Nga Elvi Fundo
Dikur media më e madhe në vend, trendy dhe në shumë momente media më potente dhe me peshë në ndikim publik. Shqetësim për politikën shqiptare sa majtas e djathtas.
Top Channel shihej si rrezik nga Fatos Nano, më pas pati beteja me Sali Berishën, tani jo për parime por për interesa po bën sikur po përplaset me Edi Ramën.
E në rast se dy të parat ishin morale dhe bëteja me vlerë, kjo e treta duket si një “luftë” që vjen prej grindjes për të përfituar dhe shfrytëzuar pushtetin e Edi Ramës.
Ky i fundit nuk i ka dhënë Vjollcës atë që do, por sytë i ka hedhur më shumë tek Sandri, pa lënë mënjanë edhe ndoshta kërkesën e zonjës Hoxha që të ketë influencë politike në Gjykatën e Lartë për shkak të gjyqit që ajo ka për pronësinë e Top Channel.
Dje u largua një tjetër ikonë e Top-it, paralajmëruar si largim disa javë më parë.
Sokol Balla ndoshta është një nga ata qindra që ka dhënë jo pak në Top, por edhe ka përfituar jo pak, dhe jo vetëm nga paga.
Vjollca Hoxha nuk e shikonte largimin e Ballës si fundin e botës, apo shkonte me krahasime se Roma nuk do shëmbej se ikte Sokoli.
Në fakt ndoshta Vjollca nuk e sheh, ndoshta nuk e ndjen, ndoshta bën sikur nuk e kupton.
Perandoria Top Channel tashmë ka rrënë jo pak.
TV Klan e ka sfiduar fort në audiencë, shpesh nga pas i shkon News24, Vizion Plus etj. Top-i nuk është më ai i pari.
Kanë ikur drejtuesit kryesore që bënë një betejë të gjatë me qeverinë e Berishës, kanë ikur gazetarët kryesorë të politikës, drejtues, regjizorë, skenaristë programesh, pa fund largime, në cdo redaksi, në cdo emision.
Top Channel mbahet deri diku me Portokalline dhe Fiks Fare që përplaset fort me STOP dhe shpesh është poshtë në audiencë, te tjerat janë betejë e humbur.
Topi-i duket si lojë dashurie në moshën e pleqërisë.
Top-i e mbrojti Sokol Ballën kur ai u shfaq duke mastrutbuar në një video live, ndërsa sot e largon.
Dikush thotë për përlasje qëndrimesh politike pasi Balla ishte pro qeveritar, ne fakt ai nuk u bë i tille këto ditë, por ka qenë mbështetës i Ramës vite e vite më radhë, ashtu si dhe Vjollca.
Problemi i vertëtë në Top Channel nuk është vërtet largimi i Sokolit sepse Roma nuk shëmbet, kjo nuk ka diskutim, por që Topi është shëmbur në audiencë dhe Vjollca Hoxha po tregon paaftësi në menaxhim dhe drejtimin e ish-ekranit më të madh në vend, kjo po raportohet cdo ditë në media edhe nga vetë stafi i Top Channel, i atyre pak që po rezistojnë, për benefitet që kanë, se për audiencën ajo ka fluturuar më kohë.
Problemi është mentaliteti dhe kuptohet që Vjollca nuk mund të jetë Tani. Dhe kaq vite Top-i për shumë miq dhe bashkëpunëtorë ka mbijetuar falë asaj që ndërtoi dhe la tani. Shëmbja e audiencës vlen më shumë sesa largimi i Sokol Ballës që duket ikje me moral aq sa morali që e ka mbajtur kaq kohë në krye të Departamentit të lajmeve.
Nuk shembet Roma për Sokolin, por po rrënohet Top Channel nga largimet pa fund, ai ishte një nga qindra dhe cdo largim është një tulle e hequr që shkon e ngre lart një tjetër “Romë”.
Ndoshta dikush do që Top-i të ngelet si Koloseumi në Romë, histori dhe bileta për vizitorë, apo rrënojë që dikur e viziton dhe falas. Por gladiatorë ska më ne Kolose, betejat bëhen diku tjetër, Koloseu është muze që nuk mbledh dot vizitorë në vit sa një ndeshje Roma Lacio vajtje-ardhje.
E në rast se do ngelet Kolose, kjo është për meritë të asaj që ndërtoi Dritan Hoxha dhe shembi Vjollca Hoxha.(Citynews)
Shqiptarët masturbojnë kur lexojnë titullin VIP. Kush nuk e ka marrë këtë akronim që sot nuk ka më asnjë vlerë. Ashtu si dhe gjithë media dhe shtypi dhe gjithëfarlloj TV-sha na janë kthyer në VIP-a që ja kanë thithur dhe manipuluar trurin një populli vip të dhjerë, por krenar.
Aman ore se na hapet barkun! E kush na qenka ky Balla qe e tronitka kaq keq Topi? Pika mu ne koket! Madje, sipas meje ben mire qe iken se ishte bere booooze.
ajo qe i intereson nje televizioni te jet me vlera esht te jet i pa anshem politikisht.kjo te krion keto veshtirsi .
Po edhe Sokoli nuk ka pse te shembet per Romen!?
Po ca VIP se na habitet, ai ishte pordhac incompetent Topi ecen vete, Beni dhe Koli mernin rroge kot
Njerzit me intelekt mesatar i ndjekin ekranet per me percjell mesazhe qe cojne perpara emacipim e prosperitet ne ket vend ,perjashtu te madhin Marin MEMA ;Mesazhet e tjera, me banalitete percojne vulgaritet,shto
edhe nisjen e disa edicioneve e programeve me fiksim te minares per minuta,, ne vend te shtatores se heroit kombeter ´SKENDERBE ´ku ma drejt do ti shkonte ´sheshi i XHAMISE Hetem Be´´ ky asht me than Topi i madh……..
Marin Mema eshte nje gazetar me medioker se te tjeret. I ka hypur kalit te nacionalizmit per me mbledh rreth vetes injorantet. Si puna jote qe dhe nivelin e gjuhes amtare e ke per te vajtuar
Mos shkruani me per kanalin “Vjollca Hoxha”, jo kanalin e Vjollces por Top Channel. C’do gje qe lind edhe vdes, problemi eshte se Vjollca e stimuloi vdekjen e shpejte sepse nuk dihet se ku eshte pleksur; patjeter me ndonje politikan qe do ti diskutohet ndenjeja jashte dhe mund ta marri ate pa qira.
Ngushêllime për TOPIN. TANEVICA, ja bëri
?,TOPIT.
Gjynay, e ngriti TANi me mundime dhe qef e pasion.
MBRETI. VDIQ, RROFTË MBRETI .
KLANI LULËZON DHE NA MJAFTON??
Fakti qe Monika merr pjese tek 100milioneshi i TOP-it eshte domethenes: Sepse nuk besohet qe Mona e LSI-se se Ilirit te saj te kete aplikuar, sipas rregullit te kesaj loje duhet qe te aplikosh per tu bere pjesmares, (po te perzgjodhen, kuptohet). PraMona eshte ne rrugen e rehabilitimit te figures se saj te shperfytyruar nga vete Ajo, diten e perzgjedhjes se KryeProkurores se perkoheshme, dhe kete po e ndihmojne pervec Mediave sic Klan, New24, ORANews, e tj, edhe TOPCHANNEL – i . Kjo e cvlereson TOP-in. Pra TOP-i eshte vertet duke humbur terren ne shikuesit shqiptare.
Ndersa sa per largimin e S.Balles, kjo nuk perben problem, pasi ka plot djem dhe vajza te talentuar, ekselente , qe mund ta zevendesojne dhe jo vetem por te bejne evolucion ne emisionet ANALIZE apo DIALOG me personat me vlere .
Pra, rendesi ka qendrimi ndaj halleve dhe problematikave te shumices, halleve dhe problematikave te brezave , dhe jo(aspak) reklamimi i politikaneve dhe pushtetareve te vet-menderosur nga pergejtjet e veta te vjetra dhe te reja, disa prej tyre – te pergjakur prej viktimave ne luften e piste per sa me shume pushtet dhe para.
Ikja e Sokol Balles mund te jete vecse nje moment kur Tch mund te ringrihet perseri. Vertet kane ikur shume gazetare me emer, por ende aty ka shume gazetare te mire. Dhe problemi i ketij kanali nuk ka qene kurre tek gazetaret, por tek programet e tjera. Duke perjashtiar “Portokalline” dhe “Fiks fare” cdo gje tjeter atje te kujton nje tv medioler.Dhe ketu faji eshte i atyre qe e drejtojne, vajzave dhe LL qe jetojne ne nje bote tjeter dhe nuk shohin realitetin. Ndaj ate qe duhet te veje Vjollca Hoxha per te mos hedhur ne plehra djeren dhe gjakun e Tanit eshte te gjeje drejtues te tjere te afte. Dhe se per Kol Ballen ishte ky qe mori pjese ne debimin e shume gazetareve me emer apo edhe drejtuesve dhe tashme morri edhe ai shkelmin si dhurate nga punedhenesja e paafte Vjollca Hoxha.
Po kjo pse merr shembull Romen ???
Le te marri kombinatin,lapraken,apo duke marre shembull
romen duket trendy. Ketyre jepi pare sa te duash,po te ceket ngelen.
E verteta eshte qe Top-i nuk eshte me i pari ,ka renie drastike te audiences,edhe lajmet me mire ja vlen ti shohesh te klani,Shkurt Topi nuk shihet me.
Top-it i ka bere TOPIN vete mediokrrja Vjollca Hoxha!
Hodhi poshte djersen dhe gjakun e Tanit!