Shqyrtimi i mandateve, KQZ merr një vendim

5 Janar 2018, 14:18Kronika TEMA

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është duke shqyrtuar mandatet e deputetëve Aqif Rakipi, Gledion Rehovica dhe kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Në mbledhjen që ka filluar mesiditën e sotme, KQZ ka kërkuar dokumentacion shtesë nga Prokuroria për  Kaprin.

Sot komisioni kishte para informacionet shtesë të sjella nga Prokuroria e Përgjithshme për dy deputetët e Kuvendit.

Sipas organit të akuzës pretendohet se ata kanë fshehur ndalimet në shtetin italian dhe kanë përdorur gjeneralitete të rreme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje