DETAJET: Flet babai i shqiptarit që vrau djalin 5 vjeç, rrëfen tmerrin: I erreshin sytë...

6 Janar 2018, 17:50Kronika TEMA

“Isha unë”. Ky është pohimi i Besart Imerit, maqedonasi me origjinë shqiptare, i cili akuzohet se vrau djalin e tij 5 vjeç në Ankona të Italisë në rrethana ende të paqarta.

‘Corriere’ shkruan se Imeri, lindur në Maqedoni në vitin 91, pas disa kohësh qëndrimi i heshtur në komisariat, befasisht pranoi se kishte vrarë me duart e tij vogëlushin.

Hamidi përshkruhej nga mësuesit e tij në kopsht si një fëmijë “i gëzuar dhe i gjallë”. Besarti, i cili i mori jetën djalit të tij të enjten pasdite teksa u pyet nga hetuesit lidhur me ngjarjen rrëfeu se: “Jam i sëmurë, jam në depresion, kam marrë ilaçe për më shumë se një vit …”.

Deri gjashtë muaj më parë ai punonte si saldator në një kompani në zonën e Jesolo-s, por pas pak kohësh i riu e humbi ketë punë dhe gjërat nisën të precipitonin. Ndërkohë, Bajrami, babai i Besartit, i shokuar për ngjarjen e rëndë deklaroi se djali i tij nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm, ndërsa shtoi se; “shpesh herë kishte luatje humori dhe i erreshin sytë.

Si ndodhi ngjarja

Rreth orës 18:00 të së enjtes, Besarti ishte bashkë me gruan e tij Sevimen, 24 vjeçe, shtatëzënë në muajin e 7-të (priste fëmijën e tretë), ndërsa më pas mori për një shëtitje djalin e tij 5-vjeçar, Hamidin.

Pavarësisht se ishte shumë ftohtë dhe në rrugë kishte borë, Besarti mori djalin e madh dhe e hipi në makinën e tij ‘Toyota Yaris’, por nuk kaluan pak sekonda nga krimi.

Ndonëse vogëlushi nuk i është nënshtruar autopsisë, hetuesit kanë gjetur shenja të dukshme në qafë. Fill pas ngjarjes, Besarti doli nga makina dhe nisi të bërtiste më të madhe se ‘Hamidi nuk ndihet mirë, vraponi’, duke njoftuar kështu të afërmit e tij që jetonin në të njëjtën ndërtesë.

Ka qenë babai, vëllai dhe motra e tij që mbërritën të parët pranë makinës, ndërsa e çuan vogëlushin në shtëpi me shpresën se mund ta shpëtonin. Në gjendje shoku, gjyshi i të miturit njoftoi ambulancën, e cila pavarësisht ndihmës së dhënë nuk mund të kthente dot në jetë 5-vjeçarin. Tashmë Besart Imeri, babai vrasës do të përballet në gjykatë me akuzën e vrasjes me paramendim.(BW)

1 komente në “DETAJET: Flet babai i shqiptarit që vrau djalin 5 vjeç, rrëfen tmerrin: I erreshin sytë…”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    sunite gjaxore,varu kkkkkkkkk……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje