Interesi i popullsisë shqiptare (15-64 vjeç) për të marrë pjesë në tregun e punës ka ardhur në rritje vitet e fundit.
Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ishte 67 për qind për popullsinë në moshë pune, tregues në rritje ky që prej vitit 2014 (shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës kundrejt popullsisë në moshë pune).
Në dhjetë vitet e fundit rekordin e mban viti 2011 ku 68 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç shfaqin interes për të punuar, teksa niveli më i ulët u shënua në vitin 2013 ku ky tregues ishte vetëm 59 për qind. Pjesëmarrja e ulët në tregun e punës tregon për një përqindje të lartë të personave të dekurajuar për të kërkuar punë ose persona të tjerë që i janë dedikuar detyrimeve familjare si rritja e fëmijëve, invaliditeti ose kujdesi ndaj anëtarëve të tjerë ndaj tyre.
Sipas një studimi të Bankës Botërore shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës në vendet e zhvilluara është mbi 75 për qind.
Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.
Sipas INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 58 % në tremujorin e tretë të 2017, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76 %.
Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 0,7 pikë përqindje.
Ekspertët pohojnë se bumi në sektorin e ndërtimit ka nxitur aktivizimin e meshkujve në moshë pune në tregun e punës.
Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).
Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, teksa rimëkëmbja ka vijuar përgjatë periudhës 2014-2017.
Teksa totali i popullsisë në 7 vitet e fundit sipas NSTAT është pakësuar me 30 mijë persona, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është shtuar më 9400 persona.(monitor)
ALPINI.
Puna e ka kethyer majmunin ne njeri. Keto po e shikojne se po rikthehen ne majmuna prandaj ja kane filluar punes.
Vetem puna eshte burim i te mirave materjale dhe jo lemoshet.
o Agim Kraja Ruga Ferit XHajko ……….. ke bere nje koment brilant , me bere te qesh me lot ………..
“Pertacia”eshte vesi qe ” lulezoi” tek shqiptaret me piramidat u “forcua”me trafiqet dhe te tera keto bene qe shumica e fshatareve te braktisin token e te dynden neper qytete duke krijuar probleme te pa numerta sociale ekonomike e ne tersi jetese! Ndersa shumica qe emigruan u detyruan te bejne pune te rendomta per te mbijetuar. Tek emigrantet cfaqet me se miri “pertacia”shqiptare ! Kush mendon se shqiptaret jane pertace duhet te njohe se si punojne emigrantet tane ne vende te ndryshme te Europes apo edhe ne Amerike , Kanada e Australi . Shqiperine e kane bere Shqiptaret!
“Pertacia”eshte vesi qe ” lulezoi” tek shqiptaret , me piramidat u “forcua”me trafiqet dhe te tera keto bene qe shumica e fshatareve te braktisin token e te dynden neper qytete duke krijuar probleme te pa numerta sociale ekonomike e ne tersi jetese! Ndersa shumica qe emigruan u detyruan te bejne pune te rendomta per te mbijetuar. Tek emigrantet cfaqet me se miri “pertacia”shqiptare ! Kush mendon se shqiptaret jane pertace duhet te njohe se si punojne emigrantet tane ne vende te ndryshme te Europes apo edhe ne Amerike , Kanada e Australi . Shqiperine e kane bere Shqiptaret!Mjafte me me vetqortime e sharje pa fund per njerzit e popullin tone gj0ja per tu dukur te kohes.!