Haki Çako është liruar nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit.
Çako është liruar nga detyra, me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Burime të gazetës TemA bëjnë me dije se momentalisht në vend të Çakos, është komanduar zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi.
“Me propozim të ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.
Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.
Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.
Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.
Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.
Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Haki Çako u emërua në këtë post rreth tre vjet më parë, pasi zëvendësoi Dritan Didin.
Muajt e fundit ai ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave politike, sidomos nga ana e LSI-së, që kërkonte shkarkimin e tij.(TemA)
Po normal. Si nuk di eprori se 12 drejtore qarqesh merreshin vetem me prodhimin e shitjen e hashashit?… Te jesh epror eshte e veshtire. Te jesh eprpr nuk eshte e thjeshte. Siç duket keta, qe populli u jep poste, nuk e dine qe jane ne sherbim te popullit e jo te tyre. Ky faj vazhdon per 27 vjet tek ne. Pandeshkueshmeria u kthye ne sistem.
Po çdo te thote te jesh epror. Te jesh epror do te thote do te thote te kesh epersi ndaj vartesit. Te kesh epersi karakteri duke qene ne i paster se ata. Te kesh epersi politike dhe ideologjike qe ti trajtosh keto tema me mire se ata. Te kesh epersi ushtarake qe problemet e organizimit, drejtimit, komandimit, sakrifices, perkushtimit, njohurite ti kesh me teper se vartesit. Te kesh epersi fizike qe ne rast ndeshje e mundje me ta ti mundesh te gjithe (jo djemt e rinj), por ata te moshes e brezit tend. Te kesh epersi ekonomike qe ne klub te paguash ti si epror dhe jo vartesi, etjera…
Nga ato shprehjet e shvejkut,Xhafa e hoqi se duhen energji te reja,po vete Xhafa c’fare energjie ka te re apo te stervjeter….edhe Xhafes do ti vije fundi me energji te reja.
Rama ke ca probleme ne kupola,pas Riines ta shohim si do shkojne punet vec mos u vrisni ,vazhdoni me tritol makinave ne Vlore ….. do besh shtete si Palermo…
Poshtersia ska fund por keto rilindasit tejkaluan cdo limit , shkarkuan puntorin me te madh te te gjitha koherave, u punuan te gjitha fushat dhe malet dhe ky popull dembel u vu ne pune eksportet dhe te ardhurat ne valute si asnjehere tjeter hyne ne kete vend. Trimin me te madh qe ka pare ky vend sepse te gjithe kriminelet iknin ne drejtim te paditur nga frika e Kike Cakos dhe spati mundesi te arestonte asnje dhe keta Rilindasit ja si ja shperblyen turp per faqe te zeze.
Pse, kujtoni ju që drejtorët vareshin nga Hakiu dhe ai tani duhet të lëvizte për këtë arsye? Mendoj se paguan borxhin e të tjerëve dhe pikërisht të Tahirit.
Lajm i kendshem!
Vit i ri energji te reja, ide te reja, fytyra te reja. Po me pelqen.
Hakiu e ka fajin per drogen masive te ram cifutit? ??
Te pelqen ty militant I mbaruar?
Ska llafe me kte, po nuk dhe rezultat te heq ky.
Po shume mire mo se duhen here pas here rifreskim energjish edhe figurash.
Kishte nevoj policia e shtetit per nje ndryshim imazhi.
Figura te reja plot energji presin te promovohen
Energji te reja ne byth te vjetra.Ky i Riu qe do te vije do nderroje pozicionin e luleve te zyres dhe do jete me shume servil se sa duhet.Asgje te re nuk ka.
Ti ndrysho sa here te duash tranjerin por kur lojtaret qe ke jane per te kullotur lopet e fshatit ska çfare ben asgje trajnerit se duhen futbolliste dhe jo çoben lopesh .
Kjo eshte policia jone