A qendron Ahmadinejad, pas trazirave në Iran?

4 Janar 2018, 11:09Bota TEMA

Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit, gjenerali Mohammad Ali Jafari ka akuzuar ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, si njeriun që qëndron prapa protestave të nisura prej disa ditësh.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa, citon  Jafari-n që ka deklaruar: “Revolta është shtypur. Gjithçka ka nisur pas një apeli të një portal që është kundër sistemit islamik ”.

Kjo deklaratë ka nxjerrë në pah një përplasje të madhe të brendshme politike në Iran e cila nuk është aq e thjeshtë dhe nuk flitet për vetëm për palët jashtë sistemit, por edhe për grupe të rëndësishme brenda sistemit siç ishte presidenti konservator Ahmadinejad dhe grupimi i tij, që nuk u lejua të kandidojë në zgjedhjet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje