Ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, është arrestuar për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare në vend, shkruan gazeta Al-Quds al- Arabi, duke iu referuar burimeve në Teheran.
Ahmadinejad është arrestuar me miratim të liderit suprem të Republikës Islame, Ali Hamnei, gjatë vizitës në qytetin Shiraz.
Arsye për arrestim janë deklaratat e tij në protestat antiqeveritare, të cilat në Teheran konsiderohen si thirrje për “nxitje të trazirave”.