Nga Ylli Pata
Fundi i 2017-ës në politikën shqiptare, u karakterizua dhe nga debati mbi votën e Tiranës zyrtare në OKB lidhur me Jerusalemin, ku siç u bë e qartë, Shqipëria votoi kundër njohjes nga Trump të këtij qyteti, si kryeqytet i Izraelit. Kjo bëri që të dalin në pah dhe çështje nga e kaluara jo e largët, me një qendër figurën e Presidentit turk, Erdogan, gjithnjë në raport me liderët shqiptarë ndër vite, veçanërisht me Ramën dhe Berishë.
Media afër këtij të fundit, duke aluduar se tek vota kundër e Shqipërisë ka gisht dhe Erdogan e afërsia e tij me Ramën, ndikuar dhe nga ftohja e liderit turk me Berishën por për një votë në OKB lidhur me Palestinën, nuk e kursyen nga sulmet atë që sot është një lojtar i fortë në skenën politike botërore, pra presidentin turk, duke e bërë pjesë të debatit të brendshëm, nga ai i nivelit më të rëndomtë.
Një portal pranë familjes “Berisha” e quajti votën shqiptare në OKB për Jerusalemin, si një “allishverish” jo transparent mes Edi Ramës dhe Erdoganit në kurriz të Donald Trump.
Iu bashkuan këtij korri edhe analistë parnë Metës, një tjetër i zemëruar nga vota e qeverisë në OKB, që e lidhën atë me një ndryshim drejtimi të politikës së jashtme të Shqipërisë drejt largimit nga Amerika. Të dy palët e shikojnë lidhjen apo le ta quajmë “boshtin” me Turqinë si “të rrezikshëm dhe negativ”.
Referuar gjithë historisë 104-vjeçare të shtetit shqiptar, por sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë kanë qenë gjithmonë, pa asnjë ndalesë, pozitive, miqësore, të afërta dhe me një konstante që nuk është ulur.
Madje edhe në kohën e diktaturës komuniste, kur Enver Hoxha kishte marrëdhënie armiqësore me shtetet e NATO-s, me Turqinë relacionet kanë qenë krejt ndryshe; ka pasur relaksim politik, shkëmbim tregtar dhe sidomos kulturor.
Kjo marrëdhënie ka pasur disa faktorë, por më kryesoret (e pranojnë të gjithë) janë lidhjet historike që nga periudha perandorake. Këto marrëdhënie kanë qenë të tilla pa ulje- ngritje, me çdo qeveri në Turqi, apo në Shqipëri pa dallim.
Kur ra sistemi komunist dhe qeveria e asaj kohe nuk kishte valutë të blente ushqime, Ramiz Alia i shkruan homologut turk të saj kohë Turgut Ozal, se depot ishin bosh. Për punë ditësh Turqia solli në Durrës vaporët plot me ushqime dhe mallra jetike. Ishte vendi i parë që e bëri këtë gjë. I Pari!
Që nga viti 2003 kur AKP-ja dhe lideri i saj, Rexhep Tajip Erdogan janë në pushtet në Turqi, fuqia specifike, influenca globale por edhe në rajon e këtij vendi të madh është rritur potencialisht në të gjitha drejtimet. Turqia ka një rol dhe zë më të fortë se më parë. Ishte Fatos Nano kryeministër i Shqipërisë, që pati i pari marrëdhënie të ngushta me udhëheqësin turk. Dhe si një politikan jo konvencional, Erdogan e tregon afërsinë me gjeste simbolike por me peshë njerëzore: e caktoi Nanon si dëshmitar në martesën e djalit të tij të madh.
Dhe siç e dimë, ky i fundit është i besimit ortodoks. Pra këtu s’kishte asnjë lidhje çështja e përkatësisë religjoze, por përfaqësimi i Shqipërisë.
Kur Sali Berisha erdhi në pushtet, edhe pse në opozitë mallkoi marrëveshjen e blerjes së Albtelecon nga një kompani e madhe turke, ai pati gjitahshtu marrëdhënie shumë të mira me atë që në atë kohë pati homolog, Rexhep Tajip Erdogan. Madje përurimi që ata i bënë Rrugës së Kombit, kur vetë Erdogan erdhi në Shqipëri, kjo pak para zgjedhjeve të vitit 2009, u mor si një mbështetje ndaj Berishës për fitoren e këtij fundit tyre.
Por Kur Edi Rama erdhi në pushtet, me zgjedhjen e vetë kreut të PS-së të zgjedhur kryeministër, marrëdhëniet me Turqinë morën një dimension edhe më të afërt: u quajtën “strategjike”.
Turqia është një shtet që vetëm e ka mbështetur Shqipërinë. Tirana zyrtare nuk ka pasur kurrë asnjë bela nga relacioni me Ankaranë, përkundrazi. Po, përse tani kjo marrëdhënie cilësohet e dëmshme? Përse zoti Berisha kur fitonte zgjedhjet krah Erdoganit i dukej i mirë dhe tani jo?
Kjo mund të jetë këndvështrim i njërës palë, por politika e jashtme e vendit duhet të përfaqësojë vullnetin e popullit që voton.
Dhe në Shqipëri, padyshim shumica e votuesve e kërkon një marrëdhënie të mirë dhe të afërt me Turqinë. Madje këtë e dëshiron edhe pakica, përderisa nuk ka asnjë qeder nga ky relacion.
Loja që po bëhet sot për t’u treguar më “trumpist” se vetë Donald Trump, i cili publikisht jo më larg se disa muaj më parë nga Shtëpia e Bardhë e quajti Erdogan “aleat të ngushtë”, bëhet thjesht për interesa momentale politike. E rëndomtë gjithsesi, në planin etik, politik e diplomatik, ngase bie dhe erë mosmirënjohje.
robt ku ti kesh more turkoshak artikullshkruajtes qe na e cileson Turqine ”mike” te shqiptareve!!! kur dihet se eshte mike vec e muslimon brothers…………….ptuuuuuuuuu plehre anadolli!
Sulmojeni sulmojeni por ta dini qe u qin ne bithe te gjithe lideret kurva qe kemi dhe ju kurvave zuzare u qin robt
O blendi tna rruash karin ti dhe erdogani bashk me ty
Politika e jashtme si rregull ndertohet ne radhe te pare si nje politike sigurimi te sovranitetit kombetar .Ne kete kuader marredheniet me Turqine jane strategjike .Dihet qe tokat shqiptare jane pergjysmuar ne favor te grekeve dhe sllaveve te jugut.Te dy palet bene perpjekje per eleminimin e popullsive shqiptare ,greket deri diku ia arriten ,sllavet jo .Dhe ne se Turqia moderne ka qene gjithmone ne krah te Shqiperise ,natyrisht kjo eshte shume e rendesishme ,sidomos ne keto momente kur kemi dy shtete shqiptare dhe nje Maqedoni ku shqiptaret jane faktor shtetformues .Edhe perpara viteve 90 Turqia kishin marredhenie miqesore formalisht ,por ne kanalet e padukeshme ishte nje marredhenie strategjike .Cdo levizje e flotes ruse jashte detit te Zi ,ne rruge te ndryshme ,natyrisht me dijenine amerikane ,i behej e njohur pales shqiptare .Natyrisht amerikaneve u interesonte nje Shqiperi neutrale ,jash
te Traktatit te Varshaves .Ndersa vota ne OKB realisht ka me shume vlere si nje bashkerendim me BE ,ne nje moment shume te rendesishem ,kur vendi po pergatitet per hapjen e bisedimeve per pranim .Ne momente te vecante shikohet i teresi me i madh .Shqiptaret ,te cdo besimi ,por edhe ajo pjese qe i intereson shume pak ose aspak feja ,ceshtjen themelore kane daljen nga varferia dhe kufizimi ,dhe kjo mund te realizohet vetem duke u integruar ne BE .Te tjerat jane llafe boshe,thjesht per interesa te ngushta .
per te shtuar diçka,mardheniet mes dy vendeve u forcuan qe kur qeveria e Enver Hoxhes e perkrahu moralisht nderhyrjen ushtarake te Turqise ne Qipro, ne 74
Me vjen keq per kete nivel njohjeje qe parashtron Z.Pata. Populli shteti turk historikisht,me krijimin e republikes Turke nga Ataturku ka qene dashamires,mbeshtetes dhe perkrahes i Shqiperise.Te spikatura ne krizen e vitit 1997 ne Shqiperi dhe ne luften clirimtare te Kosoves ne vitin 1999.
Por politikat e brendeshme dhe te jashteme te Partise Islamike,te kryesura nga Erdogani nuk jane asapak politikat qe kane perdorur parardhesit e tij , sidomos Turgut Ozali,Demirel,Cileri,Mesut Jellmazi dhe Exheviti si elita politike qe vazhdoi strategjine e Ataturkut te vendosura ne kushtetute per nje Turqi demokratike,ligjore dhe laike,per nje turqi europiane.Erdogani po e shkaterron perfundimisht shtetin laik,demokratik dhe ligjor ,duke e kthyer ate drejt nje shteti islamik,duke vendosur plotesisht nje drejtim totalitar-diktatorial, ku vete Erdogani eshte president partiak, kryetari i partise fetare AKP, komandant i pergjithshem,kryetar i keshillit te larte te drejtesise,dhe ne 2019 merr plotesisht edhe drejtimin e qeverise. 11 deputete te opozites ne burk, mbi 165 gazetare ne burg, me qindra gazeta,revista,radio dhe gazeta te mbyllura, 2400 akademisjen ne bur nga mendimi ndryshe, 7 800 kolonele dhe gjenerale ne burk …….. Me qindra diplomate jane arratisur ne Gjermani e ne vende te tjera.Ndersa marrdhenier me Boten shqiptare ai nuk i zhvillon si para ardhesit e tij por me objektiv te rikthimit dhe gjallerimit me bazat e perandorise osmane.Me amaeriken eshte ne krize te plote dhe presidenti me i pa besuar qe ka patur Turqia,me Europen me konflikte dhe te gjitha marrdheniet i vendos mbi baza fetare.
Pakistanit qe votoi kundwr Amerikes e mori pergjigjen me nderprerjen e fondeit te mbeshtetjes prej 33 miliarde dollare, OKB-se i shkurtoi 295 milione dollare dhe prit me radhe se edhe sShqiperia eshte regjistruar ne Derrasen e Zeze.
Politika shqiptare eshte midis Lindjes dhe Perendimit,gje e cila vazhdon ta demtoje ne proceset e integrimit Europian.Prandaj politika e jashtme nuk mund te jte monopol vetem i qeverive qe vene e vine por politike shtetrore e konsoliduar edhe ne kuvend.
Hajro Limaj
Ish atshe ushtarak ne Republiken e Turqise
Zoti Hajro, me cke shkruajtur, jane mllefe. Tregues paftesie mbasi edhe je plakur. Kohet kane ndryshuar. Atashe ushtarak kenqene. Nuk ke qene diplomat.Njeh mire pushket e kallacet,mpor nuk je historian apo diplomat.Pleqeri te mbare.
Sulmojeni sulmojeni por ta dini qe u qin ne bithe te gjithe lideret kurva qe kemi dhe ju kurvave zuzare u qin robt
“Une mund te kem tere te metat e botes (siç ka Salihu dhe Likja) -thoshte Napoleoni- por mosmirenjohes nuk jam”.
Keta te dy jane dhe mosmirenjohesa.
Ylli je bere langaraq fare..ose keshtu ke qene por tani qe po lepin sumen erdoganisteve per nje page mujore je bere fare. Behu burre e te pakten hiq emrin tend nga ndyresite qe shkruan