"Pëllëmbë dhe bankë", Shqipëria shënon nivelin me të lartë të prezencës së bankave të huaja në rang global

2 Janar 2018, 17:42Ekonomia TEMA

Shqipëria renditet në vendet e para në rang global për prezencën e lartë që kanë bankat në sistemin financiar.

Në një studim të Bankës Botërore “Bankat pa Kufi” shihet se gjatë viteve 2013-2015, kapitali i huaj bankar në Shqipëri është sa 46.6 për qind e PBB-se, ndërsa 85 për qind të aseteve dominohen nga të huajat.

Në Malin e Zi kjo prezencë është shumë më e dobët. Bankat e huaja zënë vetëm 25 për qind të PBB-së.

Në Serbi bankat e huaja janë sa 48 për qind e PBB, po treguesit e tjerë kapitalit të huaj në treg janë më të ulët se në Shqipëri.

Ndërsa në Maqedoni bankat e huaja janë sa 30 për qind e PBB-së.

Struktura e kapitalit vijon të dominohet nga kapitali i huaj, i cili në fund të vitit 2016 përfaqëson rreth 88.50% të kapitalit të paguar të sistemit bankar, me një rënie prej rreth 0.55 pikë përqindjeje kundrejt fundit të vitit 2015.

Struktura e kapitalit në sistemin bankar shqiptar dominohet nga Turqia me 29.2 për qind të strukturës së kapitalit, nëpërmjet Bankës Kombëtare Tregtare.

Vendin e dytë në strukturën e kapitalit bankar e zë Austria me 15.8 % nëpërmjet Raffeisen Bank. Po në këtë masë është përqindja që zënë bankat me kapital italian. Me tej peshën më të madhe në strukturën e kapitalit e kanë bankat greke me 13.3 për qind, në  të cilat lanë pas bankat greke të cilat në 2016 kishin 11.3% të totalit.

Në 2016, 5,2 % të kapitaleve të bankave ishin franceze dhe 3.1 gjermane.(monitor)

3 komente në ““Pëllëmbë dhe bankë”, Shqipëria shënon nivelin me të lartë të prezencës së bankave të huaja në rang global”

  1. Konti Sbalta says:

    Bankat e huaja qe vazhdojne te xhvasin parat e shqiptareve , ashtu sic bejne kompanite e huaja te naftes , te kromit , bakrit , aeroportit e te dhjetra supermarketeve qe tregtojne ketu ushqime te skaduara ! Po Shqiptarevet cfare u mbetet ? Emigrimi!

  2. lili says:

    normal; jemi i vetmi shtet ne bote qe mundeson nje fitim te tille per bankat ne kurriz te popullit ma te pambrojtur ne bote nga shteti i tyre , me nje kreditdhenien me kamate astronomike , taux usurier siç thone francezet, (nivel fadexhive) .. Nuk gjen askkund bankat keto kushte per bizness ne kurriz te popullit… n’asnje vend te botes, qofte ky i fundit per cdo gje,se prape se prape edhe shteti i fundit mundohet me mbrotje qytetaret e vete,kurse ky shteti i jone cdo gje ne kurriz te popullit qe nje grushte njereze te perfitoje.
    Deri kur?
    deri sa te ike shqiptari i fundit?

  3. T says:

    Epo diku do futet koshi qe mbledh rrobat per tu lare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje