Ish-lideri britanik, Tony Blair gjykon se BE se duhet të tregojë lidership gjatë Brexit-it.
Në një intervistë për Euronews, ai thotë se
nëse përballet me problemet themelore të projektit evropian, atëherë Britania e Madhe mund të qëndrojë në bllok.
“I jap një mesazh të fuqishëm liderëve evropianë. Ata duhet të tregojnë lidership në këtë situatë.
E vërteta është se të gjitha shqetësimet që janë shfaqur në Britani, e që çuan deri tek Brexit mund të shfaqen edhe në çdo vend tjetër evropian, thjeshtë në Britani ndodhi që u mbajt një referendum për qëndrimin apo daljen nga BE-ja.
Nëse Brexit shkon deri në fund, Evropa do të zvogëlohet si entitet, do të humbasë një ekonomi të madhe dhe një lojtar politik me peshë. Evropa do të jetë më e dobët.
Por, Brexit duhet të jetë një mundësi që Evropa të përballet me disa çështje thelbësore për të gjithë qytetarët. Dhe nëse kjo bëhet atëherë mund të gjejmë një mënyrë që Britania të qëndrojë në bllok”, shprehet Bleir. (TemA)