Erdogan përplaset me SHBA-të dhe Izraelin, akuza të forta për ndërhyrje në...

5 Janar 2018, 16:22Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin për ndërhyrje në Iran, shtet në të cilin qe dy javë po organizohen protesta anti-qeveritare.

Të paktën 21 persona deri tash kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë arrestuar në protestat në Iran.

“Ne nuk mund të pranojmë që disa shtete- kryesisht SHBA-ja dhe Izraeli- të ndërhyjnë në punët e brendshme të Iranit dhe Pakistanit”, u ka thënë gazetarëve presidenti turk, përpara se të nisej në vizitën e tij zyrtare në Francë.

“Është e turpshme ajo që kemi parë në shumë shtete… Këtë gjë e kemi parë edhe në Irak”, ka thënë Erdogan.

Megjithatë, Erdogan nuk ka shpjeguar më tej natyrën e ndërhyrjes në Pakistan, por të enjten, SHBA ka njoftuar se do të ndërpresë ndihmën për afro një miliard dollarë për Pakistanin.

1 komente në “Erdogan përplaset me SHBA-të dhe Izraelin, akuza të forta për ndërhyrje në…”

  1. Veterinar per Erdoganin says:

    AMERIKA i ka 334 Milion banore…..dhe secili prej tyre jaqift nonen Recep Tayip Orangutanit…….ne epiqender te pidhit te mamit erdoganik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje