Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur liderit të Koresë Veriore, Kim Jon Un, i cili është lavdëruar se ka “butonin atomik” në tavolinën e tij.
Trump ka thene se Shtetet e Bashkuara e kanë butonin atomik“ më të madhe dhe shumë më të fortë”.
“Lideri koreano-verior, Kim Jong Un, posa tha se butoni atomik është në tavolinën e tij gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Trump në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “ju lutem a mundet dikush prej regjimit të tij të shterur dhe pa ushqim, ta informoni atë se unë, po ashtu, kam butonin atomik, që është shumë më i madhe dhe më i fuqishem se ai në dorën e tij dhe se butoni im funksionon”.
Gjatë fjalimit të tij vjetor me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong Un tha se ai ka “butonin bërthamor” në tavolinën e tij dhe armatim, për të cilin ai pretendoi se mund të arrijë çdokund në Shtetet e Bashkuara, por tha se ai do ta përdorte atë vetëm nëse siguria e Phenianit është e kërcënuar.
“Ky është realitet, e jo kërcënim”, tha Kim