Flet nëna nga Fieri që nxorri në “shitje” fëmijët: Ja si është e vërteta

3 Janar 2018, 17:18Sociale TEMA
Flet nëna nga Fieri që nxorri në “shitje”

Lajmi që një nënë e re ka nxjerrë në shitje dy fëmijët e saj po bën xhiron nëpër mediat online.

Reagime të forta dhe akuza të rënda janë hedhur mbi nënën nga Fieri me inicialet E.R.

Por pas gjithë kësaj historie duket se fshihet një dorë tjetër, e cila ka vepruar për të dëmtuar nënën me dy fëmijët.

Gruaja ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me postimet në fjalë duke deklaruar se ato janë bërë nga ish-bashkëshorti me iniciale E.D.

Nuk është aspak e vërtetë që i kam shkruar unë ato postime. Është dikush tjetër që është shtirur si unë.

Unë mendoj që është ish-bashkëshorti im. Unë jam e divorcuar nga ai, për momentin jam në Greqi. Ai më dha firmën, unë erdha legalisht këtu dhe kam prova. Ju lutem bëni diçka për mua. Unë për ato fëmijë jap jetën”, ka deklaruar ajo për Albeu.com.

1 komente në “Flet nëna nga Fieri që nxorri në “shitje” fëmijët: Ja si është e vërteta”

  1. Ela says:

    Histori e shemtuar… Dhe si gjithmone viktimat jane femijet, por eshte shume e veshtire per tu kuptuar nga truleshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje