Balla mbledh sekretariatin e ri të PS, prezantohen dy emrat e rinj të sapozgjedhur në Asamblenë Kombëtare

8 Janar 2018, 09:10Politika TEMA

Socialistet me sa duket nuk kane asnje minute kohe per te humbur, teksa kane vendosur te integrojne menjehere sekretaret e rinj me punen e madhe qe kane perpara per zgjedhjet dhe per hapjen e negociatave me BE.

Paraditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste, do të prezantohen dy emrat e rinjë të sekretariatit të PS, të cilët janë zgjedhur në Asamble këtë të shtunë.

Teuta Voda dhe Bledi Çuçi ishin dy emrat e rinj që u prezantuan dhe iu shtuan tetëshes ekzituese.

Sekretariati për Marrëdhëniet Ndërkombëtare iu besua emrit më të ri në sekretariat, Teuta Voda, ndërsa Bledi Çuçi Sekretari për çështje zgjedhore.

Tetë pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Alfred Peza, Bashkim Fino, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.

Mbledhja do të mbahet sot në orën 09:00 nën drejtimin e sekretarit të përgjithshëm, Taulant Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje