Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës, emëron këshilltar prokurorin e njohur

5 Janar 2018, 09:14Politika TEMA
Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës, emëron

Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë lëvizjen e radhës në krye të detyrës së saj të re si Prokurore e Përgjithshme.

Marku ka emëruar këshilltar në kabinetin e saj prokurorin Besnik Cani.

Aktualisht Cani është prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që më parë ka qënë në Prokurorinë e Shkodrës.

Në të njëjtin institucion ku ka punuar edhe Marku.

Që nga marrja e detyrës si prokurore e Përgjithshme, Arta Marku ka kryer disa lëvizje.

Lëvizja  e parë që ka bërë ishte heqja e prokurores së dekriminalizimit.

Në datën 29 dhjetor, ajo shkarkoi nga detyra Rovena Gashin, drejtore e njësisë së dekriminalizimit në zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Marku ndërkohë ka komanduar në pozicionin e drejtorit të Kabinetit, znj. Alketa Zifla, e cila ushtronte funksionet e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Ajo ka firmosur edhe largimin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Në vend të tij u komandua Dritan Reshka. (TemA)

7 komente në “Kryeprokurorja Arta Marku bën lëvizjen e radhës, emëron këshilltar prokurorin e njohur”

  1. Le te filloje nga puna kjo Zonja Marku tash. Shqipetaret po presin drejtesi nga ju dhe mjaft me me Show mediatik (nderroje keshilltarin apo pastruesen etj etj keto jane gjana qe n uk na interesojne…!).
    N.q.s ajo ka bythe te therrese ne hetime Berishen per Zollumet e tij ne 30 vjet (te ftoje djemte e Remzi Hoches sa me pare ne Tirane per deshmi, familjen e K.Trebickes, Izet Haxhin nga turqia ta bjere ne Shqiperi per deshmi e shume e shume te tjera… dhe te mos harroje hapjen e dosjes se Ilir Metes ).
    Mos prit me shume, pasi perndryshe Populli do ta bej drejtesine me nje 97`te dyte por kesaj rradhe s’i shpetojne dot plumit keta kriminele,
    Ajt Tung dhe fillo nga puna zonje po qe se do me ngel ne histori.

    1. Emerim nga Partia dhe xhaxhi E says:

      Sa naiv jeni o kopuka…po kur do mbushni o inj orantat e zgjuar…

      1. Grigor says:

        Ti shko meso shkrim e kendim njehere, pastaj hajde te besh si i zgjuar ketu. Te gjithe na qenkan budallenj, ndersa vetem ti qenke i zgjuar. Me qene se paske problem me xhaxhin Enver, po me xhaxhin Sali dhe Partine e tij Personale Demokomuniste ke ndonje problem?
        Komunistet genjeheshin nga propaganda e Enverit, edhe ti genjehesh nga propaganda e Lulit dhe Saliut. Aktualisht ti je me keq, sepse tani nuk duhet te genjehet njeri. Me “demokrate” se kjo Arta Marku, nuk mund te emerohej njeri ne prokurori, sepse e tere familja e saj eshte me PD-ne. Edhe kusherira e saj qe ka qene deputete e PD foli ne mbrojtje te saj. Pra cila parti e ka emeruar kete prokurore? Kush eshte kopuk tani more analfabet?
        Njerezit nuk jane naive, por kane shprese. Dhe ironia eshte qe njerezit shpresojne qe shpresa te mos vdese. Ajo edhe mund te vdese, por nuk e vret dot ti. Nje cope katunari me telefon. Edhe Edi Rama nuk e vret dot ate shprese, sepse njerezit do ja varin trasten shume shpejt, po nuk beri gje.
        Respekte per komentuesit me kembe ne toke ketu poshte – Spartak Verdha, OPGJ, dhe ai me shenje zemre, qe kane komentuar ashtu sic mendojne, dhe me dyshimin e njeriut realist. Si te gjithe ne.
        Keto levizjet e para vertet bien ere, por nuk bien era Parti. Bien era nepotizem (shoke e miq, e kusherinj). Megjithate te presim nese kjo Arta do jete Arta Shen Marku, apo Arta Marku-Llalla. Ai i pari ishte pa koqe (i tredhur). Kjo mund te na dale pa bythe.

  2. Spartak VERDHA says:

    Znj . Marku .
    Mirë shumë e keni bërë , që , keni vendosur pranë vehtes këshilltar . S’ka rëndësi emri , por , koncepti i domosdoshmërisë së këshillimit për probleme të rëndësishme e të mprehta . Madje , edhe dibranët , e kanë modifiku atë shprehjen e vet , ” di mene , nji mene ” , sepse me shpejtësinë dhe intensitetin , që zhvillohen ngjarjet , nuk po ju mjaftojnë edhe dy mëndje .
    Një merak kam , e du me J’ua sugjeru . Shikoni gjithmonë përpara dhe punën , dhe bëjini lanet gazetarët . Ato , atë punë kanë , me Ju shkëput intervista vend e pa vend , deri edhe tek dera e makinës dhe dera e shtëpisë . Janë mjaft të prapë , pa kulturë profesionale , dhe nuk të lejnë rehat . Rrijnë e stërhollojnë , e deformojnë fjalët , ose i interpretojnë me tituj bombastik , sipas interesave e orekseve deri meskine . Ju njiheni tashmë , dhe për mendimin tim , nuk keni nevojë me u reklamu , as nëpër televizione . Ju dalin e teprojnë veprimet konkrete dhe ndonjë deklaratë serioze , e saktë dhe e studjuar e institucionit . Ruani figurën dhe pavarësinë e institucionit nga ç’do veprim ose dalje e pa kujdesshme . Populli , këto do vlerësojë . Ndërkohë , duke qenë , se fillimisht Jeni zgjedhur si e përkohëshme , sa më shumë punë e veprime konkrete . Këto janë pritshmëritë e popullit , të cilit i ka ardhë aty ku nuk mba , abuzimi me pushtetin në të gjithë sektorët e nivelet , e sidomos edhe në drejtësi . S’ka nevojë për asnjë llafe . Atyre prokurorëve , të cilët do bëjnë skifo në gjykatë , duhen ulur pikët , dhe me dy tre raste të tilla , nuk duhet të përfaqësojnë më në asnjë mënyrë Organin e Akuzëz . E kanë vendin jasht dyerve të prokurorisë , sepse shumica e pafajsive të pajustifikuara të kriminelëve , janë realizuar edhe nga korrupsioni dhe bashkëpunimet e fëlliqura me gjykatësit dhe avokatë – sekserët .
    Edhe disa analistë e komentatorë aventurierë , që dalin nëpër TV , duke trumbetuar , se janë ekspertë dhe dijnë shumë , madje më tepër se prokuroria , brenda , dhe në zbatim të ligjit , shkurtojani gjuhën , jo duke J’ua mbyllur gojën me dhunë , por duke i vënë përballë fakteve të vërteta , brenda në zyrat e juaja , aty ku duhet .

  3. OPGJ says:

    Levizje qe bie era m….!! Cani ka qene deri para nje viti shefi i kryeprokurores!!

  4. says:

    Prokuroria ka nevojë për pastrim (ujē,leckë,fshesë) dhe aspak për kryeprokurore.

  5. fteri says:

    Besnik Cani është një prokuror i korruptuar njri në hije ,po të gërmosh në disa çeshtje penale të v.2008 do të gjeshë ,flsifikime të mëdha ,bashkëpunim me kriminel vrasës ,së bashku me prokurorin Arben Dollapi . Z. Aarta e bë zgjedhjen më të keqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje