Bankieri turk sfidon dënimin e jurisë amerikane

4 Janar 2018, 19:11Bota TEMA

Avokati i një bankieri turk njoftoi se do të apelojë vendimin e një jurie amerikane për pjesëmarrje në një komplot për të shmangur sanksionet amerikane kundër Iranit, që kapin miliarda dollarë.

Dje një juri në Nju Jork shpalli fajtor Mehmet Hakan Atilla-n për katër akuza që cilësojnë se ai është përpjekur në bashkëpunim për mashtrimin e Shteteve të Bashkuara si dhe për një akuzë që lidhet me mashtrim bankar.

Sipas avokatit, klienti i tij synon të pastrojë emrin nga këto akuza.

Megjithatë 47 vjeçarit Atilla u lirua nga akuza për pastrim parash.

Çështja në fjalë i ka tensionuar marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidenti turk tha se kjo çështje është një komplot amerikan për të shantazhuar Turqinë, një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara në çështjet e Lindjes së Mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje