Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë të lirë biznesmenin Orest Sota.
Familjarët e tij kanë depozituar një shumë parash si garanci pasurore prej 5 mln lekësh.
Mësohet se masa e sigurisë është ndryshuar nga burg në detyrim paraqitje.
Biznesmeni 25-vjeçar u ndalua nga policia ne oborrin e kompanisë Kurum, në Elbasan më 1 nëntor, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.
Prokuroria dyshon se paratë e gjetura në makinën e Sotës i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri. Biznesmeni dhe avokati i tij pretendojnë se paratë rrjedhin nga burime të ligjshme dhe janë tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë 10 vite më parë dhe mbaheshnin në qarkullim të lirë me qëllim kurimin e nënës së Sotës.(TemA)