Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-Un a urdhëruar shkencëtarët për ndërtimin e raketës më të madhe të arsenalit të saj, raketën e quajtur “Unha-4”.
Kjo kërkesë ka ardhur nga diktatori në kuadër të festimeve të 70 vjetorit të themelimit të republikës komuniste në Kore, shkruan Daily Mail.
Tashëm puna për ndërtimin e saj ka nisur, kur duhen rreth 8 muaj për festimet e përvjetorit më 9 Shtator. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar lëshimin e raketave balistike të shteti komunist. Koreja Veriore po përballet me disa sanksione të ashpra të vendosura nga OKB.
Nga ana tjetër diktatori Kim Jong i ka quajtur akte lufte të gjitha sanksionet e vendosura ndaj shtetit komunist.