Trump ‘besimplotë’ për 2018: Do kemi një vit madhështor me rritje ekonomike

1 Janar 2018, 19:34Bota TEMA

Ndërsa ka shprehur bindjen e thellë për një vit me prosperitet në sektorin e ekonomisë, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka uruar qytetarët për 2018-ën. Lideri i Uashingtonit e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një ballo të organizuar në resortin Mar-a-Lago të Floridas.

I shoqëruar në hyrje nga zonja e parë Melania dhe djali i tij, Barron, Trump tha përpara gazetarëve se shkurtimet e taksave do të rikthejnë kompanitë amerikane në Shtetet e Bashkuara dhe kjo do të përkthehet në rritje ekonomike.

“Gëzuar vitin e ri të gjithëve. Mendoj se duhet të futeni brenda dhe të shkrepni disa fotografi pasi është vërtet bukur. Do të kemi një vit madhështor. 2018-a do jetë fantastike. Jemi në nisje të projektit për shkurtimin e taksave dhe kjo do të sjellë një rritje të jashtëzakonshme. Bursa do të ngrihet dhe kompanitë do të kthehen në vendin tonë. Shumë shpejt do të kemi një rekord”. 

Trump u pyet edhe në vigjilje të vitit të ri për çështjen e Koresë së Veriut, ndërsa përgjigja e tij ishte: Do të shohim si do të veprojmë. Në mbrëmjen gala ishin të pranishëm fëmijët e tjerë të Presidentit si dhe shumica e drejtuesve të administratës amerikane.  

2 komente në “Trump ‘besimplotë’ për 2018: Do kemi një vit madhështor me rritje ekonomike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje