Parashikimi: Shi e borë në ditët e para të janarit

2 Janar 2018, 09:14Sociale TEMA

Në ditën e sotme vendi ynë pritet të preket në të gjithë hapësirën e tij nga rreshjet e shiut.

Në buletinin e Insitututit të Gjeoshkencave njoftohet se në zonat malore do ketë reshje dëbore. “do të vazhdojnë reshjet, në të gjithë territorin, por me intensitet më të vogël. Në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 9 °C / 14 °C në vendet e ulëta: 6 °C / 13 °C në vendet malore: 1 °C / 8 °C. E” thuhet ne njoftimin e Institutit te Gjeoshkencave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje