Duke iu përgjigjur kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Presidenti i SHBA, Donald Trump shkruante të martën mbrëma në Twitter se butoni i tij bërthamor është “më i madh” dhe “më i fuqishëm” sesa i Kimit.
Në realitet, nuk ekziston ndonjë buton bërthamor.
Secili vend me armë bërthamore ka sistemin e vet për fillimin e një sulmi bërthamor. Megjithatë, gjithçka varet nga udhëheqësi i qeverisë, pra nga konfirmimi prej tij i identitetit të vet para se të autorizojë një sulm të tillë.
Në SHBA, autorizimi i një sulmi bërthamor është një proces i fshehtë dhe i ndërlikuar. Ai përfshin përdorimin e një të ashquajturit “top futbolli” bërthamor.
Fjala është për një çantë 23 kilogramëshe që mbahet me rotacion nga një grup oficerësh, të cilët shoqërojnë presidentin kudo që shkon. Çanta ka brenda pajisje komunikimi dhe një manual që përfshin planet e luftës. Manuali ka një listë objektesh, të cilat mund të vihen në shënjestër nga të 900 armët bërthamore që posedon ushtria amerikane.
Nëse Presidenti Trump jep urdhër për një sulm bërthamor, ai duhet që së pari të identifikojë veten me anë të disa kodeve të regjistruara në një kartë, që quhet “biskotë” dhe që presidenti e mban me vete në çdo kohë.
Presidenti ia transmeton urdhrin Pentagonit, që ndodhet pranë Uashingtonit si dhe Komandës Strategjike në shtetin e Nebraskës.
Për të autorizuar një sulm bërthamor, Presidenti nuk kërkon miratimin e askujt tjetër, as të Kongresit dhe as të forcave të armatosura.
Lufta e fjalëve rreth butonave bërthamorë filloi të hënën, kur Kim Jun Un tha në një fjalim: “Nuk është thjesht kërcënim, por realitet fakti që unë kam një buton bërthamor në tavolinën e zyrës sime”. Ai shtoi, “I gjithë territori kontinental amerikan është brenda rrezes së sulmit tonë bërthamor.”
Koreja e Veriut është një vend i izoluar, programi bërthamor i të cilit është zhvilluar në fshehtësi dhe shumë ekspertë ndërkombëtarë e vënë në dyshim që në tryezën e Kimit të ketë ndonjë buton.
Megjithëse butonat bërthamorë janë figura në imagjinatën e njerëzve, Trump iu përgjigj udhëheqësit koreanoverior në Twitter se edhe ai ka një buton në tryezë, por shumë më të madh dhe më të fuqishëm se rivali.
Ne se presidenti çmendet ,kush mund ta ndaloje .?…..Askush nuk e di se si mund te perdoret goditja berthamore nga shtetet poseduese .Eshte e vertete qe ka nje valixhe ku jane te gjitha instrumentet e nevojshme .Por ka nje zinxhir zbatimi .Dhe ne kete kontekst ka te parashikuara veprime verifikuese .Sa per SHBA ,presidenti nuk kerkon autorizim vetem ne se ka nje sulm berthamor nga nje fuqi kundershtare .Pra fillon lufta pa shpallje lufte .Ne te kundert ,eshte kongresi qe duhet te vendose per shpallje lufte.Shpresojme se ne se cmenden politikanet te mos cmenden shtabet zbatuese .Sepse nje lufte berthamore,jo me Korene e Veriut ,pasi kjo nuk do te ndodhe kurre ,por midis amerikaneve ruseve apo kinezeve i jep fund qyteterimit modern .Askush nuk i ka mjetet per parandalimin total te kundershtarit Edhe ai qe realizon ..first strike…goditjen e pare ,nuk mund te neutralizoje gjithe arsenalin e kundershtarit .Deri sa truri te komandoje njerezit ,ekuilibri i frikes do te na sherbeje si aresye per mbijetese .Ne kete rast le ti lutemi aresyes .
Kujdes zoterinj lidere!
Nuk eshte loje femijesh perdorimi i armatimit berthamor, sepse ai me siguri do te sjelle brenda disa oreve zhdukjen e te gjithe globit tokesor!
Nuk ka interes as Kina e as Rusia qe te ndizet lufta berthamore ne kufijte e tyre!
Lufta e Pare Boterore filloi vetem se u vra nje princ austro-hungarez e jo me te leshohen bomba berthamore pa pushim kunder njeri tjetrit!
NDAL CMENDURITE!
NDAL RETORIKEN KERCENUESE BERTHAMORE!
Eshte fatkeqesi boterore qe truri i ketyre dy tipave funksionon me llogjiken e nje pese vjecari!!!!!