Transportonin drogë me "Benz", pranga dy lushnjarëve në Elbasan

7 Janar 2018, 14:42Kronika TEMA
Transportonin drogë me "Benz", pranga dy lushnjarëve në

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona pasi po tranportonin drogë  me një mjet tip “Benz.

Operacioni ka nisur mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan se në një automjet po transportohej lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Benz” në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Daniel Metushi, me pasagjer shtetasin Nandi Leshi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit Nandi Leshi është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve:

– Nandi Leshi, 26 vjeç dhe  Daniel Metushi, 40 vjeç të dy banues në Lushnje

– Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje