka vendosur te luaje ne “fushen” e Remes, teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet pikërisht me një fjali të Konicës të shkruar 120 vjet më parë.
“Shqiptaret degjojne perdite tonelata me retorike qeveritare te ngjyrosur shemtuar prej padijes.
Ja çfare thoshte 120 vjet me pare Faik Konica:
Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).”- shkruan Vasili në faqen e tij në rrjetet sociale.
Pak si shume e sofistikuar kjo gjetje e Patrit Vasilit.(TemA)
VATE KRYEMINISTRIA…COFI DHE TEPSIA
….. Po vjen drejtesia, po u shkermoqet LSI-a !
– Losers… Humbameno
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Sabelotodo- Gjithckadites!
Ky jo vetem di gjithcka por edhe ben gjithcka …!
Kot nuk eshte doktor !
Ka nje urim filozofik te mencurise shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes :
– Mos u befsh per Doktor dhe per avokat !
Njeri te qeth ! Tjetri te rruan !
Njeri te gruan! Tjetri te qeth !
Jo nga floket e qimet e fytyres !
Po nga xhepat, nga paret, nga portofoli !
A nuk ishte Petrit Vasili ministri i Shendetesise se Qeverise Berisha- Meta !?
E gjeti ne krize e zhvatje …
E ngriti nivelin e saj ….
Lart e me lart flamujt e Kongresit …
E coi ne agoni e korrupsion masiv !
Pacienti ne spital duhet te paguante edhe ilacet qe ministria e Shendetesise ua jepte nen dore farmacive me mire tri per Lalen se pese per Salen!
Farmacia ua shiste familjareve me 2-3 fishin pasi spitalet e Vasilit nuk i kishin pasi Petriti ua kishte shitur farmacive sipas ekonomise se tregut “ Kush paguan me shume ! “
A nuk ishte Petrit Vasili ministri Drejtesise i Qeverise Rama Meta…
Drejtesia e drejte si litari ne thes e ktheu edhe thesin ne litar ne qafen e shqiptareve.
Drejtuesit e Burgjeve , shumica e te cileve, ish-burgaxhinj vete, ua vodhen jo vetem ushqimin por edhe jeten mijera te burgosurve …
Edhe burgjet u bene domen i LSI-se nga ish Kryetari I Grupit Parlamentar te saj, shkolleshumi Petrit Vasili dora vet…
E sot Vasili bashke me Monen pergjerohen per Kushtetuten !
A nuk u bene prone pa tapi e LSI-se edhe Hipotekat qe e ben Lesh e Li pronat e Hipotekat si askush para tij !?
Ku ve e ka dore LSI behet puna Lesh e Li si bakllavs ne tepsi, sic thote ajo kenga filozofike tiranase !
Petrit Vasili kishte ne komande te Drejtesise shqiptare… Drogat e forta dhe te buta, kanabisi lulezoi si asnjehere….
Cfare beri ministri i Drejtesise Petrit Vasili per goditjen ligjore te saj dhe mbrojtjen e Kushtetutes !?
Me pak se nje vrime ne uje !
Ku mbillej, kultivohej, rritej Kanabisi!?
Kush i mbulonte pyjet, ekologjine, transportin rruget ne qeverine parardhese!?
Sigurisht LSI-ja !?
Pse!? Ku ish parja e madhe e Tepsia atje ishte LSI-ja, te na rroje nene Partia !
E Vasili, Mona, Luani, Manjani, Keida … u prine hordhive te Bandes se Gangstereve e Kusareve te Sali Berishes ne sulmin kunder Kuvendit !
LSI shkemb e gur
Digjet vritet per Flamur !
Per flamurin e Tepsise..
Tym e flake i ve Shqiperise !
Nen komande te
Mareshall Salise !
Nacalnikut te Serbise !
Shkelqimi me i madh i Petrit Vasilit dhe bandes se tij eshte politika…
E kane ndritur fare…
Profesor politike si Petrit Vasilin eshte veshtire te gjesh ne planetin tone ! Churchilli, Kisingeri, Theceri, Merkeli, Regani, Klintoni, Ten Hsiao Pini… jane vetem shkollepaka para Petrit Vasilit e compani !
E shpalli veten kryeminister te Shqiperise pa u caktuar ende data e zgjedhjeve…
Shkollepaku Edi Rama dy metra burre i duket si nje liliput, nje hic …
Aq hic sa gjashte thirrjeve telefonike te kryeministrit qe e kishte per detyre shteterore e ligjore diten e komplotit te madh ala Lul, Mehdihoxhe e co. si duket I kishte dehur avulli i rakise se Dashi Shehut, as i begenisi fare…
Si mundej ta ulte veten ne nivelin e nje shkollpaku si Edi!?
Larg qofte !
U fut ne sallen e Konferences se Mukjes si Profesor, si Gjeneral, si Mareshall numer 2, si shkolleshumi i politikes !?
Si doli !?
Si nje qen i rrahur kur shkollepaku Rama i futi krahun Lulushit dhe gishtin ne bythe
shkolleshumit Vasili!
Petrit Shkolleshumi u fut ne salle si Ptoleme
E doli prej saj si dru me pre!
Preludi i disfates te sukseshme te Petrit Vasilit 25 qershorit 2017 qe ia hoqi jo vetem kryeministrine por edhe Tepsine !
I iku kryeministris
E mosomakeq !
Cofi dhee Tepsia
Po vjen drejtesia
Ndaj eshte terbuar PD- LSI-a !
Ndaj si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine !
Pse! …. I bashkon paniku dhe lemeria ndaj Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi qe edhe De Fakto dje filloi nga zbatimi E shkollshumi, gjuthckaditesi, Gjenerali … Petrit Vasili dhe krejt shpura e tij nuk jane vecse losers , sic i quajne amerikanet, Humbameno !
ALPINI.
Shikojedreqin ditka me lexue.por perdorimin nuk e ditka ku me i perdore.Kesaj i thome gjujtur tjegullat e shtepise se vet.me gur.
Lexoni edhe nje here daten kur eshte shkruar ajo qe ka thene Konica. Pra 22 vjet para krijimit te qeverise se pare shqiptare dale nga nje Kongres sic ishte ai i Lushnjes. Pra s’do mend qe Konica u referohet me kete, qeveritareve xhonturq, por pa dyshim edhe deputeteve te parlamentit turk, ne te cilin ku padyshim, kishte dhe ca shqiptare. Paralelja e hequr nga “shkolleshum-i” Vasil, ose ai qe ia ka perzgjedhur per ta transmetuar ate si nje gjetje “gjeniale” per te ironizuar Ramen, eshte nje vetem nje autogol prej tij. Rama, besoj une, por keshtu e kane kuptuar edhe shume te tjere, kur e ka thene ate ne parlament ka patur parasysh Konicen si publicist ne “Albanian” e tij te famshme dhe Nolin si deputet ne fjalimet e tij ekselente ne parlamentin e viteve 1920-’24 dhe jo vetem (kujtoj ate ne Lidhjen e Kombeve). Sheshi i burrave ne politike eshte parlamenti dhe Vasili, po qe i zoti, le te perballet me Ramen aty, por kujdes, jo duke marre si model Berishen apo me keq Mone Kryemadhen. Por ai e di se ky eshte nje mision i pamundur ndaj dhe perdor portalet , se atje, ai apo hartimberesit e tij, kane kohe te qullosin ndonje edhe pse kjo mund te rezultoje e pa vlere./